Rama leter Rupelit: Presidenca Sllovene ne BE shans per Ballkanin

Balkanweb

Ne si shqiptare, kemi shpresa te medha ne presidencen e vendit tuaj, ashtu si dhe te ju personalisht, eshte shprehur kryetari i PS-se Edi Rama.

Mendoj se tani ne Ballkanin perendimor ka nje moment, i cili mund te ndryshoje njehere e mire fatet e tij, dhe roli I Sllovenise per t’i garantuar rajonit nje perspektive Europiane eshte historik. Keshtu I eshte drejtuar me ane te nje letre Kryetarit te radhes se Presidences se BE-se z.Dimitrij Rupel, njeheresh Minister i Jashtem i Sllovenise, kreu I Partise Socialiste shqiptare Edi Rama. Ne si shqiptare, kemi shpresa te medha ne presidencen e vendit tuaj, ashtu si dhe te Ju personalisht. Jemi te bindur se gjate presidences se vendit tuaj ju do te arrini ate çka shprehni ne mesazhin tuaj me rastin e marrjes se kryesise se rradhes e konsideroni si “ sinergji miqesie, partneriteti, fqinjesie te mire, dialogu, respekti, mirekuptimi dhe solidariteti.”–shkruhet nder te tjera ne letren e kryesocialistit. “Perfitoj nga rasti te riperseris vullnetin e palekundur te Partise Socialiste te Shqiperise per te punuar me ngulm ne kapercimin e detyrave me urgjente qe perballet vendi yne sot; siç eshte reforma ne sistemin elektoral dhe ate te drejtesise, forcimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, forcimi e konsolidimi i institucioneve demokratike dhe krijimi i nje klime politike te shendoshe, - te gjitha keto, gure themeltare ne rrugen e integrimit te vendit ne BE dhe NATO-shprehet Rama I cili nuk harrruar ne kete leter as ceshtjen e Kosoves. Duke shprehur qendrimin e opozites shqiptare, per nje Kosove te lire e te forte dhe nje Serbi demokratike me nje te ardhme te qarte euro-atlantike, kreu socialist nenvizon se opozita eshte e impenjuar dhe e angazhuar per te punuar ne ruajtjen e rolit moderator te Shqiperise ne rajon. (news24)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. shqipo thotë:

    4 January 2008 @ 11:09 pm

    ” per nje Kosove te lire e te forte ”
    Eh , cna ka gjet neve .

  2. CCCP thotë:

    5 January 2008 @ 8:34 pm

    Prap pa kapele Rama?
    E dashka kosoven e lire ky?
    Eshte e dyta here qe shprehet ne favor te pavearsise kaq haptaz! - E patolerueshme!!!!

  3. Cajupi_junior thotë:

    5 January 2008 @ 8:43 pm

    Hehheeeee Gorbacowit i paska dale Vodka !

  4. alfonci thotë:

    6 January 2008 @ 9:29 pm

    Pse te mos flase haptazi per pavarsine e kosoves, eshte shqipetare dhe don te mbrojte te drejtat e vellezerve kosovare. Spo i kuptoj aspak komentet tuaja qe keni derguar ju siperfolesit. Jeni shqipetare ju apo jo ore vellezer?
    Sju intereson kosova si nje ceshtje e dites, si problemi me madhor per te cilin te gjithe duhet te shqetesohemi dhe te shpresoj me ngulm ne pavarsine e saj?

    Nese te gjitha keto nuk jane ne interesin tuaj, e kote te keni nderin te quheni bije te shqipes, shqipetare. Turp per cuna te tille qe gjithe jeten i jane shitur armikut dhe i kane shkaktuar plage te pasherueshme atedheut.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com