Viti i Ri, plehrat pushtojne kryeqytetin

Luljeta Ndoka
Koha Jone
E Premte, 04 Janar 2008

Tri dite pas nates se madhe, Tirana ende fle. E rrethuar nga masive plehrash, metropoli shqiptar ngjan me shume me nje kazan te madh mbeturinash, sesa me nje Tirane te bukur, evropiane, apo franceze, nga ku pritet te huazohet modeli per planin rregullues. Sepse ne fakt, nuk te duhet aspak qe te kalosh neper periferi per t’u perballur me masivet e plehrave. Ato mund t’i gjesh ngado: Ne qender te Tiranes, ne rrugen e Durresit, te “Myslym Shyri”, gjer edhe te ish-Blloku. Njerezit nuk duken aspak te bezdisur prej tyre. Nje burre fryn gomen e bicikletes fare prane nje kazani te tejmbushur me mbeturina, nje tjetri i kane zene deren e shtepise keto te fundit, ndersa para qepenave te dyqaneve, ende te pahapur per kete vit, qendrojne thase me lloj-lloj plehrash, pasoja te nje feste teper aktive. Disa kalimtare rrudhin buzet tek-tuk, te tjere mbyllin hundet per shkak te eres se pakendshme qe shkaktojne ato, ndersa nje pjese tjeter zgjedh te kaloje me shpejtesi, ne menyre qe te mos i bjere te fiket.

Me te lumturit perballe kesaj gjendjeje monstruoze jane qente. Festa per ta sapo ka filluar. I kane te gjitha, qe nga embelsirat e llojllojshme, kockat e tyre te preferuara, berxollat, e c’te duan. Kane aq shume ushqim per te ngrene (dhe pa u lodhur fare qe ta sigurojne), sa me siguri do te donin te kishin me shume se nje stomak. Nese Bashkia e Tiranes nuk do te ndermarre nje aksion te shpejte per zhdukjen e plehrave nga rruget e Tiranes, atehere kafshet do te kene c’te hane per nje kohe te gjate. Teksa gjendesh perballe nje gjendjeje te tille, vetiu te lind nje pyetje e natyrshme: Kaq te varfer qenkan shqiptaret sa te hane vetem per festa, apo kazanet e plehrave ne Tirane nuk qenkan te mjaftueshem? Sepse ne fakt, ambalazhet e fishekzjarreve zene nje vend shume te vogel ne morine e kazaneve. Pjesa derrmuese e tyre eshte mbuluar nga shishet e birres boshe, nga qeset me ushqime gjysme konsumuara, apo nga kockat e gjelit te detit.

Te lodhur per te gjetur kazanet e duhur, qytetaret kane zgjedhur t’i hedhin mbeturinat e tyre ne kazanet e vegjel, te vendosur ndane rrugeve per te hedhur shume-shume ndonje qese patatinash, nje bisht cigareje te fikur, apo ndonje bilete autobusi, pasi ke bere nje xhiro me autobuset e ftohte te Unazes. E kur keto minikazane jane mbushur plot e perplot me hedhurina, qytetaret nuk e kane vrare shume mendjen, por i kane hedhur pasojat e nje nate te cmendur perreth. E pra, m’u ne zemer te Tiranes gjen gjithcka qe nuk duhet, dhe mungon gjithcka duhej te ishte prezent: Pastertia….

Qytetaret, kultura e munguar e kazaneve

“Festa filloi. Hani, pini dhe hidhni c’te doni dhe per me teper, ku te doni”. Vec ne pacin zbatuar kete lajtmotiv qytetaret, do te shpjegohej pamja e Tiranes se dites se djeshme. Kaosi dhe era e pakendshme e plehrave fillon qe ne ambientet prane Institutit te Fizkultures. Nje floktore qe ndodhet aty prane, duket se ka zgjedhur vetem te zbukuroje klientet bionde, brune, kacurrelse a flokepresh, sepse m’u prane deres se saj gjenden tre qese te zeza, plot e perplot me hedhurina qe mbajne nje ere te tmerrshme. Pak metra me tutje, ne katin e pare te nje pallati luksoz, kane plasur ujerat e zeza. Sa duket, banoret e kesaj godine, e kane kursyer veten qe te shkojne deri te kazanet, dhe kane zgjedhur qe plehrat t’i hedhin nga katet e mesiperme. Te bashkuara me ujerat e zeza, ato mbajne nje ere te qelbur, e cila do te mund te perballohej vetem me kundergaz. Por, njerezve s’u ka dale ende pija, e si rezultat nuk bejne as perpjekjen me te vogel te pastrojne ambientin perreth. Madje, duket se pertojne edhe te therrasin punetoret per te normalizuar situaten. Sapo largohesh nga ky pisllek, i denje vetem per te jetuar minjte, gjendesh prane nje dyqani me qepena te mbyllur. Dyqani, i mesuar te jete i frekuentuar nga njerez, nuk eshte vetem. Atij i ben shoqeri nje grumbull plehrash, i cili sa vjen e shtohet. Njerezit u mesuan aq shume me to, sa duket se nuk do t’u bejne pershtypje edhe sikur te jene te pranishme edhe ditet ne vazhdim. Madje, indiferenca e tyre te ben te mendosh se njerezit i duan plehrat.

Bashkia nuk perballoi fluksin e plehrave

Punetoret e Ndermarrjes se Pastrimit dhe Gjelberimit nuk kane mundur te perballojne dot as dje fluksin e madh te mbeturinave. Njeri prej tyre, i cili dje mblidhte disa hedhurina me nje lopate, u shpreh se me kapacitetin normal te punetoreve, gjendja eshte e paperballueshme. Vetem nese do te ishte dyfishuar numri i tyre, atehere gjendja do te ishte disi me normale. “Kam gjithe paraditen qe mbledh mbeturina, por ato duket se nuk mbarojne kurre. Me sa duket, njerezit vazhdojne t’i hedhin serish ku te munden, per inerci te festave”, tha dje nje punetore, e cila po kujdesej per pastertine e bulevardit kryesor te Tiranes, “Deshmoret e Kombit”. Edhe burime nga zyra e shtypit te Bashkise se Tiranes shprehen se nje gjendje e tille eshte e pritshme sa here ka festime te medha, e megjithate, duket se sivjet njerezit kane bere me shume mbeturina. Nje shkak tjeter pse ato kane qene ne masen kaq te madhe, eshte edhe blerja e elektroshtepiakeve, ambalazhet e te cilave zene nje pjese te konsiderueshme.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

55 Komente

  1. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 4:03 pm

    Rama e ka mendjen te beje udhetime fshatrave (250 ne 2007-en) dhe te merret me kokeçarjet e PS-se, sesa te “çaje” koken per zgjedhesit qe e votuan perseri ne 2007.

    Kjo mesele dihej qe ne fillim kur Rama u zgjodh kryetar i PS-se, dy kunguj nuk mbaheshin dot … ai tani qe u zgjodh prape ne Bashkine e Tiranes edhe per 4 vjet, as qe ka me pike interesi te punoje per Bashkine e Tiranes, perderisa s’ka ndermend te rikandidoje perseri ne 2011. Ai ka filluar qe ne 2007 fushaten zgjedhore per 2009, sepse do te behet kryeminister. Nese kjo gje realizohet, detyrimisht qe do jape edhe doreheqje nga bashkia, plot 2 vite e gjysem para mbarimit te mandatit… por kjut i plasi ?! Keto llogari beheshin kollaj para se te hidhej vota ne Shkurt 2007, por tani eshte shume vone per t’u kthyer mbrapa.

    Krenaria e socialisteve, Edi punetori, Edi ster-punetori, bujari, i ndjeshmi etj etj, as qe e çak koken fare jo me te beje me teper se ç’ka bere kato vite, por s’ben ma as “minimumin” … sepse Bashkise ju pi uje, ajo u Mol gjithe keto vite … tani karriera e tij synon karriken e kryetarit te keshilit te ministrave … deri sa endra e tij te behet realitet, plehrat e te keqijat e tjera te Tiranes akoma do vazhdojne siç kane vazhduar, dhe ansje gje s’ka per t’u rregulluar.

    Deri ne 2009, qytetare te Tiranes ta keni te qarte : as Uje 24 ore nuk do keni, as rruge e trotuara te perfunduara s’do keni (por do jete tere kohen ne kantier ndertimi), as problemi i Sharres s’do zgjidhet, as grumbullimi i plehrave me metoda “moderne” s’ka per te ndodhur, as vand-parkimet s’do te shtohen, as parkime nen-tokesore s’kane per t’u ndertuar … qameti po u lye perseri ndonje fasade e dale boje.

  2. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 4:09 pm

    Banorët e Tiranës : ” Kryetar, po na mbysin plehrat ! “

    05/01/08 - GAZETA ” PANORAMA ”

    U duk një vonesë e thjeshtë e firmës pastruese të qytetit, por tashmë është kthyer në një problem madhor qytetarët.

    Zirina Llambro

    Banorët e shumë prej lagjeve të Tiranës gdhihen e ngrysen që prej një jave, me male plehrash të pambledhura pranë shtëpive të tyre. Në hall më të madh janë ata që jetojnë në zonat, ku rrugët janë në rikonstruksion. Tek ato makina e pastrimit e ka të pamundur të hyjë. Por duket se nuk çalon vetëm këtu procesi i mbledhjes dhe grumbullimit të plehrave. Në zonat periferike të ofrohet e njëjta panoramë. Madje duke kujtuar se kanë gjetur zgjidhjen, qytetarët i vënë vetë flakën kazanëve për të eliminuar mbeturinat. Kjo pa kuptuar se nuk bëjnë gjë tjetër veçse bien nga shiu në breshër, pasi ajri i ndotur prej tyre i dëmton akoma më shumë.

    Të tjerë qytetarë, shfryjnë e ankohen për mbeturinat e te gjitha llojeve pranë banesave të tyre. “I është bërë mendja politika mjedisore e partiake këtij kryetarit të bashkisë. Shkon nga një qytet në tjetrin dhe flet për mjedisin pa bërë asgjë. Po ne ç’kusur kemi që të na mbulojnë plehrat. Unë e kam shtëpinë në kat të parë e nuk hap dot dritaret nga era e rëndë”, thotë një e moshuar, që banon në një prej pallateve tek Komuna e Parisit. Teksa arrin të flasësh me disa nga punëtorët e firmës “Bruci”, e cila që prej 6 vjetësh pastron kryeqytetin, përgjigjja që merr është mëse e qartë. “I ka mbaruar kontrata firmës dhe normale që edhe ja kemi varur pak punës, tani kur të vijë firma tjetër, me kësmet zgjidhet ky halli i plehrave. Po ne punojmë nuk është se nuk punojmë”, thotë fare moskokçarës njëri prej këtyre punëtorëve që nga makina.

    Në fakt të njëjtat zëra qarkullojnë edhe në Bashkinë e Tiranës. Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije, se shkak për kaosin me plehrat u bë anulimi i tenderit me firmën “Bruci” nga Agjencia e Prokurimeve, por ndikoi në këtë situatë edhe fundi i vitit, ku konsumi i ushqimeve ishte më i madh. Nga ana tjetër, specialistët e Drejtorisë së Pastrimit në bashki sqarojnë, se situata po rikthehet drejt normalitetit dhe japin të tjera arsye për vonesat në pastrimin e plehrave.

