Një rrënjë kundër urisë - Viti ndërkombëtar i patates

Ferena fon Kajc
Deutsche Welle
03.01.2008

E shëndetshme, e lirë dhe e lehtë për t’u kultivuar - Kombet e Bashkuara e kanë shpallur vitin 2008 vitin e patates me synim shpërndarjen e rrënjës së ushqyeshme në të gjithë botën.

“Patatet më pëlqejnë shumë. Më shumë më shijojnë me salcë domatesh por me to mund të bësh edhe sallatë patatesh apo shumë gjellë të tjera”, thotë Marilen. Ndërsa Olivia vlerëson leverdinë e perimes: “Patatet nuk janë të shtrenjta. Me to mund të sajosh shumë gjellë, janë të shëndetshme dhe kanë shije të mirë.”

“Patatet janë edhe shumë të lira dhe njerëzit e varfër që nuk kanë shumë para mund t’i blejnë. Ato janë të shëndetshme dhe nuk kushtojnë”, shton Marilen.

Patatet nuk po shkëputen dot nga epiteti i gjellës së të varfërve. Kështu nuk është për t’u habitur që vendet e industrializuara 300 vjet pas marshimit triumfal të patates po humbasin interesin ndaj këtij ushqimi bazë, të paktën në formën e tij të thjeshtë të papërpunuar. Në të njëjtën kohë patatja po pushton pjesën tjetër të botës, në radhë të parë vendet në zhvillim mendon Ne Bambi Lutaladio nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë në Kombet e Bashkuara në Romë, që koordinon “vitin e patates”:

“Patatet mbillen në të gjithë botën dhe pas drithrave, orizit dhe misrit zënë vendin e katërt në listën e ushqimeve bazë me 315 milionë tonë prodhim në vit. Nga këto gjysma prodhohen në vendet në zhvillim. Ndërkohë prodhuesit më të mëdhenj të patateve në botë janë Kina dhe India. E megjithëse konsumi i patates në Evropë vazhdon të jetë më i larti edhe në vende si Afrika konsumi tradicionalisht i ulët gjatë dhjetë vjetëve të fundit është dyfishuar.” Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Gjatë vitit 2005 një europian ka konsumuar mesatarisht 96 kilogram patate në vit, ndërkohë që mesatarja për një afrikan ishte vetëm 14 kilogram. Por sipas specialistëve të Organizatës Botërore për Ushqimin FAO konsumi duhet të rritet dukshëm në rradhë të parë për faktin se kushtet e kultivimit dhe vlerat ushqimore të patates duken se janë shumë të përshtatshme për të luftuar problemet e ushqimit në vendet në zhvillim.

“Patatja ngop të uriturit. Ajo është një zgjidhje ideale atje ku mungon tpka bujqësore. Kultivimi i patates siguron një sasi të madhe ushqimi brenda një kohe të shkurtër. Mbledhja e patates është e mundur pjesërisht edhe 90 ditë pas mbjelljes. Veç kësaj ato janë një burim i mirë energjie, përmbajnë shumë vitaminë C, pak yndyrë, shumë kalium dhe kalcium në masën e duhur”, thotë Ne Bambi Lutaladio. Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Por pikërisht në vendet në zhvillim për luftimin e insekteve të dëmshme dhe sëmundjeve të patatespërdoren sasi të mëdha pesticidesh. Kombet e Bashkuara për këtë mbështesin shkolla për bujqit në të cilat ata mësojnë të luftojnë insektet e dëmshme me gracka për insekte apo armiqtë e natyrshëm të tyre si p.sh. grenxat parazitare. Me këto metoda përdorimi i këtyre metodave redukton në mënyrë të ndjeshme pesticidet.

Për specialistët e ushqimit të Kombeve të Bashkuara përhapja e kultivimit të patates është një shans i mirë për të luftuar urinë në rritje në botë. I vetmi disavantazh i patates është se, në varësi të metodës së përpunimit, jo vetëm të ngop, por edhe të shëndosh.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. edrus thotë:

    5 January 2008 @ 6:51 am

    Patatja është dhe bukë dhe gjellë

    O ka qënë trap Ai tjetri që s@kemi lënë fjalë pa i thënë… o ka qënë shumë më i mënçur se kta të tjerët që zbuluan sot pataten :P

  2. Idris thotë:

    5 January 2008 @ 8:10 am

    Eshte KOHE e INJORANCES z.EDRUS dhe nuk karendesi per cfare flet..RENDESI ka qe edhe me i humburi dynjase duke share e mallkuar te shkuaren e afert,te jete pak “anti” dhe keshtu me injoranti merr vlera.
    Eshte interesant te shikosh te pakten ketu ne New York..me nje vezhgim fare te thjeshte ,BAZA e cdo te USHQYERI eshte PATATJA ne 100 mije forma e lloje te pregatitura.Thua te jene kaq injorant dhe per me teper KOMUNISTE qe kane digjuar ENVERIN????
    Ndoshta nga reklamat me intensive dhe me te larmishme jane ato qe rekomandojne llojshmerine e konsumit te saj .Thua qe te jene me frymezim komunist?
    Apo vete Patatja duhet te jete produkt i Komunisteve dhe si e tille duhet te MOS HAHET nga anetaret e PD?

  3. rual thotë:

    5 January 2008 @ 8:35 am

    Eh… La patatina tira e ka thane edhe Rocco Siffredi

  4. Pjer Thomas thotë:

    5 January 2008 @ 12:23 pm

    Le te shpresojme se EU do ta rrisi subvencionimin ne uljen e çmimit te patates, çmim qe ka arritur nga 30 cent deri ne 70cent per kile, nderkoh qe dikur patatja shitej 8 cent deri 25 apo 30 cent maksimumi.

  5. ados thotë:

    5 January 2008 @ 8:34 pm

    Huh Patatja…sa jete ka shpetuar kjo e mjere ….

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com