Adaggio

shkeputur nga libri me poezi “Alter Ego”

Kur telat e shpirtit tё janё prekur

Ah ,dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanё njё bregu,
Tutje nё tё kaltёr rrez’ e fundit tek pёrshёndet,
Buzёve, ndёrsa varet njё dёshirё, (degё shelgu)
Fёshfёritёse, njё cop’ qiell mbi supe tё ta derdh

Lёrmё, nёn zё, tё qaj nё krahun tёnd tё fortё,
E lotёt me njё gjethe m’i fshi oh, pa merak.
Nё humbshim ndonjёherё nga kjo e vogёl botё,
Nuk qemё veç lule vjeshte, harruar tek njё park.

Ah, dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanё njё bregu.
Ti quamё budallaçkё,sirena ime e gjorё
E ç’dashka njё shpirt kur telat i janё prekur?
Njё dridhje,ledhatim,mbёshtetje tek njё dorё…

Mё prit

Mё prit kur zog’i natёs nis kёngёn e vajit,
Atje tek stoli ynё poshtё pemёs sё blirit,
Kur dielli zemёruar tё fshihet pas malit,
E qielli tё rёndohet me ngjyrёn e hirit.

Mё prit kur shiu mbi supe tё na bjerё,
As mos u anko pёr bluzёn e qullёt.
Tek rrugёza ku putheshim njёherё,
Do tё pёshpёris ёmbёl me zё tё ulёt.

Do ta rrёmbej buzёn me afsh pёrvёlues
Aq sa hёna xheloze tё shuhet mbi to.
Do tё ta kafshoj cepin e saj pёrgjёrues,
Nga puthjet, zjarre ndeztё njё natё si kjo.

Mё prit se ditё nuk do shkojnё shumё,
Deri atёherё njё mal me gjumё na ndan.
Tek stoli ku shiheshim dikur nёn rrugё
Do tё tё pres e pёrmallur njё ndajnatё.

ELVIS

Se nuk e ngope kurrё barkun me bukё
E nёna tё jepte akoma sisёn e shteruar
Veç tё prekje pak dashurinё e saj me buzё
E gjumi trokiste ёmbёl, zemrёs sё drithёruar

Tek tё shoh tani burrё, pikojnё kujtimet,
Me qahet i vogli im, mё qahet…
Ishin kohё tё vёshtira atёherё pёr jetimёt
Oh, gjoksi nga dhimbja sa s’çahet

Tё kujtohet biçikleta e vjetёr pa pedale?
Po karroca prej dёrrase me guzhineta ?
Derёn qё shqelmoje mёngjeseve: Nёna hape !
I vogli im,sa e pashpirt qёnka jeta…

Mos qaj, mё thua e lotёt m’i fshin me pёrkёdhelje,
Po ç’ti bёj mallit qё nuk u pёrmbakam dot,
Se u rrite engjёllushi im me halle e derte
Dhe mallёngjehem tek burrё tё shoh sot…

Ёshtё stinё dashurie pranvera i dashur

Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
T’u fshihemi syve kureshtare
T’i fshihemi dhe Hёnёs qё ka tё ngjarё
Sonte nga epshi yne tё çmendet

Kam ruajtur tё nxehta buzёt dhe gjinjtё
Qirinjtё e ndezur si me parё
Nё bёfshim zhurmё qent’ kalimtarё
do themi,zgjuar le tё rrijnё komshinjtё

Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
Fike dritёn e bjer mbi mua
Mjafton flaka e pёshpёrimave tё tua
Pёr tё ndjerё dashurinё qё nё ajёr endet

Kёrkomё tek ndonjё varg

Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.

Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.

Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё s’kam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.

Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё…

Nё rruginat e Vardarit

Nё kalofsh rastёsisht nё rruginat e Vardarit,
Natёs sё dimrit, erё e fortё fryn e thёllim
Nё thёnçin lypsarёt “çdo kёtej ky i marri?”
Qeshu dhe thuaj ”Me prostitutёn kam takim!”

Do tё lakmojnё sy tё ndezur si thёngjij,
Me fytyra tё errёta rrёmbyer nga mesnata.
Mendo se janё hije tё vdekurish, mos ki frikё
Se shpirtrat kёtu ngjallen kur vellon hedh nata

Nё fund tё rrugicёs nё tё dalё sheh paralinё*
Tё deh aroma,valёt pranё teje shkumbёzojnё
Medet ,do mendosh,mos vallё njё ёndёrr ish,
Apo varrezat brёnda nё qytet kёtu ndёrtojnë ?

