Koshtunica: BE të zgjedhë, marrëveshjen me Serbinë apo misionin në Kosovë

Europa e Lirë
3. Janar, 2008

Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se Bashimi Evropian “do të duhet të zgjedhë” më 28 janar nëqoftëse do të nënshkruajnë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë, apo të vendosë për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë.

“Në 28 janar, BE-ja duhet të zgjedhë nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, ose nën trysninë e Shteteve të Bashkuara do të sjellë vendimin për dërgimin e misionit të vet civil në Kosovë, në mënyrë që ta fillohet zbatimi i planit të Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, respektivisht për shkëputjen e një pjese të territorit të Serbisë”, ka thënë Koshtunica.

Sipas tij, nëqoftëse BE-ja do të merrte vendim për dërgimin e misionit në Kosovë, atëherë do të anulohej dhe shfuqizohej nisma për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit me Serbinë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente

  1. lumidrin thotë:

    4 January 2008 @ 12:51 pm

    Nje fjale e urte popullore thote” Te mirin merre me te mire, me i mire behet,te keqin merre me te mire, me i keq behet,i keqi don vetem me te keqe”
    Europa e ka marre me te mire Serbin qe ne krijimin e shetit Serb, e Serbi me i keq eshte bere.

  2. Qafir Arnaut thotë:

    4 January 2008 @ 8:22 pm

    Kesaj i them kurajo bindjesh un or taj!! Gjaurret e poshter!:)

  3. lumidrin thotë:

    5 January 2008 @ 12:12 am

    Kurajoja ne momente te veçanta eshte virtyt i te poshterit.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com