National Geographic: Shqipëria, destinacioni kryesor për turizmin këtë vit

Nga Rildo Ngjela
Gazeta Tema
4 Dhjetor 2007

Revista National Geographic Adventure ka shpallur destinacionet kryesore për gjashtë lloje ambientesh për vitin 2008, por dhe më tej. Mes tyre është dhe Shqipëria, e cila për turistët e huaj, sipas vlerësimit të revistës ofron ujin, si mënyrën më të mirë për të bërë turizëm.

Duket se komunizmi ka bërë një të mirë, ka ruajtur të paprekura disa nga zonat më të bukura në vend. Të paktën kështu vlerëson revista prestigjioze, e cila fton turistët të vizitojnë vendin tonë. Për të bërë një krahasim për çka do të gjejnë, revista merr si shembull Kroacinë, pak përpara bumit turistik. Redaktorët e kësaj reviste, duke shpjeguar arsyet pse kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion kryesor, thonë se ajo afron një pasuri arkeologjike unike, por nuk mungojnë as malet, si pjesë tjetër e natyrës. “Falë qeverisjes totalitare për më shumë se pesë dekada nga komunistët, vendi origjinal bregdetar ka humbur shumë nga zhvillimet që pasuan Europën e pas luftës së Dytë Botërore. Me reforma demokratike në rrugë e sipër, vizitorët e parë, si zogj pranvere po mësyjnë në bregdetin me rërë të bardhë të Adriatikut, si dhe drejt vendeve arkeologjike, rrëzë maleve. Mendoni Kroacinë para bumit turistik,” thuhet në revistë.

Revista fton turistët që të vizitojnë edhe Kolumbinë. “Ndërkohë që presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka qenë i zënë, duke vjedhur vendin kryesor në lajmet nëpër botë, komshiu i tij në Ande po ul tonet qetësisht, dhe turizmi po ngrihet ndjeshëm,” thekson National Geographic.

Përsa i përket dëborës, destinacioni i përzgjedhur nga revista, është një ishull në Norvegji. “Ishulli Arktik, ka fituar famë së fundmi si niveli zero në debatin për klimën. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse shumë vizitorë kanë mësyrë këtë vend. Vendi ka disa nga akullnajat më të famshme në botë, dhe është i pasur në fauna. Fjorde të mrekullueshme e rrethojnë atë,” thuhet në shpjegimin për arsyet që kanë sjellë përzgjedhjen e këtij ishulli.

Duket se një nga arsyet kryesore se përse është bërë përzgjedhja është dhe akomodimi që u bëhet turistëve. Vendet ku kanë nisur lulëzimin hotele dhe resorte të mëdha janë përzgjedhur nga national Gerographic. “Është ajo që pritet në një vend shumë pak të populluar për sipërfaqe, dhe të mbushur me rrypa tokë të shkretuar, stepa dhe male të mëdha. Por një nga arsyet kryesore pse duhet të ndërmerrni një udhëtim të tillë është dhe hapja e një hoteli luksoz brenda Gorkhi-Terelj National Park,” kështu thuhet për Mongolinë.

Për pyjet, si destinacion është përzgjedhur Senegali. “I mbushur me pyje, Senegali është një vend ideal dhe për safari. Rreth e qark vijëzojnë plazhe të pastra, si dhe zona të izoluara për tu zhytur. Një gjeneratë e re udhëtarëtsh po rizbulojnë bukurinë e këtij vendi, së bashku me një seri hotelesh luksozë të ndërtuara në vend,” thekson revista.

Për malet: Kolumbia
Ndërkohë që presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka qenë i zënë, duke vjedhur vendin kryesor në lajmet nëpër botë, komshiu i tij në Ande po ul tonet qetësisht, dhe turizmi po ngrihet ndjeshëm.
Me qytetet e mrekullueshme të epokës koloniale, fshatrat e lara në të bardhë, kafet e vogla dhe plot shije nëpër fshatra, si dhe me një infrastrukturë për turizmin, gjithmonë në rritje, Kolumbia një ditë do ia kalojë Kosta Rikës në garën për të mbledhur para nga turizmi.

Për ujin: Shqipëria
Falë qeverisjes totalitare për më shumë se pesë dekada nga komunistët, vendi origjinal bregdetar ka humbur shumë nga zhvillimet që pasuan Europën e pas luftës së Dytë Botërore. Me reforma demokratike në rrugë e sipër, vizitorët e parë, si zogj pranvere po mësyjnë në bregdetin me rërë të bardhë të Adriatikut, si dhe drejt vendeve arkeologjike, rrëzë maleve. Mendoni Kroacinë para bumit turistik.