Portit pёr sё largu ku anijet flenё,
Shkarazi do t’i hedhёsh njё sy, a ndoshta fare,
Nёse gjen njё stol tё thyer nga ndonjё brengё,
Mbёshtetu e ndiz me Hёnёn një cigare.

bregdeti*


Ne tё dy…

Ne heshtim shpesh kur jemi pranё
Si zogj tё lodhur mbi njё degё
Dhe druaj tё tё them njё fjalё
tё jap njё puthje a tё tё prek….

Pa hё, ç’i thonё kёsaj, i dashur,
Tё jemi bashkё e tё mos jemi.
U dashka njёri larg tё jetё,
Pёr tё kuptuar ç’kishim, ç’kemi.

Dhe harrojmё pёr pak tё ftohtin,
Tek ngrohemi nё tё mallit flakё.
Dashuris’ i ngremё njё tempull,
Pёr ta shembur, ngritur prapё.

Ti do tё rilindёsh pёrsёri

I ndjej ngashёrimet e tua vjeshtё,
ndёrsa mbledh parkut copёzat e fundit tёnd.
Por hesht …..
Se do t’i mbjell sonte nё ndonjё vresht!
E pafajshme,stina qё mё dhёmb.

Jam ajo qё ty tё lё pa gjumё

Jam unё ajo, qё ty tё lё pa gjumё?
Atёherё…..atёherё shtrёngomё.
Se jam deti e ti lumi ,qё derdhesh furishёm tek unё

Unё..…..do tё lёshoj zemrёn time gjoksit tёnd
Pastaj…..Shshshsht….
Gjithçka e merr me mёnd
Se jam unё ajo qё ty tё lё pa gjumё.
Jam drita e beftё e agimit.
Marramёndje, a diçka mё shumё

Ah,valё e nxehtё buza jote e pёrmallur.
E trupi im…..trupi im lehtazi harkohet,
Si ylber nё gjysёm errёsirё,
dhe shkrihet afshit tёnd tё papёrmbajtur.
Se jam unё ajo qё ty tё lё pa gjumё!

Kur ne….

Ajo qante mbi dritaren tonё.
Lotin e saj tё vakёt,
E thithja buzёs tёnde .
Buzёs tёnde tё butё,
Buzёs tёnde tё çmёndur
Kur ne,i ёmbli im,
Kur ne bёnim dashuri….…….
Ajo rrёzohej!
Gjysёm-hёna ime,
Qerpik-ngjitur nё xhamin e avullt.
Kur ne…..bёnim dashuri.

Nё orgazmёn e fundit,
Ndjeva klithmat e njё shpirti nё ikje,….
teksa epshi shpёrthente pёrfundimisht
e shpёrndahej qiellit tё shtatё.
Kur ne shpirt,
kur ne bёnim dashuri.
Unё robin e saj dhe pengu yt njёkohёsisht.

Vёrshim

Ti sot, erdhe i buzёqeshur
Mё rrёmbeve nё krahё
Mё zhveshe nxitimthi
Dhe…
vetёm puthje, puthje
U ndezёm zjarr
Duhej shojtur ky zjarr
Dhe…
vetёm puthje, puthje
Morёm flakё tё dy
U harruam aty
Dhe….
vetёm puthje, puthje.

Seç kishe njё shije tё kripur sot,
qё tretej nёpёr buzё e trup.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

39 Komente

  1. Cajupi_junior thotë:

    4 January 2008 @ 2:11 pm

    Nji dallge qe perpin cdo shpirt dhe e ben rob te saj…………… Poezi !

    Melard , per kenaqsine qe na trasmeton nepermjet ketyre vargjeve, te uroj gjithe te mirat e asaj zemre , ne radhe te pare , e me pas komenti im mbi keto vargje , do te ishte;

    Poezi …ndjenjash qe bejne thjesht ne Heshtje…..te jesh…..
    mbi “Ate” ndjesi te meditosh, “Ate” ndjenje qe un e kam quajtur “Embelsira e Perjeteshme” , te lejoshe te shprehet Atje brenda…….. ne thellesi te shpirtit , e cile ben te jape ate ngrohtesi te brendeshme , duke e perqafuar ate( ke stoli……) e duke bere ne Heshtje …… ta ndjejne edhe te tjeret per te cilet kan aq shume nevoj !

  2. edrus thotë:

    4 January 2008 @ 2:51 pm

    Komplimenti Melard!
    Qe vërtet kënaqësi që i lexova.

  3. EmperorOFangelS thotë:

    4 January 2008 @ 3:47 pm

    wow impressive!

  4. Perparim Hysi thotë:

    4 January 2008 @ 4:17 pm

    Ti nuk je Melard,por je smerald!Me ke impresionuar me vargjet dhe te pershendes.