    Bashkia

    “Nuk është e vërtetë që shërbimi i pastrimit të plehrave nuk është kryer fare në Tiranë prej disa ditës. Normale që probleme ka pasur në shumë zona, por nga ditë në ditë situata po shkon drejt normalizimit”, sqaruan për gazetën specialistët e Drejtorisë së Pastrimit në Bashkinë e Tiranës. Sipas tyre, firma “Bruci” ka shtesë kontrate 3-mujore dhe ka marrë përsipër që gjatë kësaj periudhe të kryejë shërbimin përkatës. Por nga ana tjetër specialistët bëjnë me dije, se firma ka hasur në vështirësi në disa prej rrugëve të Tiranës, të cilat janë të bllokuara. Makinat e mëdha të pastrimit nuk kanë mundur të futen për të mbledhur mbeturinat.

    “Probleme ka aktualisht tek tregu çam, ku është bllokuar rruga dhe shërbimi po kryhet me makina të vogla. Punëtorët po bëjnë nga dhjetë rrugë në ditë për të mos lejuar akumulimin e plehrave”, sqarojnë specialistët e Drejtorisë së Pastrimit. Nga ana tjetër, ata pranojnë se firma ka vështirësi si pasojë e mjeteve të amortizuara gjatë harkut prej 6 vjetësh që mbulon këtë shërbim. Drejtoria e Pastrimit pohoi gjithashtu se ka kontaktuar me firmën dhe ka marrë garanci për normalizimin e këtij problemi. “Çdo ditë inspektorët mbajnë procesverbale dhe monitorojnë punën e firmës. Sa për djegien e mbeturinave në disa zona, përgjegjësinë e kanë vetëm qytetarët.

    Por përkundër kësaj, në kontratat e reja që Bashkia e Tiranës do të lidhë me firmën e pastrimit që do të fitojë tenderin, janë parashikuar më shumë kazanë plehrash, më shumë mjete për pastrimin, çka do të çojë në një zgjidhje më të efektshme të këtij problemi të përditshëm të qytetarëve”, shprehen specialistët e Drejtorisë së Pastrimit. Ata shtojnë gjithashtu, se nëse për një ditë të vetëm do të mungonte shërbimi i pastrimit të plehrave, qytetarët do ta bënin dallimin.

  3. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 4:12 pm

    Në hall më të madh janë ata që jetojnë në zonat, ku rrugët janë në rikonstruksion. Tek ato makina e pastrimit e ka të pamundur të hyjë.

    Pra, eshte e qarte se perveç mos lidhjes se kontrates me firmen nga Bashkia e Tiranes, problemi vjen edhe nga rruget e shumta ne Kryeqytet te cilat u zgjasin punimet me muaj e me vite te tera, siç ka ndodhur tek Unaza, ku makinat e pastrimit e kane te pamundur te nderhyjne…

  4. Lexuesi thotë:

    5 January 2008 @ 4:24 pm

    Ne fakt e ka mire Lefti qe sa spo cahet me shkrime.

    E.Rama e ka fajin se firma private kompetente nuk permbush detyrimet e saj kontraktuale ne kohe..

    E.Rama e ka fajin qe ska ngel ne Tirane nje kosh plerash ne kembe…ne rrotat e veta…

    E.Rama e ka fajin qe “qytetari” tiranas i hedh plerat si ti doje menderja pa llogaritur pasojat qe sjellin (ti fusnin ne qese te pakten dreqi ta haje…e jo te zbraznin koshat si me vene vendi i grumbullimit te plerave nje tip vrime e zeze nga ku era dhe mizarja do zhduken si me magji)…

    E.Rama (sipas Leftit..) e ka fajin per erresiren qe ka muaj te tere qe ka mbuluar Tiranen…

    E.Rama e ka fajin qe saboton planin e naltmadhnise se tij kryeministrit tone S.Berisha per anijen kozmike shqiptare.

    E.Rama tradhtar i atdheut…..

    :)

  5. iliri thotë:

    5 January 2008 @ 4:29 pm

    Edi Rama eshte i zene me politiken e re! Pastaj pun e madhe se paskan plas plenat neper Tirane ne fund te fundit tek tradita eshte kthyer.

  6. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 4:44 pm

    Lexuaes, nderhyrja ime kishte vetem lidhje me problemet qe Bashkia mund dhe duhet te zgjidh, s’po merresha me çeshtjet kombetare qe duhet t’i zgjidhe Qeveria.

    Problemi i temes aktuala jane Plehrat e Tiranes. (jo mungesa e dritave, as anija juaj kosmike)

    Mesa duket, reagimet nuk vonojne, sapo kritikohet “Mbreti Edvin” - te cilin me thene te drejten e kane bere edhe Mbret tani me lidhjet e tij familjare … do t’ju sjell nje foto per kete me vone.

    Si nuk pranoni asnje kritike ndaj kryetarit xhanem ?! Kaq e adhurokeni ? Kaq i persosur qenka ? Sigurisht qe s’jetoni ne Tirane dhe s’keni njerez qe banojne atje, per t’ju vene ne dukje problemet e perditeshme dhe emergjente qe ka ai qytet.

    Kur juve s’pranoni as kritikat per kazanet e plehrave dhe grumbullimin e tyre mullar (gati si sot ne Napoli), atehere eshte e kote te themi nje llaf “kritike” edhe per skandalin e Aboneve te Urbaneve ne Tiarane : apo edhe aty e kane fajin qytetaret ? Apo ministria e Financave ? Apo Bursa Boterore ?

    Na falni se ju kritikuam “Mbretin Rama”, se ai eshte i pa-prekshem tamam si xhaxhi Enver : kot nuk ishte Edi Shpikesi i “KTHIM NE IDENTITET”

  7. gene thotë:

    5 January 2008 @ 4:57 pm

    Keta gazetaret zbuluan ujin e ngrohte me duket.

    Plehrat ne tirane jane nje problem i perditshem dhe jo “me raste festash”.

    Ky nuk eshte thjesht nje gabim i rames “me raste festash” por nje faj.

    Rama ka fondet, kompetecat dhe detyrimin per te pastruar tiranen. Rama ka edhe policine bashkiake per te “edukuar” qytetaret.

    Nuk ka asnje justifikim.

  8. Lexuesi thotë:

    5 January 2008 @ 5:03 pm

    Se pari eshte e kote te besh paralelizma si ajo qe bere me rastin e Napolit sepse je krejtesisht jashte.

    Se dyti me duhet te them se teorite konspirative te K.Myftaraj sikur nuk me prekin per shkak te fakteve krejtesisht subjektive,te ndryshuara deri ne fiktive qe mer per baze individi perkates.

    Se treti,mire do beje qe tifozllikun ta beje vetem atje ku ka lezet,stadium.Ne debatet me baze shoqerore do ishte mire te vije ne funksionim trurin dhe ne baze te llogjikes te arrije ne konkluzione.Provoje nje here se nuk humb…ke per ta pare!!

    Se fundmi,kam pershtypjen se edhe ti nga maja e Frances nuk je aq afer gjeografikisht Tiranes.Prandaj dhe opinioni yt ka mundesi te jete tejet subjektiv per te qene i besueshem nga te tjeret.

    Ps.Meqe u permend Tifozlliku.Lexo shkrimin tim pa tifozllik dhe mundohu te kuptosh qe pergjegjsia juridike bie direkt mbi firmen pergjegjese per grumbullimin e plerave.Ky subjekt privat ka kompetencat e tilla ne baze te nje tenderi qe i dha te drejten per kryerjen e aktivitetit perkates.E.Rama si kryetar i pushtetit lokal dhe pale ne raportin juridik ka te drejten e penalizimit te subjektit ne fjale (ne raport me moskryerjen e obligimeve kontraktuale) vetem pas konstatimit te faktit dhe mbledhjes se keshillit lokal.

    Pra nga pikpamja teknike E.Rama nuk ka asnje pergjegjsi per ate cka ndodh.Nga pikpamja morale,pergjegjsia i bie “qytetarit” pisanjos tiranas qe jo vetem nuk kujdeset per mosperkeqsimin e situates,por e ben ate krejtesisht te papranueshme me aktet e tij.

  9. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 5:06 pm

    Rama ka fondet, kompetecat dhe detyrimin per te pastruar tiranen. Rama ka edhe policine bashkiake per te “edukuar” qytetaret.

    Nuk ka asnje justifikim.

    Une nuk e kuptoj perse Bashkia nuk vendos rregullore se ne rast se qytetaret hedhin mbeturinat ne rruge, te ndeshkohen me gjobe. Keshtu bejne plot qytete te medha perendimore, sepse edhe ketej ka mungese qytetarie (jo aq sa tek ne, por prape).

    Bashkia e Tiranes i lejon vetes te vendose gjoba per automjetet qe parkohen keq, apo qe thyejne rregullat e qarkullimit, perse policia Bashkiake nuk gjobit qytetaret per hedhjen vend e pa-vend te mbeturinave por bejne sehir duke thene se “s’keni ç’ti bejme” ?!

    Gjithsesi edhe qytetaret kane fajin e tyre, me duket sikur behet fare bajate debati nese ja hedhim “gjithmone” fajit te tjereve, dhe sidomos qytetareve. Behet si ajo Fabula e Lafontenit, kur nga te gjithe Egersirat qe kishin ngrene kafshe apo njerez, ne vend qe te denohej dikush midis tyre, u denua Gomari, per krimin e vetem se “kishte ngrene ndonjehere Bar”.

    Edhe kjo puna e pergjegjesise per problemin e mbaturinave : ne vend qe Bashkia te mbaje pergjegjesine e saj per gjendjen e krijuar nga tenderi i lene pasdore si rezultat i fundit te Vitit, ja hedh te tere fajin qytetareve …

  10. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 5:12 pm

    Ps.Meqe u permend Tifozlliku.Lexo shkrimin tim pa tifozllik dhe mundohu te kuptosh qe pergjegjsia juridike bie direkt mbi firmen pergjegjese per grumbullimin e plerave.Ky subjekt privat ka kompetencat e tilla ne baze te nje tenderi qe i dha te drejten per kryerjen e aktivitetit perkates.E.Rama si kryetar i pushtetit lokal dhe pale ne raportin juridik ka te drejten e penalizimit te subjektit ne fjale (ne raport me moskryerjen e obligimeve kontraktuale) vetem pas konstatimit te faktit dhe mbledhjes se keshillit lokal.

    O specialisti, je ti qe flet me tifozllik !

    Keto qe the me siper jane ne rastin kur Konkrata egziston, dhe kur Firma nuk e zbaton, ketu jam plotesisht dakort me ty.

    Problemi eshte se firmes i ka mbaruar KONTRATA, i ka SKADUAR. BASHKIA KA DETYRIM QE TE MOS E LEJE SHERBIMIN E PASTRIMIN NE TAKO, por TE NXITOJE NJE ORE E ME PERPARA DHE TE LIDHE KONTRATA ME FIRMEN apo FIRMAT E TJERA …

    Lexoje kete pasazh nga Artikulli i PANORAMA, se me duket se s’e paske lexuar fare, dhe kuptoje vete gabimin :

    “Teksa arrin të flasësh me disa nga punëtorët e firmës “Bruci”, e cila që prej 6 vjetësh pastron kryeqytetin, përgjigjja që merr është mëse e qartë. “I ka mbaruar kontrata firmës dhe normale që edhe ja kemi varur pak punës, tani kur të vijë firma tjetër, me kësmet zgjidhet ky halli i plehrave. Po ne punojmë nuk është se nuk punojmë”, thotë fare moskokçarës njëri prej këtyre punëtorëve që nga makina.”

  11. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 5:15 pm

    Pra, punetoret vazhdokan punen (ne minimo) edhe pse sipas tyre s’ka kontrate firma e tyre me Bashkine, perderisa ju ka skaduar …

    C’fare mos zbatim kontraktues ka ne kete mes ?

