Koshi i Evropës

Në këto momente në Napoli, qytet mjaft i famshëm në jug të Italisë, po bëhet alarmante situata e plehrave. Bashkimi Europian njofoti zyrtarisht se nëse nuk merren masa të menjëhershme, do të ketë sanksione ekonomike të konsiderueshme kundrejt Italisë.

Kjo parathënie e vogël për të kontestualizuar informacionet që do vijojnë. Italia nuk po arrin dot të zgjidhi problemin e plehrave në gjithë krahinat e jugut dhe shpeshherë shkak për këtë janë protestat e banorëve që nuk duan të kenë impiante përpunim plehrash pranë banesave të tyre. Në muajin tetor 2007 u bë inaugurami i kantierit që po ndërton një Impiant për stokimin e plehrave në Sharrë (Tiranë), që nëpërmjet realizimit të një termovalorizatori do të shërbejë për të prodhuar energji elektrike në të ardhmen. Morën pjesë në përurim ministrat Olldashi dhe Xhuveli, amabsadori italian në vendin tonë d’Elia dhe Edi Shalsi i bashkisë Tiranë.

Zyrtarisht ky projekt bëhet për të mirën e tiransve, për të reduktuar ndotjen që rrjedh nga një administrim jo i përshtatshë i plehrave. Praktikisht, nëpërmjet një legjislacioni që e lejon, në mungesi të rregullave të Bashkimit Europian, ky do të jetë impianti i parë që do të importojë “llozhra” nga Italia dhe vende të tjera evropiane. Më në fund, do të ketë një hapsirë në Europë që do ketë privilegjin të bëhet koshi i plehrave zyrtar, një vend ku protestat qytetare nuk merren në konsideratë dhe gjykata kushtetuese mendon se argumente të këtij lloji nuk janë objekt referendumi popullor. Ëndrra drejt Evropës vazhdon, pak rëndësi ka nëse karriera e hyrjes fillon nga koshi i plehrave…

www.altralbania.ilcannocchiale.it

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. misrok thotë:

    22 January 2008 @ 10:14 am

    Per fat te keq, politikanet tane ose jane drite shurtet ose mendje shkurter, alternative tjeter nuk kane.
    Sot duke ardhur ne pune degjova ne radio qe ish bllokuar ne anije qe nuk e kapa me sa ton mbeturina toksike gati per te ankoru diku ne nje port te Greqise dhe u be problem, ndersa ne shqiperi u buzeqeshim dhe shtrengojme doren me perzemersi, bile bejme fli dhe gjirin e Vlores.

    Dikur kishim vetem elbasanin qe lulzonte kanceret, tashme le ta bejme gjithe shqiperine elbasan ca te keqe ka…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com