  5. melard thotë:

    4 January 2008 @ 4:55 pm

    Faleminderitper komentet te cilat i kam nevoje,jo vetem une,por cdo krijues.

    cajupi,me drodhe shpirtin ore…lol

    Perparim,s’e kisha menduar me pare :)

  6. Cajupi_junior thotë:

    4 January 2008 @ 6:18 pm

    Kjo ishte vertet nje cunami , nga i cili duhen dite e jave te tera , te marresh veten prej saj .Nuk mund te rrija pa e lexuar perseri,perseri , e perseri me “trondit” …nuk dua te flas me asgje , vete Poeti me i madhe Lirike do leviste vendit, ok urime deri ne pafundesi .

  7. Idris thotë:

    4 January 2008 @ 6:59 pm

    Ashtu “shtruar” po zjarr qe te djeg…
    Diellin gjithmone e kemi trajtuar si buzeqeshje,nuk e kuptova perse te “zemeroi” kur ti ne c’do varg FAL gjene me te shtrenjte te jetes DASHURI….Si konkurent ?-do ishte nje nga figurat me perle…..
    Urime per qetsine shpirterore qe na dhurove..

  8. belle_fleur thotë:

    4 January 2008 @ 9:01 pm

    Poezite jane vertet mahnitese! Presim te tjera perla si keto!

  9. melard thotë:

    4 January 2008 @ 9:04 pm

    Idris,e ke fjalen per keto vargje:

    Kur dielli zemёruar tё fshihet pas malit,
    E qielli tё rёndohet me ngjyrёn e hirit.

    Ketu,kupto perendimin e diellit,metaforikisht.Kurrsesi dielli nuk me zemeron.Eshte jeta!

    Falenderoj

  10. melard thotë:

    4 January 2008 @ 9:05 pm

    belle,ti i lexon pothuajse cdo dite…lol

  11. belle_fleur thotë:

    4 January 2008 @ 9:14 pm

    Melard, eshte kenaqesi:)

    p.s. te lashe nje mesazh tek blogu yt!

  12. doriani thotë:

    4 January 2008 @ 10:35 pm

    libri me poezi quhej Alter ego.çdomethene alter Ego?,ne rast se ka ndonje domethenie,se une jam pak i fiksuar me titujt ne pergithesi,dhe ato te librave ne veçanti.

  13. Artian thotë:

    4 January 2008 @ 10:44 pm

    Poezi me ndjenje te pastert,sinqeritet,patjeter e bukur .!

  14. melard thotë:

    5 January 2008 @ 1:20 pm

    dorian,Alter-Ego,ne latinisht do te thote “Un-i im tjeter”.Do thuash ti,po pse nje titull i tille?Por sepse ne shqip nuk gjeja dicka qe te permbushte kerkesen time.Nuk besoj se kjo ia zbeh permbajtjen.

    Artian,faleminderit.Sinqeriteti ne poezi duhet te jete protagonisti kryesor.

  15. Peshku Fluturues thotë:

    5 January 2008 @ 5:09 pm

    Shume bukur melard. Kisha kohe qe se kisha lexuar kete lloj poezie dhe ishin vertet te bukura. Perparimit i duhet te punoje me shume tani qe ka konkurente te forte.

  16. doriani thotë:

    5 January 2008 @ 5:32 pm

    Melard,flm per shpjegimin,titull i bukur(nuk pyes se pse nje titull i tille sepse eshte nje pyetje qe nuk me karakterizon)

  17. Cajupi_junior thotë:

    5 January 2008 @ 6:09 pm

    Per ty

    Poezi!

    I prekur prej ndjeshmerise tende,
    deshiroj me tej te fluturoj,
    te prek lumturine e shpirtit,
    plot pasion Poezin t’shijoj.
    Lerme brenda t’vloj si Vullkan,
    ne Pasion pastaj te rrjedh,
    aq sa Jete mbi Toke te kete
    t’na vadis ajo ndjenj ne kte’Jete …..

  18. october thotë:

    5 January 2008 @ 9:17 pm

    Melrad flm per vargjet e embela qe ke shkruar. Ishte kenaqesi ti lexoja e rilexoja

  19. Leon thotë:

    6 January 2008 @ 4:38 pm

    Urime per poezite… shume te bukura..
    Melard autori i ri je tek peshku?

  20. lulian kodra thotë:

    6 January 2008 @ 10:50 pm

    Mel, t’a njoha vargun qe para se te te njihja “eshte stine dashurie pranvera i dashur” dhe “rruginat e vardarit”. T’a njoha vargun sepse eshte nga te vetmit ne shqip qe me kujton Neruden si zakonisht, por edhe mund te jem duke ia futur kot. “Alter Ego” eshte botim i fundit?

  21. melard thotë:

    7 January 2008 @ 11:32 am

    october,e re fringo jam tek peshku :)

    Po,lulian,eshte botim i fundit.