    I vetmi mos-zbatim kontraktues, eshte kontrata e thyer midis Edi Rames dhe qytetareve te Tiranes, nga te cilet ai mori mandatin, dmth kontraten per 4 vjet te tjera : ai s’po mban jo vetem premtimet e bujshme, por s’po z’baton as detyrimet minimale qe ka nje Bashki, si pastrimi i qytetit.

  12. Lexuesi thotë:

    5 January 2008 @ 5:24 pm

    Kur te sygjerova qe ta vija ate dreq truri ne funksionim…nuk me degjove.

    Une te flas nga pikpamja teknike si qendron problemi,ti me sjell copeza gazetash ku citohet cdo jevg i subjektit ne fjale,e qe pronuncohet mbi ceshtjet juridike dhe me e cuditshmja eshte se merret per fakt/baze reale nga media.

    Teksa arrin të flasësh me disa nga punëtorët e firmës “Bruci”, e cila që prej 6 vjetësh pastron kryeqytetin

    Une ketu ndaloj te komentoj me.Ti vazhdo merru me manipulim.Me vjen keq,por nuk e praktikoj dot kete sport.Ti vazhdo lali….dhe mos harro tifozllikun ;)

    Shnet

  13. shqipo thotë:

    5 January 2008 @ 5:48 pm

    Ore po akoma me ramen jve , po rames tani nuk i arin 10% se jane shtuar sahanlepiresit e tij , ka per te ushqyer dhe deputetet e PS-se.

  14. Cajupi_junior thotë:

    5 January 2008 @ 6:37 pm

    Sulmet kundra E.Rames qe behen ne pergjithsi tregojne qart frika qe ka pushtuar qiviritaret , nga popullariteti qe gezon tashme Rama, duke pretenduar ti prshin imazhin me metoda ordinere ,te cilat nuk kane te bejne aspak me vendet e civilizuara, por ato nanadollake ne pergjithsi !
    Natyrisht qe per plerat eshte detyre e Bashkise, si e tille ajo duhet te jete korrekte ne realizimin e tyre/ justifikimet jane te papranushme per cdo rast / Porrrrr…………….. Bashkia nuk quhet Rama por Bashki , keshtu qe personalizimi qe i behet si ne shume raste tregon thjesht xhiro..bagetish…bulevardit te Tiranes !

    Ah dhe un kisha nje fakt kundra Edi Rames…. me 1998… Rama ka shkelur Cupen e Doktorit ne kembe ne Autobus ! Shenoje Lefi…!

  15. ados thotë:

    5 January 2008 @ 7:31 pm

    Filluan tani, te akuzojne Ramen per plehrat….:P.Harruat qe plehrat jane problem nderkombetar…Shikoni cbehet ne Napoli te Italise….lufte midis Camorres dhe shtetit italian se kush e ka fajin per plehrat e lena me jave neper rruge :P

  16. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 7:59 pm

    Une te flas nga pikpamja teknike si qendron problemi,ti me sjell copeza gazetash ku citohet cdo jevg i subjektit ne fjale, e qe pronuncohet mbi ceshtjet juridike dhe me e cuditshmja eshte se merret per fakt/baze reale nga media.

    Nejse, po mundohemi t’ja hedhim topin njeri tjetrit, por me duket se fakti se firma ka 6 vjet qe pastron qytetin, s’do te thote ndonje gje te madhe nga ana juridike : shifet kontrata, mbasa ka skaduar ne 31//12/2007. Kot punetoret e firmes nuk thone se firma s’ka ende kontrate me Bashkine. Qytetari s’do t’ja dije shume per kontratat, se keshtu justifikohen te gjithe : ai do sherbimet esenciale.

    Sa per “copezat e gazetes” - une ju solla edhe copeza nga nje gazete afer opozites, siç eshte Panorama, dhe nuk ju solla copeza te RD-se apo “55″ -es. Tani, ka 2 gjera :

    E para : Perderisa edhe Gazeta “PANORAMA” kritikon Ramen per punen e Plehrave, kjo do te thote se gjendja ka vajtur atje ku s’mban me (se kur behet fjala per ndonje gje te vogel, nuk e ve ujin ne zjarr as Panorama as Gazeta Shqip, se kane me ça merren me Qeverine ato tere diten).

    E dyta, perderisa ju nuk denjoni te besoni as nje gazete qe eshte afer opozites (e pranoj, “Panorama” eshte afer Metes, jo Rames; Rama ka afer per punen e plehrave - pastrimit te tyre, Koçon e Shekullit, ku plot Peshkatare Shkruajne), kjo do te thote se ju nuk pranoni asnje kritike. (sikur po ju kritikojne juve xhanem, me Bashkine e kane).

    Imagjinoni nese ketu kritika do te vinin nga RD-ja apo nga “Tema” — upppuuu ç’fare nuk do ishte thene per Mero Bazen, Saliun, apo ku ta di une, dhe argumentet do ishin flakur tutje qe ne sekonden e pare.

    Por qe te kishte te tilla reagime per kritika te bera nga nje gazete qe eshte prane Opozites, kete nuk e prisja. Qenkeni vertet te gatshme per ç’do gje : Bravo !

  17. Ll thotë:

    5 January 2008 @ 8:01 pm

    S’e kuptoj se perse eshte eshte kaq e veshtire te diskutohet pa e minimizuar, apo politizuar problemin. Ja ta marrim me rradhe:

    1) PROBLEMI ME PLEHRAT EKZISTON! Plehra ka ne si ne rrugicat e lagjeve, ashtu edhe ne hyrje e ne dalje te bllokut.

    2) Faji s’mund te jete i gjithi i qytetareve qe i hedhin plehrat ne vendet e gabuara sepse problemi eshte me mbimbushjen e kazaneve.

    3) Qytetaret ja paguajen taksat Bashkise. Bashkia me keto para merr ne pune nje ndermarrje per pastrim. Nese ndermarrja s’e ben punen, atehere qytetaret kane te drejte te presin nga Bashkia qe te beje dicka, te flasi publikisht mbi ceshtjen (nese eshte e nevojshme ta denoncoje publikisht fajtorin), dhe te ndjeke ligjerisht ceshtjen.

    4) Nje pjese e problemit shkaktohet nga vete qytetaret qe i hedhin plehrat pa perdorur qese te posacme per kete pune. Gjithashtu problemi shkaktohet edhe nga ata qe kerkojne neper kazane per sende te cmuara duke i perhapur plehrat ne rruge edhe nese fillimisht gjenden ne kazan.

  18. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 8:02 pm

    Filluan tani, te akuzojne Ramen per plehrat….:P Harruat qe plehrat jane problem nderkombetar…Shikoni cbehet ne Napoli te Italise….lufte midis Camorres dhe shtetit italian se kush e ka fajin per plehrat e lena me jave neper rruge

    Meqe qenka problem nderkombetar, atehere perse mbani kryetar Bashkie ? Per ta pasur si te “bukurin-shejtan” ? Te presin Tiranesit kur te sjelle OKB-ja ndonje ekip “pastrimi” apo “shpetimi” per te pastruar plehrat e Tiranes atehere … meqenese qenka problem nderkombetar :)

    Sa per rastin e Napolit, atyre banoreve atje u ka zene rrota bishtin nga puna e Mafjes, po keta te Tiranes ç’fare Mafja i ka zene, do ta mezojne, si gjithmone, kur te jete shume vone …

    :D :D :D

    :) :)

    :D :D :D

  19. Artian thotë:

    5 January 2008 @ 8:08 pm

    E rrethuar nga masive plehrash, metropoli shqiptar ngjan me shume me nje kazan te madh mbeturinash, sesa me nje Tirane te bukur, evropiane, apo franceze,.

    Hiq plerat qe te hysh ne Europ,ose ti ngjash Europes
    Nga Edi prisni,po nga Berisha,jo?!!!!

    Plerat jane tregues i fuqise, se si nje shtet fuksionon, tregues i kultures se nje populli se si e shreh,problem madhor i nje shoqerie “moderne”se si e zgjidh.
    Shteti shqiptar dhe qytetaret nuk mendojne seriozisht dhe nuk investojne ne kete sektor qe eshte shume i rendesishem dhe jetik ,ashtu sikur edhe sektor te tjere,arsimi,edukimi,energjia,uji,rruget.Ne vendet me te zhvilluar plerat jane biznesi me i fuqishem,ashtu sikurese shume kompani te tjera private qe kane nje drejtim te caktuar,shteti dhe qytetaret jane investuesit me te medhenje te Riciklimit te Plerave.

    Tirana dhe Shqiperia(Berisa /Rama populli) duhet te mendojne seriozisht, ne se vertet duan te hyjne ne Europ.Heqja e Plerave,eshte nje nga rruget qe te con ne Europ.!

  20. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 8:09 pm

    3) Qytetaret ja paguajen taksat Bashkise. Bashkia me keto para merr ne pune nje ndermarrje per pastrim. Nese ndermarrja s’e ben punen, atehere qytetaret kane te drejte te presin nga Bashkia qe te beje dicka, te flasi publikisht mbi ceshtjen (nese eshte e nevojshme ta denoncoje publikisht fajtorin), dhe te ndjeke ligjerisht ceshtjen.

    Pikerisht ketu qendron problemi : Bashkia nuk po reagon, nuk po akuzon firmen per pune te dobet etj, deri tani te pakten, por kemi vetem reagim te punetoreve te firmes, te ciles thone se derisa “kontrata e re” te lidhet me Bashkine, keshtu ka per te vajtur kjo pune.

    Tani, qytetaret te presin sa te hyje administrata e tere ne zyra, pas perfundimit te festave, te prese sa te organizohet tenderi, te shpallet fituesi, te priten ca konstetime atej etj, sa te filloi puna — me kollaj e kane gjetur te fillojne e te djegin kazanet tani …

    E perse kjo ? Mbase sepse keto pune s’duheshin lene minuten e fundit ?

    Tani pak rendesi kane shkaqet, pasojat shifen qarte e s’ka nevoje per koment; Te vjen turp kur shikon Kryeqytetin (europian) ne je gjendje te tille.

  21. tropizma thotë:

    5 January 2008 @ 8:18 pm

    Llukan e ke sqaruar shume mire kete pune. Mungesa e pergjegjesise, si nga banoret si nga bashkia (dhe me gjere) na karakterizon keq dhe per dreq pa te gjerat zor se zgjidhen. Nga nje bisede me nje shok mbreme per fuqine e imazhit do te doja shume qe ky problem te mos ngelej per t’u diskutuar vetem neper gazeta dhe mes peshqish, po te beheshin reportazhe televizive qe t’i meshonin fort kesaj pune - se fundja nuk eshte aq e komplikuar dhe e veshtire per t’u zgjidhur sa probleme te tjera te tipit dhuna ne familje. E kuptoj, veshtire do ta kene disa televizione qe mund te mos duan t’i prishin pune bashkise. T’i themi gjerat ashtu sic jane.

    Edhe ketu madje sillni ndonje foto, per te na turperuar dhe revoltuar ca me shume. Turp dhe revolte e mire :)

  22. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 8:44 pm

    Edhe TOP-CHANNEL e jep lajmin e “pushtimit te plehrave” te faqe te pare :

    TIRANA, KRYEQYTETI I PUSHTUAR NGA PLEHRAT

  23. tropizma thotë:

    5 January 2008 @ 8:45 pm

    Bravo pra Topit! Me gezove Lefti me kete lajm.

  24. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 8:48 pm

    05/01/2008 — 19.15

    TIRANA, KRYEQYTETI I PUSHTUAR NGA PLEHRAT

    Tirana pushtohet nga plehrat. Ne çdo rruge, lagje apo zone te banuar ku ka konsum kun eshte e veshtire te dallosh kazan te plushur plot e perplot me plehra te cilat nuk kujtohet askush t’i pastroje.
    Keto plehra kane marre rruget duke ndotur jo vetem ambjentin por duke renduar edhe ajrin.
    Mesa duket, makinat e ndermarjeve te pastrimit po duken rralle e me rralle. E sakaq, plehrat po kthehen ne masive te medha prej te cilave mund te shpertheje ndonje semundje per banoret.