Për pyjet: Senegal
I mbushur me pyje, Senegali është një vend ideal dhe për safari. Rreth e qark vijëzojnë plazhe të pastra, si dhe zona të izoluara për tu zhytur.
Një gjeneratë e re udhëtarëtsh po rizbulojnë bukurinë e këtij vendi, së bashku me një seri hotelesh luksozë të ndërtuara në vend.

Për dëborën: Spitsbergen, Norvegji
Ishulli Arktik, ka fituar famë së fundmi si niveli zero në debatin për klimën. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse shumë vizitorë kanë mësyrë këtë vend. Vendi ka disa nga akullnajat më të famshme në botë, dhe është i pasur në fauna. Fjorde të mrekullueshme e rrethojnë atë.

Për shkretëtirën: Mongolia
Është ajo që pritet në një vend shumë pak të populluar për sipërfaqe, dhe të mbushur me rrypa tokë të shkretuar, stepa dhe male të mëdha. Por një nga arsyet kryesore pse duhet të ndërmerrni një udhëtim të tillë është dhe hapja e një hoteli luksoz brenda Gorkhi-Terelj National Park. Parashikohen ekspedita duke imituar rrugëtimin e të famshmit Genghis Khan.

Për udhëtime me makinë: India
Me pak a shumë 30 rezerva rreth e qark vendit, tigrat e bengalit janë drejt zhdukjes. Por dy rrjete hotelesh kanë marrë përsipër të krijojnë dhe rezervate të mëdha natyrore për konservimin e specieve në zhdukje. Distancat mes tyre krijojnë një circuit të jashtëzakonshëm.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. Ina thotë:

    5 January 2008 @ 1:11 am

    po per qef?

  2. WASU thotë:

    5 January 2008 @ 1:21 am

    Per qejf kudo, mjafton te dish si te besh qejf ;) !!

  3. olti thotë:

    5 January 2008 @ 2:00 am

    Te ishte ndonje shkrim negativ do ishin bere nja 20 komente ketu deri tani dhe brenda javes do ishte bere shkrimi me i lexuar dhe komentuar ;)

  4. CPCP thotë:

    5 January 2008 @ 2:09 am

    ca do me thene ti olt qe shqiptaret duan vetem zi?
    Apo nuk mendon NJE PARAGRAF online i seksionit ADVENTURE te NG nuk e ben automatikisht shqiperine destinacionin turistik te vitit? Arriten titanet.
    rildoja eshte treguar shume bujar qe e ka nxjerre kete “keshille” nga obskuriteti per ta trupetuar sikur vertet shqiperia eshte destinacioni kryesor i vitit.

    http://www.nationalgeographic.com/adventure/best-of-adventure-2008/destinations.html

    Hajt te ngopemi me llafe. 20,30 sa komente te duash. pastaj, deshira juaj per te diktuar debatin me ben me prerje barku.

  5. Pjer Thomas thotë:

    5 January 2008 @ 12:19 pm

    Me interes do ishte qe dhe televizioni me te njejtin emer , te jipte pamje nga Shqiperia.

  6. gjon cima thotë:

    5 January 2008 @ 2:01 pm

    Neqoftese ka nje gje te rreme per Shqiperine eshte qe “fale regjimit komunist….”. E kam pare edhe ne nje advertisment te qeverise shqiptare ne revisten Fortune.

    E verteta eshte ndryshe. Komunistet, si te gjithe injorantet ne bote, e rrenuan ambientin ne Shqiperi: Ujrat e zeza te gjithe qyteteve bregdetare derdheshin ne det, ndermarrjet kimike i derdhnin ne det te gjitha mbeturinat…pyjet u prene per te shitur lende druri per nje fraksion te vleres se tregut ( ne Skandinavi per te prere nje peme qe pengon rrugen eshte gati e pamundur), u perdoren pesticide ne permasa kriminale per te rritur prodhimin e dritherave dhe zarzavateve pa menduar kurre per nivelin e rrezikshem te kancerogjeneve…

    Regjimi komunist ishte regjimi i injoranteve. Kur perloteshin ( per shkak te nervave te dobeta) ne raste pervjetoresh thonin: “beme me te miren qe dinim…por edhe armiqte na sabotuan”.

    Genjeshter. çfare bene ata me njerezit qe dinin: thjesht i eleminuan. Te dije ne Shqiperine e asaj kohe ishte faj.

    The rest is history.

  7. M O Z A thotë:

    5 January 2008 @ 8:13 pm

    Mes tyre është dhe Shqipëria, e cila për turistët e huaj, sipas vlerësimit të revistës ofron ujin, si mënyrën më të mirë për të bërë turizëm.

    Epo ujin xhanem se toka eshte bere me sybet, te mos shkelesh eshte bere.
    Rildo, po cne me NG ti, je akoma zedhenes ke administrata hajdute apo te kane heq qafe ?
    Qysh dul plani sivjet ?
    Po ajo gjoba e TCH u mblodh apo “e rregullut” muhabetin ?
    :-)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com