Nafta arrin çmimin rekord $100 për fuçi në bursën e Nju Jorkut

Mil Arsega
Zëri i Amerikës
03-01-2008

Çmimi i naftës arriti dje nivelin rekord, 100 dollar për fuçi në bursën e Nju Jorkut, ndërkohë që kërkesa për naftë në mbarë botën vazhdon të jetë e lartë. Ekonomitë në zhvillim të Kinës dhe Indisë kanë ndikuar në rritjen e çmimit të naftës gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që tensionet në vendet prodhuese të naftës si Nigeria dhe Irani kanë shtuar spekulimet se kërkesat për naftë do të jenë më të larta se ofertat.

Çmimi i naftës u rrit më shumë se katër dollarë për fuçi të mërkurën duke e çuar për pak kohë çmimin e një fuçie në 100 dollarë para se ajo të binte në 99 dollarë e 61 centë. Çmimi i ri rekord erdhi pas disa javë ngritjesh të shkaktuar nga tensionet e vazhdueshme në vendet prodhuese. Pavarësisht se ende nuk janë materializuar shqetësimet spekulative rreth mungesës të furnizimit, kjo nuk i ka ndaluar blerësit që të ngrenë çmimin e naftës.

Shtëpia e Bardhë e pranon se këto çmime kanë ndikuar negativisht tek konsumatorët. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk do të preken rezervat kombëtare për të ndikuar tek ulja e çmimit. “Prekja e përkohshme e rezervave nuk do ul ndjeshëm çmimet. Kjo dihet nga e kaluara,” thotë zëdhënësja.

Rezerva strategjike ka thuajse 700 milionë fuçi naftë për përdorim në raste emergjente. Zonja Periono thotë se plani i presidentit për 2008-tën është që të vazhdojë të nxisë kongresin që të miratojë ligje për të pakësuar vartësinë e Amerikës tek nafta e importuar dhe për të shtuar përdorimin e burimeve alternative si etanoli.  “Duhet gjetur një mënyrë për shtimin e prodhiumit të naftës në Amerikë duke mos ndikuar tek mjedisi, në mënyrë që të shtohet oferta në treg, ndërkohë që kërkesat për naftë në botë po rriten.”

Analistët thonë se çmimet e larta të naftës pasqyrojnë shtimin e madh të kërkesave për energji në Kinë dhe Indi si dhe investimet e pamjaftueshëm në nxjerrjen e saj. Pavarësisht ndikimit psikologjik dhe historik të çmimit 100 dollarë një fuçi, analistët thonë se ky çmim është i krahasueshëm me çmimet rekord të naftës në vitet 1980, po të merret parasysh edhe inflacioni. //ad//

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. Ilir thotë:

    4 January 2008 @ 1:44 pm

    Per mendimin tim e vetmja menyr shpetimi esht makina me gaz…impianti kushton diçka (ketu nga un rreth 1000-1500 euro, nga te cilat nje pjes ti financon qeveria) por ama me kalimin e kohes e vetpaguan veten.

  2. bacterius thotë:

    4 January 2008 @ 10:07 pm

    Ky eshte lajm vetem per te ngjallur sensacion. Asgje racionale nuk eshte thene ne kete shkrim. Cmimi $100/fuci erdhi si pasoje e nje aksioneri i cili donte te futej ne histori si personi i pare ne bote qe bleu nje fuci nafte per $100. Ai bleu vetem nje numer jashtezakonisht te vogel fucish dhe e shiti kete menjehere brenda disa sekondash per cmimin $99.6/fuci duke humbur nje shume totale prej me pak se $600. Cmimi erdhi duke u ulur pjesen tjeter te dites.

    Keto jane llojet e lajmeve qe perhapin panik te kote. Nafta eshte akoma relativisht e lire, pavaresisht nga buja e madhe nuk ka asnje lloj tjeter energjie qe mund ti afrohet ne cmim energjise se prodhuar nga nafta.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com