    * marre nga top-channel.tv

  25. M O Z A thotë:

    5 January 2008 @ 8:48 pm

    E me mire dhe ju, pale si eshte puna. Se 2007 u mbyll. Pale ka ndonje kontrate qe do behet e re nga keto
    http://www.tirana.gov.al/?cid=1,81,497
    Se top-channeli ka kohe qe i fryn ketij muhabetit te plehrave, duke nenvizuar dhe nje ceshtje mbarimi kontrate. Nje gje e ka se nuk eshte se i preu barku per miletin dhe qyetetin

  26. Lefti thotë:

    5 January 2008 @ 8:51 pm

    Bravo pra Topit! Me gezove Lefti me kete lajm.

    Shpjegohu se perse je gezuar mor jahu, se per nder te vjen turp kur degjon gjera te tilla. Shpresojme qe lajmi mos te marri dhene siç mori lajmi i rreme per oren e Bush, se do na dali kokrra e namit pastaj. Frika kam se mos neper TV e botes, na vene edhe Kryeqytetin tone ne nje nivel me Napolin (dhe problemin e plehrave qe kane tashme te dy qytetet) — kjo do ishte nje gotitje e rende per imazhin tone.

    Ec e thuaj pastaj : “Jam krenar, qe jam Shqiptar” !

  27. tropizma thotë:

    5 January 2008 @ 8:51 pm

    hahahhaha moza je e madhe, a thu topmedia ka interesa ne biznesin e plehrave? moze, m’thuj qe e kishe me shaka. perndryshe skepticizmi qenka mbret andej nga trojet tona.

  28. tropizma thotë:

    5 January 2008 @ 8:54 pm

    Une te godas, thoshte axha…. po le te na godasin o Lefti se kur behemi per turp mire eshte te na skuqen faqet e te na terhiqet veshi. Gezimi im ka lidhje me postimin tim te pare ketu, per rendesine e imazhit dhe dyshimin per djersitjet politike te mediave te pavarura.

  29. M O Z A thotë:

    5 January 2008 @ 8:55 pm

    Shiko, une ja mbyta kot se nuk di gje.
    Po pse do cuditeshe ti sikur te kishte interesa ne ate biznes qe eshte alamet biznesi e qe dynjaja po vriten me kallash per ta kap.
    Pastaj grupi i topit i ka duart tashme ne plot biznese : TV, Radio,Gazete, PayTV, Kafe, Restorante&Bare,Transport publik, e noi gjo tjeter qe sme kujtohet tashti.

  30. Cajupi_junior thotë:

    5 January 2008 @ 9:09 pm

    Tirana e pushtuar nga Plerat !

    Nuk me duket Titull bindes , duke menduar se Plerat s’kane kembe e duar te vijne te pushtojne,po dhe nese kane pastaj, ne fund te fundit i thon Demokraci ….. Kryeqyteti u boshatis fare ..duhej mbushur, c’thua…MO !

  31. ilir thotë:

    5 January 2008 @ 11:07 pm

    tirana dhe napoli qytete motra

  32. Peshku thotë:

    6 January 2008 @ 12:29 pm

    Leter e hapur e Kryetarit te Bashkise se Tiranes shperndare nepermjet postes elektronike:

    Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare,

    Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetësimin e krijuar në zonën perëndimore të kryeqytetit ose, më saktë, në zonën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në daljen e Tiranës drejt Durrësit apo Shkodrës, për shkak të mosmbledhjes së rregullt të mbeturinave e të grumbullimit të masave të mëdha të tyre rreth kazanëve përgjithësisht të dëmtuar rëndë. Jam po aq i shqetësuar sa edhe të gjithë ju dhe, njësoj si ju, e konsideroj gjëndjen e krijuar skandaloze. Mirëpo duke qenë se në pozicionin ku ndodhem, unë jam jo thjesht për t’i konstatuar po, në rradhë të parë, për t’i zgjidhur problemet, shumëkush ndër ju mund të thotë, “C’i do llafet zoti Kryetar, na pastro plehrat!”. Padyshim që s’mund të mos i jap të drejtë kujtdo që e thotë këtë, por, më anë tjetër, është po ashtu detyra ime t’ju shpjegoj sesi qëndrojnë gjërat, sidomos në një rast si ky, në mënyrë që secili prej jush të ketë një pamje të qartë të arsyeve të kësaj gjendje dhe të rrugës që duhet të ndjekim për të dalë prej saj. E cila, e përsëris, është e patolerueshme.

    Unë e kam marrë votën tuaj më 18 shkurt të vitit të shkuar edhe sepse premtova që në vitin 2011 Tirana do të jetë qyteti më i pastër i Shqipërisë. Dhe do ta mbaj këtë premtim. Por ndërkohë në pjesën perëndimore të Tiranës duket sikur filmi po kthehet mbrapsht, në të shkuarën e viteve ‘90 kur plehrat bëheshin kapicë e nuk mblidheshin me ditë e, largqoftë, me javë të tëra. C’ka ndodhur? Kompania e pastrimit që mbulon zonën perëndimore ka mbaruar kontratën e saj të rregullt me Bashkinë e Tiranës dhe në ndërkohë Agjensia e Prokurimit Publik pranë Këshillit të Ministrave ka anulluar padrejtësisht dy tenderat e kryer për të zgjedhur kontraktorët e rinj për këtë zonë, e cila, në bazë të strategjisë sonë të re për pastrimin, do të ndahet në dy pjesë. Me APP-në do ballafaqohemi në gjyq për vendimin tërësisht arbitrar dhe me pasoja për mbarëvajtjen e punëve të qytetit e për cilësinë e jetës së komunitetit, por kjo ka pak rëndësi në rrugën e zgjidhjes së problemit pasi gjyqi do të marrë vite ndërkohë që problemi rëndohet përditë.

    Kompania në fjalë, pra ajo që operon aktualisht në zonën perëndimore prej pesë vjetësh, megjithë një shtyrje disamujore të kontratës, nuk arrin apo nuk bën më asnjë përpjekje serioze për të arritur t’i përgjigjet nevojave për të cilat është kontraktuar. Vetëm shtyn ditët dhe merr cdo natë gjoba për mosrespektim të kontratës. Pavarësisht këtyre gjobave kompania nuk reagon pozitivisht. Në bazë të ligjit e në funksion të një ndërhyrjeje sa më të shpejtë Bashkia e Tiranës ka hapur një procedurë emergjence. Nëse gjithshka shkon sipas parashikimit, katër kompani “shpëtimi” do të kontraktohen në fund të janarit për një periudhë disamujore ndërhyrjeje stabilizuese në zonën perëndimore. Kjo periudhë do të zgjasë derisa të përfundojnë procedurat normale për të lidhur kontratat përfundimtare me kompanitë që do të fitojnë garat e reja. Jo vetëm për zonën perëndimore, po për të gjithë Tiranën. Jam shpresëplotë se, në rast se qeveria nuk fut hundët si dikur në puplat e Zogut të Zi për të nxjerrë përfitime politike nga kazanët e plehrave, brenda një muaji gjendja në zonën perëndimore do të stabilizohet dhe në pranverë do të fillojë në të gjithë Tiranën rruga drejt realizimit të objektivit për ta bërë qytetin tonë më të pastërtin e
    Shqipërisë.

    Ky është një objektiv plotësisht i arritshëm, por që kërkon një standart të ri jo vetëm në shërbimin e Bashkisë përmes kompanive të pastrimit, po edhe në sjelljen e qytetarëve në raport me mjedisin e me detyrimin për të kontribuar, jo thjesht duke mos ndotur po edhe duke paguar rregullisht tarifën e pastrimit. Të cilën ka plot ndër ne që nuk e paguajnë fare edhe pse është një tarifë që tanimë mund të quhet me plot gojën qesharake, 2100 lek në vit për familje, më e ulët edhe se në disa qytete të vogla të Shqipërisë, ndërkohë që pa asnjë dyshim këta qytetarë janë ata që bërtasin më shumë se të tjerët për plehrat e papastruara. Kjo është njësoj si të mos e paguash dritën e të duash drita, të mos e paguash ujin e të duash ujë, të mos e paguash autobuzin e të duash autobuz e me rradhë. Ose, me fjalë të tjera, të mos e paguash shërbëtorin e të bërtasësh pse nuk ke shërbëtor! Por cuditërisht këta lloj qytetarësh nuk duan ta mësojnë ende se shërbëtori shtet, Bashkia në këtë rast, i paguan kompanitë për shërbimin e pastrimit të qytetit me ato lekë që mbledh nga qytetarët në formën e tarifës së pastrimit dhe nuk ka ndonjë shpellë thesari, nga ku mund të tërheqë ar për të kompensuar detyrimet e papaguara të qytetarëve të saj.

    Standarti i ri e i domosdoshëm në shërbimin e pastrimit kërkon që padyshim kompanitë të paguhen më mirë, sepse një nga arsyet e problemit që vetëm sa na është shfaqur sot, por që mund të kishte marrë me kohë përmasa të padëshirueshme, është fakti se rritja e kostos së shërbimit nuk është shoqëruar me rritje të pagesës për kompanitë. Këtu mjafton si shembull e vërteta se ndërkohë që cmimi i naftës është rritur thuajse dyfish nga koha e lidhjes së kontratave, kompania aktualisht paguhet për po atë cmim që nafta kishte në atë kohë, këtu e pesë vjet më parë! Mirëpo kjo s’mund të vazhdojë më tutje. Nëse duam një Tiranë të pastër duhet të përballojmë koston që ka ky shërbim në vitin 2008 dhe për këtë duhet jo vetëm ta paguajmë që të gjithë pa përjashtim tarifën e pastrimit, por edhe ta rrisim shkallë-shkallë, duke synuar që brenda vitit 2011 të përballohet plotësisht prej nesh kostoja e standartit që synojmë. E kjo është plotësisht e mundur. Falë vetëdijes së lavdërueshme të opinionit kryeqytetas, sic rezulton nga anketime të ndryshme dhe nga të gjitha dëgjesat publike që ne kemi organizuar e ku kam marrë pjesë vetë, ka një gatishmëri thuajse unanime të qytetarëve për të paguar më shumë me qëllim marrjen e një shërbimi më të mirë pastrimi.

    Bashkia e Tiranës ka një strategji të qartë për ta përballuar me sukses sfidën e uljes së ndotjes së qytetit tonë. Për fat të keq, Qeveria e sotme e Shqipërisë nuk ka asnjë vizion dhe asnjë program konkret kundër ndotjes së qyteteve tona, gjë që e bën një pjesë të konsiderueshme të strategjisë sonë vendore ende të papërdorshme për shkak se, në kuadrin ligjor ekzistues të Republikës së Shqipërisë, cështjet e mjedisit janë përgjithësisht të lidhura me politikat kombëtare e me qeverisjen kombëtare. E cila do të duhej të harmonizohej me qeverisjen vendore për t’u dhënë drejtim problemeve të ajrit të ndotur, të ujrave të ndotur, të tokës e të rrugëve të ndotura. Bashkisë në këto kushte i mbetet si përgjegjësi e kompetencë ekskluzive shërbimi i pastrimit të qytetit nga mbeturinat. Kriza aktuale në zonën perëndimore është një krizë e padëshiruar, por, si cdo krizë, është edhe një shans! Një shans për të kuptuar të gjithë më mirë sesa delikate është cështja e pastrimit të Tiranës, sesa e nevojshme është përfshirja e të gjithëve në këtë proces jetik për bashkëjetesën qytetare dhe, në fund të fundit, sesa e mundur është të realizojmë së bashku atë që sot duket gabimisht e pamundur: Tiranën kampione të pastërtisë në vitin 2011.

  33. Lefti thotë:

    6 January 2008 @ 1:42 pm

    Kryetari vazhdon premtimet se ne “2011″ Tirana do behet qyteti me i paster i Shqiperise — kur shikon gjendjen aktuale, vete Rama e nxjerr konkluzionin : “Por ndërkohë në pjesën perëndimore të Tiranës duket sikur filmi po kthehet mbrapsht, në të shkuarën e viteve ‘90 kur plehrat bëheshin kapicë e nuk mblidheshin me ditë e, largqoftë, me javë të tëra”.

    Problemi eshte se Rama pretendon te fitoje zgjedhjet ne 2009, pra te behet Kryeminister, dmth se do te jape dorehejqjen nga Krey i Bashkise qe ne 2009.

    Shtrohet pyetja : kush garanton se Rama do qendroi deri ne fund besnik i kontrates me qytetaret e Tiranes duke vazhduar te jete edhe pas 2009 ne krye te Bashkise, panevaresisht rezultateve te zgjedhjeve, dhe kush garanton se ai do te mbaje premtimin e dhene ?

    Deri tani, asnje nga premtimet e bujshme nuk jane mbajtur, dhe njerezeve pak i duhet nese fajin e ka direkt administrata e Bashkise e cila eshte e korruptuar, siç pretendon firma ankimuese, apo nese fajin Bashkia ja hedh qytetareve apo APP-se.

    Sesa te drejte ka Bashkia, apo Agjensia e Prokurimeve qe paska anulluar Tenderin, kete e thote gjykta, s’mund te shprehemi. Njerezit duan sherbimet : eshte shume e thjeshte t’ja hedhesh fajin te tjereve.

    Rama thote :

    Kjo periudhë do të zgjasë derisa të përfundojnë procedurat normale për të lidhur kontratat përfundimtare me kompanitë që do të fitojnë garat e reja. Jo vetëm për zonën perëndimore, po për të gjithë Tiranën. Jam shpresëplotë se, në rast se qeveria nuk fut hundët si dikur në puplat e Zogut të Zi për të nxjerrë përfitime politike nga kazanët e plehrave, brenda një muaji gjendja në zonën perëndimore do të stabilizohet dhe në pranverë do të fillojë në të gjithë Tiranën rruga drejt realizimit të objektivit për ta bërë qytetin tonë më të pastërtin e
    Shqipërisë

    Nese qeveria ndermjet APP-se fut hundet, me mire do te ishte ta bente kete gje vjet, ne te njejten periudhe, keshtu qe do t’i sherbente per ta goditur Ramen pak dite para zgjedhjeve … por ja qe kjo s’ndodhi.

    Atehere pse qenka kjo nje gotitje politike, kur te gjithe e shohin se Rama po i lidh mire punet me Berishen per shume çeshtje, dmth po e gjejne rrugen e bashkepunimit ?!

    Dhe nga fundi i “letres” prape Rama e perdor kete skandal kunder tij, ne favor te fushates se tij elektorale qe ka filluar qe ne 2007 : vazhdon te thote se fajin e ka qeveria, e cila “s’ka vizion te qarte per mjedisin, pastrimin etj” — po nese Rama ka je vizion te qarte, perse nuk e beri kur ne qeverine qendrore ishin miqte e tij socialiste ? Apo nuk i mjaftuan 6 vite qeverisje vendore dhe qendrore socialiste qe Rama te zgjithte problemin e mjeisit dhe ndotjes ?

    C’duhet te bejne qytetaret e Tiranes ? Te presin qe “ishllah” vjen Rama ne pushtet ne 2009, se ai “paska vizion” per kete pune. Kur administrata e tij s’qenka e zonja te organizoje nje pale tender te sakte (edhe per kazanet e plehrave), mendoni se ç’fare vizioni mund t’i kete mbetur atij ?

    Edhe kur u permbyt Tirana nga liqeni artificial, Rama u justifikua se “ishte ne Kine” dhe e hengri Blendi Goxhe … kunderakuzat rane mbi administraten socialiste, dhe Rama doli i lare, si gjithnje.

    eshte koha qe secili te mbaje pergjegjesite e veta :

    Perderisa tenderi i pastrimit deshtoi, faji i mbetet vetem Bashkise : ajo duhet ta kishte zgjidhur kete pune perpara, te parashikonte kohe te mjaftueshme per ç’do ankimim te firmava perkatese, te lidhe tashme kontrata afet shkurtra per te tejkaluar krizen dhe te veproi !

    Mesa duket, Rama jep si afat 1 muaj.

    Nese plehrat rrine ne kete gjendje me 1 muaj, Tiranen rrezik se e ze Kolera !

  34. Lefti thotë:

    6 January 2008 @ 1:53 pm

    Përfaqësuesit e bashkisë kanë pezulluar tenderin pas ankesës së njërës prej firmave konkurruese

    Plehrat e Tiranës, në duart e drejtësisë

    Çështja do të kalojë për hetim në prokurorinë kryeqytetase

    06/01/2008 — Gazeta ” Shqip “

    Plehrat e kryeqytetit do të vazhdojnë të “strehohen” të pashqetësuara edhe për shumë ditë me radhë në kontejnerët e vendosur nga Bashkia e Tiranës. Duket se zgjidhja për pastrimin dhe zhvendosjen e tyre është mjaft e vështirë, në një kohë kur tenderi për firmat e pastrimit është bllokuar. Aktualisht, kjo çështje do të ndiqet nga ana e prokurorisë. Burime zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës konfirmojnë faktin se faktor bllokues i tenderit për pastrimin e qytetit të Tiranës është bërë njëra nga firmat konkurruese. Përfaqësuesit e saj janë shprehur të pakënaqur për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat tenderiale nga ana e Bashkisë së Tiranës. Madje, mësohet se kjo firmë është ankuar, duke akuzuar se po kryhen afera korruptive dhe firmat konkurruese nuk po trajtohen njëlloj, por ka favorizime.

    Për këtë arsye organizatorët e këtij tenderi kanë pezulluar punën, duke ftuar prokurorinë të kryejë hetime për këtë çështje. Përfaqësuesit e bashkisë janë shprehur të hapur për të vënë në dispozicion të drejtësisë të gjithë dokumentacionin aktual, në mënyrë që të mos komprometohet emri i këtij institucioni. E derisa drejtësia ta zgjidhë këtë çështje dhe të vërë në vend “nderin e cenuar” të institucionit, mbeturinat urbane do të krijojnë male të tëra, pa përmendur këtu kutërbimin dhe ndotjen që ato shkaktojnë në mjedis.

    Për pastrimin e qytetit të Tiranës, pas procedurave tenderiale zgjidhen dy firma fituese, të cilat ndajnë më pas edhe zonat kryeqytetase, që kanë nën përgjegjësi, jo vetëm për heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave urbane nga kontejnerët, por edhe për pastrimin e një pjese të rrugëve. Një tjetër ngarkesë e mban edhe Ndërmarrja e Punëtorëve pranë Bashkisë së Tiranës, që kujdeset edhe për pjesën e pastrimit e të gjelbërimit të kryeqytetit.

    Gjendja në Tiranë është rënduar sidomos pas festave të fundvitit, ku edhe konsumi ushqimor ka qenë më i madh se sa në ditë të tjera të zakonshme. Në çdo kontejner shikon plehra të grumbulluara rreth e rrotull kazanëve, që nuk gjejnë më vend brenda tyre, por janë shpërndarë rreth e rrotull, ku jo në pak raste rrezikojnë të zënë edhe rrugën. Banorët shprehen të shqetësuar se si do të zgjidhet “odiseja” e mbeturinave që konsumojnë. E sikur të mos mjaftonte historia e tejzgjatur e mbetjeve që depozitohen në zonën e Sharrës në Kombinat dhe ndotja e madhe ekologjike që ato shkaktojnë, tashmë “Sharra” është zhvendosur në çdo cep pallati apo kënd rruge.

    Zgjidhja mbetet në duart e drejtësisë, që pritet ta “studiojë” këtë rast, ashtu si edhe gjithë të tjerët, me procedura “të qeta” pa u shqetësuar shumë për malet e mbeturinave që rriten çdo ditë kërcënueshëm përpara syve të të gjithëve.

    Sipas ketij artikulli, rezulton se nje nga firmat ne Tender te kete akuzuar Bashkine e Tiranes per Proçedura Korruptive gjate organizimit te Tenderit te Pastrimit, gje qe ka shtyre me vone APP-ne te anulloje organizimin e tenderit duke i lene rruge prokurorise te hetoje per padine e bere nga Firma ankimuese.

    Sipas po kesaj gazete, “faji” tani i ngelka Prokurorise, ose drejtesise, sepse procedurat do zgjasin shume : zgjidhja nuk vjen nga prokuroria, por nga vete Bashkia !

    Bashkia duhet te organizoje tender te ri me afet disa mujor, urgjentisht, per pastrimin e maleve me plehra — ne rast se pritet vendimi i drejtesise pa reaguar, vetem nderhyrja e Ushtrise mund t’a sjelle situaten ne vend pastaj !

  35. Lefti thotë:

    6 January 2008 @ 2:21 pm

    Tirana gjithe janarin me plehra

    Sonila Isaku

    E Diele, 06 Janar 2008 — “Koha Jone”

    Deshtimi i tenderit per te percaktuar firmat fituese, qe do te pastrojne kryeqytetin per pese vitet e ardhshme, ka sjelle mbulimin e Tiranes nga mbeturinat. Por gjate gjithe muajit janar parashikohet qe te jete e njejta situate, nderkohe qe pjesa perendimore e kryeqytetit paraqitet me problematike. I gjithe problemi ka ardhur pasi Agjencia e Prokurimeve Publike ka kthyer mbrapsht tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranes, nderkohe qe kjo e fundit eshte duke pergatitur procedurat per zhvillimin e nje tenderi te ri. “Aktualisht gjendemi ne veshtiresi per sa i perket pastrimit te kryeqytetit nga mbetjet urbane. Kjo per shkak te anulimit te nje tenderi dhe mbarimit te kontrates per firmat ekzistuese”, pohojne burime zyrtare ne Bashkine e Tiranes. Po sipas ketyre burimeve, njera nga firmat, ajo qe ka nen mbikeqyrje edhe pjesen perendimore nuk do te lejohet te futet ne tenderin e ri, pasi gjate ketyre viteve nuk ka kryer si c’duhet punen.

    Kontratat, te cilat do te nenshkruhen ne fillim te muajit qe vjen, nuk do te jene me me afat trevjecar, por do te zgjaten edhe per dy vite me shume. “Rritja e kohes se kontrates eshte menduar sepse nje firme investon per kete lloj “biznesi” dhe mund ta beje me mire ate per nje periudhe te gjate kohore”, eshte shprehur per gazeten, specialistja e marredhenieve me publikun ne Bashkine e Tiranes, Laureta Omeri. Sipas saj, situata do te permiresohet vetem kur te nenshkruhen kontratat e reja, sepse aktualisht po punohet me zgjatje te tyre. Por, derisa keto kontrata te arrijne te kalojne njemije procedurat, Tirana do te mbytet nga mbeturinat. Po keshtu, banoreve do u duhet te shetisin per dhjetera minuta plehrat per te gjetur nje kazan, pasi ata jane te paket, ose te prishur dhe te dale jashte funksionit. Por situata me problematike paraqitet ne rruget dytesore dhe rrugicat e lagjeve. Kontenieret e mbledhjes se mbeturinave dhe punonjesit e pastrimit kujdesen vetem per rruget kryesore. Ndersa rrugicat lagjeve pastrohen vetem nje here ne dy jave, apo edhe me shume.

    “ Paguajme taksa, duam pasterti ”

    Banoret e kryeqytetit shprehen te pakenaqur per sa i perket situates se tejmbushjes se Tiranes me plehra. Atyre nuk i intereson aspak nese eshte zhvilluar apo jo tenderi, apo nese firma e pastrimit ka kontrate. “Jemi shume te deshperuar, nuk mund te hapim nje dritare apo te dalim te pushojme, kudo plehra. Perderisa ne paguajme taksen e pastrimit dhe te gjelberimit, perse te mos i kemi keto te fundit. Ashtu sic e vjelin ate takse, ashtu edhe ta perdorin”, shprehen kryeqytetasit. Sipas tyre, nese pastrimi do te behet pjeserisht, atehere edhe pagesat te jene te pjesshme dhe jo te plota. Nderkohe ne njesite bashkiake vazhdon qe te mblidhet taksa e pastrimit, ne momentin e paraqitjes se kerkeses per marrjen e nje certifikate. Ndersa cdo dite shkojne para per pastrimin, cdo dite situata vazhdon te rendohet.

    Pa pika grumbullimi mbeturinash

    Lagjet e sapoformuara te kryeqytetit nuk kane nje vend per grumbullimin e mbeturinave. Keshtu, shume here banoreve u duhet te gjejne vete nje vend se ku mund te hedhin mbeturinat. Por, po keshtu u duhet qe vete ata te lajmerojne fadroma dhe makina privatisht per largimin e ketyre mbeturinave. Shtimi i kazaneve te plehrave dhe marrja e masave per percaktimin e pikave te reja te vendgrumbullimeve do te ishin zgjidhjet, qe duhet te ishin bere kohe me pare. Sot, sipas banoreve te ketyre lagjeve, nuk mund te merret asnje mase, pasi plehrat jane kthyer ne male para pallateve apo shesheve, te cilet jane te pa zaptuara nga ndertuesit.

    “Presim qe sheshin para pallatit ta shfrytezojne per ndonje ndertim dhe te jete firma ndertuese, ajo qe ta pastroje, pasi nga bashkia nuk kemi pare asnje here te pastrohet”, shprehet Feride Hanaj, banuese te “Komuna e Parisit”. Sipas saj, para disa muajsh u vendosen vetem disa kazane, por ata nuk u pastruan asnjehere dhe gjenden nen masivin e mbeturinave.

    =================================================================

    Lajmi i mire : Bashkia po mundohet te organizoje nje tender te ri.

    Lajmi i keq : Situata do vazhdoje keshtu tere Janarin. Shpresojme mos te hapet ndonje semundje ngjitese.

  36. Ll thotë:

    6 January 2008 @ 2:30 pm

    Lefti ca me pak shkrime nga gazetat se humbet interesin diskutimi.

    Ll.

  37. edrus thotë:

    6 January 2008 @ 3:25 pm

    Lefti, duke parë kaq postime, gati gati do preferoja plehërat (një ditë ato kanë për ti hequr… ), s’e di se pse më ndodh, por edhe kur kanë të drejtë ata si ti, kur insistojnë që të më mbushin mëndjen për ndonjë gjë, instiktivisht (kafshë hesapi) kërkoj që të bëj tifozllik për “anën” tjetër.

  38. toko thotë:

    6 January 2008 @ 4:11 pm

    Duke lene menjane humorin e mesiperm. Plehrat jane nje prove per kandidatin per kryeminister te ardhshem te Shqiperise Z/Sh Edi Rama
    Shikoni debatet televizive midis kandidateve per president ne Amerike.
    Guvernatoret kandidate per presidente ju shikohet puna e bere ne guvernat e tyre deri ne vrime te gjilpers. Romni kishe kontraktuar me nje firme qe kishte punensuar emigrante ilegale kur ishte Gurvernator dhe e bene cope. Guliani mbrohet me aritjet e NY kur ishte ne NY. Keto jane tregues se si nje drejtues do te drejtoj shtetin.
    Nuk ka si te mbrosh ambjentin kur te jesh kryeminister kur si Kryet Bashkie nuk pastrove dot plehrat e qytetit tend.
    Do tju lutesha te shikoni dhe mesoni nga politikanet ne boten e qytetruar, jo vetem nga ato te vendeve te botes se trete. Kjo do te jete dhe politka e re, ndryshe nga ajo e 17 vjeteve deri tani, ndryshe nga ajo Nano Berisha qe kemi pare deri tani qei ngjason vetem asaj te vendeve te botes se trete. Nese Rama kerkon te jete nje force e re per ndryshim mire do te jete qe ai dhe militantet dhe OJQ e tij te mesojne se si duhet te jete kjo force e re, le te hedhin syte nga perendimi ku ata kane mesuar dhe studiuar.
    Se fjale te bukura jane thene per keto 17 vjet me rradhe dhe asnje ndryshim nuk kemi pare. Sepse fjalet e bukura keto 17 vjet jane hedhur vetem si gure kunder kundershtarit, gure qe pastaj i kane rene ne koke vete atij qe i ka hedhur kur ka ardhur ne pushtet. Sepse edhe ai ashtu si parardhesi nuk ka bere azgje nga ato fjale te bukra te thena ne luften kunder kundershtarit.
    Atyre qe duan apo kane pasion politiken, mire do te jete te ndjekin debat e politikaneve ne vendet ku jetojne. Dhe ato ti shikone ashtu sic jane dhe jo me teorite e konspiracionit pas tyre, jo duke pare copezat qe ju pelqejne dhe ju vjen per shtat. Vereni Ramen ne vend te nje guvernatori qe sot kanditon per presidnet ne SHBA. Krahasohini ata, dhe kjo do te jete tregruesi nese ai eshte force e re apo jo. Te jesh force e re do te thote te veprosh, punosh e propagandosh ndryshe nga forca e meparshme.Ne te kundert qofte edhe sikur vetem propaganden ta besh si ata qe kane bere me pare nuk je force e re. Ndersa ne rastin konkret edhe puna e Rames eshte njesoj si ajo e te meparshme. ( perjashto ketu Bllokun ku nuk ka prehra, por blloku eshte nje pjese e vogel e Tiranes, Jo Tirana ku Edi eshte Kryet Bashkie).

  39. Lefti thotë:

    6 January 2008 @ 6:13 pm

    Plotesisht dakort me Tokon …

    “politika e re” — vazhdon me premtime voshe akoma, po ku jane arritjet ? Ku eshte pastertia e Tiranes ? Apo perseri premtime, se nje dite (ne 2011) do behet me mire ?!

  40. Lefti thotë:

    6 January 2008 @ 6:23 pm

    Lefti, duke parë kaq postime, gati gati do preferoja plehërat (një ditë ato kanë për ti hequr… ), s’e di se pse më ndodh, por edhe kur kanë të drejtë ata si ti, kur insistojnë që të më mbushin mëndjen për ndonjë gjë, instiktivisht (kafshë hesapi) kërkoj që të bëj tifozllik për “anën” tjetër.

    Edrus,

    ke disi te drejte, edhe une kot e kam qe mundohem t’u mbush mendjen njerezve, kur gati asnjeri e ka te pamundur te ndryshoje opinionin e tij.
    Ne meremi me gjet shkaktarin e kesaj katrahure ne kryeqytet, se e ka fajin APP-ja, Bashkia, Komunalja, Firma e Plehrave apo ku t’a di une; kurse Rama lan duart si Pons Pilati per kete problem me “letren e hapur elektronike” dhe kushedi sesa leke ka marre gjith ‘ ato vite me tenderat e pastrimit.

    Imagjinoni, firma merrte nga Bashkia plot 48 milion leke te reja (ose 480 milion te vjetra) ne muaj per ate sherbim qe bente. E imagjinoni dot se per ç’fare shumash behej fjale ? Te gjithe e dine se tenderat e pastrimit jane ata qe gjenerojne me teper para (te thata).

    Por Rama perveç halleve te Bashkise, ka edhe kungullin tjeter per te mbajtur, ka edhe PS-se dhe programin e saj (tij) elektoral : ndaj s’po i kerrcet fort me plehrat e Tiranes, as Koleret qe mund te perhapet.

    =================================================================

    BalkanWeb.com

    Programi qeverisës i socialisteve, gati në korrik

    Ky është synimi që i kanë vënë vetes drejtuesit socialistë, që do të ndihmohen edhe nga kolegët e tyre evropianë, për të përgatitur mirë rrugën për të ardhur në pushtet

    Programi qeverisës i Partisë Socialiste pritet të bëhet publik në muajt qershor-korrik të këtij viti. Ky është synimi që i kanë vënë vetes drejtuesit socialistë, që do të ndihmohen edhe nga kolegët e tyre evropianë, për të përgatitur mirë rrugën për të ardhur në pushtet në vitin 2009. Sekretari për programin në PS, Andis Harasani pohoi për ‘Gazeta Shqiptare’, se “në 30 janar do të vijnë në Shqipëri një grup ekspertësh nga socialdemokratët gjermanë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në hartimin e projekt-programi”.

    Por, “ndërkohë jemi duke kontaktuar me të tjerë ekspertë të së majtës evropiane nga vende të ndryshme dhe sapo të kemi konfirmimet përfundimtare do t’i bëjmë publike”, - u shpreh Harasani. Sipas tij, këta bashkëpunëtorë që pritet të vijnë, kanë qenë liderë në vendet e tyre. Ka mes tyre ish-kryeministra, ministra, deputetë, të cilët do të japin mendimet për hartimin e këtij dokumenti të konsideruar tepër të rëndësishëm nga kreu Edi Rama.

    Mendohet që projekti i parë i programit të jetë gati në muajt qershor-korrik të këtij viti, për të marrë më pas edhe mendimet, vërejtjet derisa dokumenti të shpaloset pjesë-pjesë gjatë vitit elektoral para zgjedhjeve të vitit 2009, kur PS-ja pretendon të rimarrë pushtetin e humbur në 3 korrik 2005. Ndihmësit e drejtuesve dhe ekspertëve socialistë do të vijnë edhe nga partitë e majta në Itali, Austri, PASOK-u në Greqi, nga Rumania, apo laburistët e Anglisë, por gjithsesi priten ende konfirmimet e tyre, në mënyrë që grupi i asistentëve të plotësohet.

    Hartimi i programit qeverisës është edhe një nga pikat e kalendarit politik, të miratuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare për periudhën janar-qershor 2008. Po në këtë periudhë fillon edhe përgatitja për zgjedhjet e vitit 2009.

    Cekani rrifka aty ku thot Toko, tek marrja e pushtetit ne 2009, po s’po i pals njeriu ça problemesh ka Tirana

  41. Idris thotë:

    6 January 2008 @ 6:37 pm

    Tjerrje ,tjerrje ,tjerrje ose si thonte M.Luarasi :”merr dhe jep e qep e cqep”.
    Per hir te nje fare tolerance nga ana e admin ne drejtimin tuaj per ceshtje “kalamajsh” JU po merreni me nje teme ku si filosofe te thelle keni kuptuar qe :
    INTERNACIONALJA SOCIALISTE ka konspiruar dhe po konspiron me ceshtjen PLEHRA ose heqjen e plehrave nga TIRANA-(alias P.U.S.H.T-eti MIXHES).
    Tani s’ka mbetur gje tjeter vetem te beni specifikimin e lloit te plehrave,te te ciles ngjyre e lloj dominojne me teper……
    Dhe une si plaka NURIHAN po ua lehtesoj parashikimin…:D :D :D
    Po qe se kane ngjyre ROZE-komploti eshte ne favor te PS…
    Po qe se ngjyra anon nga BLU komploti eshte ne interes te PD….
    Ja u lehtesuat edhe per fitoren e 2009.

  42. Zana thotë:

    6 January 2008 @ 9:51 pm

    RRofte Z.Filimon,kryetari i bashkise sone(i perjetshem me ndihme te Zotit)

  43. Peshku Fluturues thotë:

    6 January 2008 @ 10:39 pm

    NAPOLI,CASSONETTI IN FIAMME RIVOLTA CONTRO IMMONDIZIA

    Nei paesi chiusi uffici e mercati, superordinanza del governo
    che proroga lo stato d’emergenza in vigore già da nove anni
    di ELEONORA BERTOLOTTO

    NAPOLI - La notte, ancora una volta, è stata piena di roghi. Hanno incendiato i cassonetti da Ponticelli a Fuorigrotta, da un lato all’altro della città, con una foga sacrificale che non si conosceva da anni. Cassonetti sotterrati dall’immondizia accumulata per giorni si presentano ora deformi, con le bocche spalancate, tra i resti carbonizzati del festino notturno.

    Il centralino dei vigili del fuoco è andato in tilt, sommerso dalle chiamate. Chi chiede un intervento si mette in lista. Qualcuno provvede a spegnere le fiamme da sé, qualcuno esce di casa in piena notte con i figli, per paura del fumo. I vigili arrivano, quando arrivano, scortati dalla polizia. “Siamo di fronte a una forma nuova di disordine”, dice da Roma il ministro Pisanu. E il vicepremier Fini: “La questione rifiuti in Campania ha superato i limiti della decenza”. In serata il consiglio dei ministri prorogherà di un altro anno, fino al 2004, l’emergenza e varerà una superordinanza destinata a rafforzare il ruolo di Bassolino, presidente della Regione e commissario ad acta.

    La città si interroga sui roghi. Chi appicca il fuoco, lo fa con metodo: file di cassonetti si trasformano in immensi falò, che sfiorano i primi piani delle case. Succede nei paesi, in periferia, ma anche in zone borghesi come Fuorigrotta, dove il presidente della circoscrizione chiede di chiudere le scuole, visto che molti incendi scoppiano presso gli istituti, costringendo i bambini a camminare tra i fumi tossici. Da Palazzo San Giacomo rispondono che, se la situazione non migliorerà, le scuole chiuderanno anche a Napoli. Chi sono i piromani? Solo gente esasperata? Possibile. O al soldo della camorra, come denuncia Bassolino? Probabile, perché alla fine si dovranno sostituire i cassonetti squagliati. Così nei paesi, vigili e polizia di notte viaggiano a fari spenti, nel tentativo di mettere le mani su chi appicca il fuoco. Ne hanno preso solo uno, a Pianura. E’ un pensionato. Dice. “Non ne potevo più di quella puzza”.

    La situazione è tale che il sindaco Rosa Russo Iervolino rivolge un appello ai napoletani: “Non c’è pericolo di infezione, e i roghi aggravano solo l’inquinamento dell’aria”. Ma l’impazzimento è generale e ieri, mentre i consiglieri di An occupano la sala giunta sostenendo che “la città va pulita sempre”, i disoccupati organizzati incendiano, in pieno giorno, i cassonetti sul lungomare, mentre un commando in Vespa costringe un camion a scaricare l’immondizia in via Chiatamone, nel cuore di Napoli, provocando tra l’altro un ingorgo che paralizza il traffico.

    Maggio dei monumenti, uno spettacolo surreale, con il circuito dei Decumani, su cui si affacciano decine di chiese, lambito dalla marea montante della spazzatura. Turisti con i fazzoletti premuti sul viso, esterrefatti e anche un po’ divertiti (”La solita Napoli”), mentre a Santa Lucia, sede della Regione, si studiano strategie d’intervento su una vicenda senza uscita: nella notte la Procura di Nola ha sigillato il deposito di Terzigno, nel Parco del Vesuvio, dove il Commissariato straordinario per l’emergenza, in pieno affanno dopo settimane di crisi, aveva deciso di stoccare le balle di immondizia già trattata e destinata (quando ci sarà) all’inceneritore. Chiusa quella porta, Napoli riapre un sito temporaneo di stoccaggio, cioè una quasi-discarica, ma a tempo. E qua e là nei comuni dell’hinterland, che stanno anche peggio del capoluogo, si vedono camion di spazzatura, dice la gente, “partire pieni e tornare vuoti”. Poiché sversatoi legali non ce ne sono più, l’immondizia sta trovando altre vie d’uscita. Anche nel parco del Vesuvio, tutelato dalla procura di Nola con quel suo provvedimento a sorpresa su Terzigno che manda in bestia Bassolino: “Si tratta di un atto ingiusto e illegittimo”.

    La crisi è spaventosa soprattutto nell’area a nord di Napoli e nella fascia vesuviana. Grossi comuni hanno chiuso scuole, mercati, uffici. E’ accaduto, per esempio, a Torre Annunziata dove il sindaco ha emesso l’ordinanza “per evitare epidemie”, ma è stato costretto a mandare in forze vigili, Guardia di finanza e polizia per domare la protesta degli ambulanti. Città semideserte, perché la gente evita di uscire. Ieri, con le scuole chiuse e un caldo già quasi torrido, si incontravano ben pochi bambini per strada: topi, scarafaggi e paura delle malattie mortificano anche la voglia dei giochi.

  44. Lefti thotë:

    7 January 2008 @ 12:23 am

    Faleminderit Peshku Fluturues,

    kjo tregon skenarin se ku mund te perfundoje Tirana nese gjendja vazhdon edhe ca dite keshtu …

    per me teper :

    http://img220.imageshack.us/img220/1534/index4hf2.th.jpg

  45. Lefti thotë:

    7 January 2008 @ 12:54 pm

    Kryetari i Bashkisë, “ Lot dhe ditar kronkrondili ” ?! …

    Martin Leka — Gazeta ” Panorama “

    Që Tirana është mbushur me plehra, kjo tashmë dihet e shihet. Por që Kryetari i Bashkisë, përgjegjësi kryesor për gjendjen e pastrimit në qytet, do na çudiste në këtë farë feje qysh në fillim të vitit të ri, këtë askush s’e kishte menduar ?! …

    Dikur, në kohë fushatash elektorale, mbaj mend që shpeshherë, gjeja poshtë derës ose në korridor bashkë me njoftimet për kurse të ndryshme, njoftimet për punime hidraulike apo zhbllokim banjoje, katalogë mobiliesh të firmave të ndryshme, ulje çmimesh të artikujve të ndryshëm, edhe ndonjë fletëpalosje apo ndonjë letër në zarf të Kryetarit të Bashkisë, me fjalë shumë të bukura e dashamirëse për qytetarët e Tiranës të tipit “bashkë për Tiranën” ! Dje, në të gjithë shtypin e ditës, si një qarkore e vërtetë, në të gjithë shtypin, diku si editorial e diku si opinion, diku në mes e diku në qoshe, një letër që Edi Rama u shkruan kryeqytetasve për plehrat.

    Kjo nuk ka shumë rëndësi, por problemi qëndron në faktin se sa qytetarë kanë mundur të blejnë shtypin dje dhe sa të informuar janë ata me ato që u shkruan në letër kryetari i bashkisë. Në formë të përmbledhur, po ju bëj me dije të gjithëve se:

    -kryetari i bashkisë është mjaft i shqetësuar për gjendjen e plehrave në pjesën perëndimore të kryeqytetit, ose më saktë, në zonën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në daljen e Tiranës drejt Durrësit e Shkodrës…
    -kryetari i bashkisë është i njohur me gjendjen, të cilën e konsideron skandaloze… të patolerueshme…
    -kryetari i bashkisë është i bindur në ndërgjegjen e tij se secili prej qytetarëve të Tiranës do t’i thotë atij: “Ç’i do llafet zoti kryetar, na pastro plehrat” !
    -kryetari i bashkisë justifikohet se kompania që ka këtë zonë pastrimi ka mbaruar kontratën dhe se problemi i vërtetë qëndron tek APP, Agjencia e Prokurimit Publik ka anuluar padrejtësisht dy tenderat e organizuar nga bashkia…
    -kryetari i bashkisë thotë se kompania përgjegjëse për pastrimin e zonës problematike nuk bën përpjekje për largimin e mbeturinave me gjithë gjobat e vëna nga ajo…
    -kryetari i bashkisë thotë diku në letër se kazanët janë të dëmtuar…
    -kryetari i bashkisë thotë se problemi i tenderimit është në gjyq dhe gjyqet zgjasin me vite…
    -kryetari i bashkisë thotë se qytetarët nuk paguajnë taksën e pastrimit, sepse nëse do ta paguanin, gjendja nuk do të ishte e tillë…
    Kujt i qahet Kryetari i Bashkisë? “Ç’i duam llafet zoti kryetar, na pastro plehrat” ! Në fund të letrës, kryetari i bashkisë thotë se ky “plehërizim” i Tiranës është një shans për të kuptuar se si plehrat do të pastrohen në vitin 2011…

    Kjo është me pak fjalë ajo që shkruan Edi Rama në letrën e tij drejtuar qytetarëve të vet. Nuk e di saktë se çfarë efekti publik do të mund të kishte një letër e tillë publike, por për çdo qytetar normal, asgjë dhe asnjë nga arsyet që na servir kryetari i bashkisë nuk e justifikon dot këtë ndotje të tmerrshme të Tiranës. Dhe jo vetëm të zonës perëndimore… Asnjë qytetari nuk i duhet dhe nuk i interesojnë gjyqet e interesave, askujt nuk besoj se i duhen dhe i interesojnë proceset e tenderimit, të cilat kanë një nam kaq të keq në këtë vend, sa edhe në laborator kimik po të zhvillohen, prapë do të përfliten me mosbesim.

    Askujt nuk i duhen mosmarrëveshjet e bashkisë me qeverinë dhe askujt nuk i intereson se cila “ia fut duart” tjetrës në pupla apo diku tjetër… Shumicës së qytetarëve që paguajnë taksat rregullisht nuk i duhet asgjë dhe asnjë justifikim pse dikush nuk paguan, që të kundërmojë era pleh rrugëve nga ecën e shkon…

    Kryetari i Bashkisë na çon shumë larg në premtime, duke e bërë situatën më pesimiste në vend të shpresës, kur thotë se do ta bëjë Tiranën kampion të pastrimit në vitin 2011. Mbaj mend se premtimi i Ramës në zgjedhjet e para ishte pastrimi i Tiranës për 100 ditë. Tani na ofron katër vjet?!… Eshtë pak a shumë si puna e leximit të ditarit të kronkrondilit!…

    Bashkia dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ky duket se është problemi i vërtetë i Ramës. Një problem, ku këto dy poste nuk mund kurrsesi të komplementojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, duket se përjashtojnë njëra-tjetrën, përderisa punët po shkojnë kështu siç po i shohim. Sepse duket sikur plehrat filluan të na mbysin që kur Rama filloi aventurën partiake të politikës mjedisore fshatrave të Shqipërisë.

    Paradoks i madh ky, apo jo?!

  46. Cheney thotë:

    7 January 2008 @ 1:09 pm

    ”Paradoks i madh ky, apo jo?!”

    Jo dhe aq!
    prej, se shpejti, tre vjetesh, ne parlament, ministrira dhe se fundi edhe ne presidence, jane ‘alokur’ lloj lloj these plehu.. Nga ata qe i bejne kazanet e plerave te duken sikur mbajne ere ”Pupa”..

  47. M O Z A thotë:

    7 January 2008 @ 1:55 pm

    Ore Cheney,
    Sna the mer car pive atje per festa, apo prape te mbiu ne bark vodka me kafe?
    Po dje u hudh njeri per te kap kryqin ne uje (akull) mer ?
    Apo nuk festojne ata andej ku je ti me kalendar julian ?

  48. anonymus thotë:

    7 January 2008 @ 6:34 pm

    Llukan, te lutem, beji ze ketij qe ka msu’ me bo’ copy-paste se na cmenni! Ose t’pakten lutju me bo’ nji si bicim synopsis per ne me ADD :)
    Tesh, per plennat!
    Edi ka faj gjithe diten e gjithe noten. Ka faj sepse s’e ka mennjen n’pune! Cer do me thone “i ka maru kontrata”? Kontrata duheshe bo’ para 6 mujesh, qe masanej ti leheshe kohe e mjaftushme edhe ankesave/anullimeve/gjyqeve/ ene problemeve t’tjera municipale qe jane pashmangshme.
    Cer do me thone “nuk e zbatojne kontraten” firmat? Pse nuk i ka kriju procedurat e “emergjences” Bashkia ne ksi rastesh? Pse nuk munnet Bashkia me e anullu kontraten? Pse e le veten vetem te gjobat (qe rrezik jane fiktive dhe nuk mblidhen)?
    Une, pavaresisht, do zgjidhja Edin gjithe diten e gjithe noten, ne krahasim me ato kacaket e PD-se. Por durimi jem (dhe i njerezve t’mi n’Teromen teme”) po shterrohet me shpejtesi.
    Njerezit nuk kane asi faj! Njerezit jane t’frustrum. Jane t’inatos; pa uje, pa drita, pa shprese! Mire me kaq! Mire qe e nxjerrin mallgomin vetem me kazonat.
    Se, t’kishte qene noi popull tjeter, ja kishte vone pishen bulevardit, qy ka Treni deri te Garda e Stadiumi,qe ajo spata e facizmit t’duket qy nga aeroplani.
    T’pakten do i bote drite lagjeve njit me bulevardin :)

  49. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 6:38 pm

    E jena plenaxhi-e,
    E nuk na do njeri-e…

    (Folk urban post-SeferDaja) ;)

    PS ka debate mbi titullin, por me gjasa eshte “ne kjo pasterti na ma”

  50. Lefti thotë:

    7 January 2008 @ 7:48 pm

    O emigranti, ty s’te pelqejne kritikat qe ben Martin Leka (dhe qe shumicen e tyre i kisha thene edhe une perpara — prsh puna e “dy kungujve ne nje sqetull”), apo e ke thjesht punen me copy/pastet ?

    Jo, sepse Llukani po ta kishte pa te arsyeshme, e kishte fshire shkrimin tim pa i thene fare ti … apo jo ?

    Hajt shndet :)

  51. emigrant thotë:

    7 January 2008 @ 8:19 pm

    Lefti, a te them nje te fshehte te vogel? Une as e kam lexu fare kete shkrimin, as komentet :D

    Ty personalisht te uroj shnet dhe pare. ne ambjent te paster dhe te kulturuar. Se si tha njoni, nuk pihet shampanje ne hale (ose plehra).

    Sa per plehrat, Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete…. (i kom qejf bejtet une Lefti, se sa per politike as e RR(TM) fare… osht goc e keqe politika, nigjo mu… :) )

  52. Lefti thotë:

    7 January 2008 @ 11:09 pm

    sorry, se e kisha ne fakt me “anonymus” - por mendova se shte i njejti person …

    sorry !

  53. anonymus thotë:

    8 January 2008 @ 12:14 am

    Une kam problem me kopipejstin o lefto! Po te kisha pas’ problem me Mertirin do shkruaja per d.v.-te.
    Dhe une Llukanit ju LUTA, nuk i THASHE. :)
    Po ta keshe lechitur gramen time, do ta shikonje qe une e toi biem dakort ne shume gjera.
    Dhe keshtu do ta kishe kupetuar me cilin e kisha problemin u’…tha. :)

  54. Lefti thotë:

    8 January 2008 @ 12:44 pm

    Atehere ju keshilloj te lexoni artikullin e Besnik Mustafajt botuar ne ditoren “Shqip” te dates se sotme, ku pasi godet ashper “letren” e Rames duke e konsideruar si :

    “Adresimi i tij më duket thellësisht i pasinqertë ndaj qytetarëve të Tiranës, pasi edhe në një situatë të tillë, vërtet të patolerueshme, e që është krejtësisht në përgjegjësinë e tij ligjore, politike dhe administrative, ai gjen rast të bëjë politikën e vet të madhe si kryetar i Partisë Socialiste. Mirë që nuk ia hodhi fajin edhe Fatos Nanos, edhe gjashtë deputetëve socialistë, që votuan për Presidentin Topi !

    Duke shtuar :

    “Rrallë kam parë fjalim më të pasinqertë e më cinik”

    Mustafaj kritikon me te drejte edhe Partine Domokratike, e cila po ben sikur nuk po shef gje, dhe nuk po godet ashper Ramen per skandalin e plehrave dhe me keq, per korrupsionin e mundshem te shkaktuar nga keto tendera; (ndoshta ne emer te bashkepunimit ?! — pazarit te rradhes ?!)

    Gjithsesi, PD duhet te reagoje sa me shpejt, perderisa roli i tyre eshte rol “opozite” ne Tiranen e drejtuar nga Rama. Rol, te cilin nuk e kane kryer deri tani.

    Per me teper :

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=34269

  55. Lefti thotë:

    8 January 2008 @ 1:11 pm

    Edhe Gazeta “SOT” ironizon letren e Rames per justifikimet e tij per gjendjen apokaliptike qe po kalon Tirana si dhe akuzon per lidhje nepotike per te famshmit “Tendera te Pastrimit”

    ==================================================================

    Opozita e zhytur në “mafien e plehrave” 7 miliardë lekëshe

    Monday, 07 January 2008

    Editorial — Gazeta ” SOT ”

    Megjithëse Tirana kishte më shumë se një vit që lëngonte nga ngarkesa e plehrave dhe kutërbimi i tyre, kryebashkiaku Rama u kujtua të reagonte duke ju drejtuar qytetarëve që ta mirëkuptojnë pse paratë e tyre nuk shkojnë në destinacionin e duhur, pastrimin e qytetit nga plehrat. Në letrën e tij kryebashkiaku ynë i nderuar me një ton vajtonjës i qahej tiranasve se ishte Berisha që nuk e lejonte të mblidhte plehrat, pasi ai e ka zhvilluar tenderin, por ky i fundit ja ka bllokuar. E për të vazhduar më shumë në kuisjen e tij kryebashkiaku i kërkonte qytetarëve të Tiranës mirëkuptim në bashkëjetesën e tyre me qelbësirllëkun, pasi viti 2011 do ta gjente Tiranën e pastruar.

    Gjithashtu në vajtimin e tij tragjik Kryebashkiaku i Botës, na njoftonte se ne do të paguanim shumë herë më shumë se kaq pasi që Tirana të ishte e pastër lekët nuk duhet të mungonin.
    Zoti e ndihmoftë kryebashkiakun e qytetit tonë në misionin e tij fisnik të kryepastruesit të qytetit por…
    Biznesi i plehrave tashmë është kthyer në një nga bizneset më fitimprurëse
    . Në shumë shtete të botës janë të implikuara shumë organizata kriminale të cilat kanë shtënë në dorë këtë biznes fitimprurës. Duke qenë se në Shqipëri ky biznes është ende në hapat e parë, një grup njerëzish pranë kryebashkiakut është i interesuar të mbërthejë monopolin e pastrimit të plehrave duke kërkuar me çdo kusht vendosjen përfundimtare edhe në këtë biznes tashmë fitimprurës.

    Kryebashkiaku Rama në letrën e tij nuk ka sqaruar se kush do të jetë shoqëria që do të fitojë tenderin. Çfarë kushtesh dhe beckgroundi ka kjo shoqëri që kërkon të marrë ekskluzivitetin e pastrimit të Tiranës?
    Pse nuk sqaron kryebashkiaku Rama kush është firma e përbashkët dhe ortaku i tij në këtë firmë të krijuar enkas për të pasur një rentë, e cila do të ishte konstante për vetë Ramën dhe një kryetar partie opozitare të cilin kryebashkiaku e ka joshur në aferat e tij ?

    Është e vërtetë se në krye të opozitës mund të ketë debate për shumë çështje, por për një gjë kanë rënë dakord Edi Rama dhe krahu i tij i djathtë tek koalicioni i së majtës: që të dy të kenë monopolin e plehrave të Tiranës. Të dy kanë arritur në përfundimin se plehrat mund të jenë njëkohësisht burim fitimi dhe armë elektorale efikase, prandaj kanë vendosur të hyjnë në biznesin e plehrave me anë të firmave fantazmë të kontrolluara prej tyre. Nuk janë pak, por 48 milion lekë të reja në muaj së bashku me një shtesë prej 20% në fund të vitit të cilat për një vit shkojnë rrumbullak shtatë miliardë lekë të vjetra, të cilat do të vihen në dispozicion të firmave që do të pastrojnë plehrat e Tiranës, dhe të cilat pritet t’i kontrollojnë njerëzit e duetit në kokën e opozitës. Dhe kjo bëhet jo thjesht për të nxjerrë fitime, por edhe për t’ i përdorur plehrat si armë për të terrorizuar qytetarët e Tiranës, atëherë kur i thotë mendja Ramës.

    Dihet shumë mirë se Edi Rama ka qenë pas sabotimit të një projekti italian për ndërtimin e një impianti modern për trajtimin e plehrave në Kashar, që u sabotua pas një fushate të drejtuar nga njeriu i Ramës, Koço Kokëdhima, me pretendimin se do të sillen plehra nga Italia në Shqipëri për t’u përpunuar, gjë që do të shkaktojnë mbindotje të mjedisit. Kur ironikisht, Koço Kokëdhima ka shkaktuar mbindotje të Tiranës sa për dhjetë impiante që do të digjnin këtu plehrat e gjithë Ballkanit, me praktikën e tij të zvarritjes së punimeve në rrugët e Tiranës, tenderat e të cilave ia jep Edi Rama. Edi Rama i ka pasur fondet për ta zbatuar një projekt të tillë si ai i Kasharit, megjithatë nuk e ka bërë këtë, se do t’ i përdorë plehrat si armë politike, në pazaret brenda opozitës dhe me qeverinë.

    Edi Rama, pardje, në një letër të hapur e akuzoi qeverinë se po pengon pastrimin e plehrave të Tiranës, duke mos i hapur rrugë zbatimit të projektit të pastrimit, sipas tenderit të manipuluar nga Rama. Ndërsa të nesërmen Edi Rama, në një deklaratë publike bëri një tërheqje nga qëndrimi i mëparshëm i PS se nuk kishte konsensus për reformat, duke thënë se opozita është gati të japë konsensusin për reformat, në mënyrë që vendit t’ i hapet rruga për të hyrë në NATO. Kështu, Rama po e përdor çështjen e plehrave si kartë në lojën me Berishën për të bërë pazarin: ne të hapim shtegun e NATO-s, ti na hap shtegun e plehrave. Kjo është opozita që e kundërshton ftesën për të qenë pjesë e reformave, me pretendimin se janë dhunuar institucionet e pavarura, dhe pastaj e shet qëndrimin në mbrojtje të institucioneve të pavarura, për hir të institucionit të plehrave.

    Opozita nuk bie dakord për pragun elektoral, por për një gjë ka rënë dakord, që plehrat të arrijnë deri tek pragu i shtëpive të qytetarëve të Tiranës.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com