    Flm te dyve

  22. melard thotë:

    7 January 2008 @ 11:33 am

    Nje ndreqje gabimi:

    october,e re fringo jam tek peshku

    e kisha per Leon.

  23. Pjer Thomas thotë:

    7 January 2008 @ 9:10 pm

    Urime Melard, poezite qene te bukura por mund te behen edhe me impresionuese. Dukesh qe je e re dhe ne poezi.

  24. melard thotë:

    7 January 2008 @ 10:48 pm

    Flm P.Th.nje pyetje per ju:
    Cili do ishte ai tipar qe do ta bente poezine me impresionuese?

  25. T. Sokolaj thotë:

    8 January 2008 @ 11:49 pm

    Eshte shume bukur qe poezi te tilla te kene mundesi ti lexojne sa me shume njerez. Melard e kam thene edhe me pare qe poezite jane shume te bukura. Disa kam pasur rastin ti lexoj para se te publikohen ketu, tek bloggu, por ky, ngjan me nje koleksion perlash te mahnitshme!
    Urime autores!

  26. Pjer Thomas thotë:

    9 January 2008 @ 6:52 pm

    Melard, ndonse nuk jam specialist poezie, do te pergjigjem si konsumator i letersise apo si e shijoj une poezine. Qe te jete me impresionuese , mendoj se duhet te kete metafora te forta, fine, vargu te vije si dallge deti dhe jo si dallge rezervuari. Pra duhet nje stil jo uniform, por e kunderta e saj. Doriani ne fakt njihet ketu si kritik letersie, nderkoh qe per letersine mund te te ndihmoje dhe Akullnaja e Emigranti, qe kane eksperience ne letersi.

  27. melard thotë:

    9 January 2008 @ 11:17 pm

    P.Thomas,si konsumator i letersise qe je,me duhet te te them qe, do te te duhet te konsumosh veten akoma me shume me lexime per te ndare dallgen e detit me ate te rezervuarit,ne poezi.Duket qe poezine e lexoni me shume nderprerje.
    Nuk eshte nevoja te me ndihmoje akullnaja dhe emigranti(pa ofenduar askend nga te dy) ne letersi,sepse materialet me te vyeshme per te studiuar dhe ndihmuar,i gjej tjeterkund.Atje ku gjurmet e letersise i kane lene te madherishmit.

    p.s.ironia jote i shkoka si dorashke,shprehjes tende :”si dallge rezervuari”.

    T.Sokolaj,te falenderoj shume.

  28. Cajupi_junior thotë:

    21 January 2008 @ 1:25 pm

    Ndihem i lire e njekohsisht i burgosur prej fashove te asaj ndjenje qe ajo me zgjon !
    Si ajo Puhi qe embel shpirtin perkedhel , duke lene pas ate arome (me te kushtushme te ksaj Bote) te cilen do deshiroja t’aspiroja ne pafundesi …!

    Ne detin e Kripur te puthjeve te saj te mbytem ,
    fundosur ne pasionin per Ty Poezi …..
    Pra ________ Mbyll syt e tu……..

    ………….mer frym nje cast vetem me ndje mua
    prek at’moment , perkedhelur prej ndjenjave te tua
    …………ndjej si duart mia mallin pushtuar ..perpeliten
    kur buzet e mia mbi te tuat ngjiten.

    Mbyll syt e tu e folme Poezi !

  29. etimologjisti thotë:

    27 January 2008 @ 9:13 pm

    Kur telat e shpirtit tё janё prekur

    mjafton te lexosh kete titull vulgar, dhe te kuptosh qe poezite jane teper te zakonshme. ka shume shpirt e tu befsha ne vargje, keto e dobesojne nje krijim. mua si lexues me duhet ta ndiej qe ti e ke shpirt, ate qe e quan keshtu..etjetj…spo zgjatem se nuk besoj te pranosh asgje nga kritikat qe merr. ta paskan mbush mendjen qe e ke tund liriken shqiptare…lol

  30. etimologjisti thotë:

    27 January 2008 @ 9:20 pm

    Nё kalofsh rastёsisht nё rruginat e Vardarit,
    Natёs sё dimrit, erё e fortё fryn e thёllim
    Nё thёnçin lypsarёt “çdo kёtej ky i marri?”
    Qeshu dhe thuaj ”Me prostitutёn kam taki

    oh, no…po kjo cfare eshte? akoma shkruhet keshtu ne letersi? oh, no, no…qeshu dhe thuaj me prostituten kam takim…jashte mase vulgare. nje nivel i mjere te shprehuri.
    cfare guximi keni qe i nxirrni ne leter…ju qofshi.
    kur te rritesh e te kesh kalamaj, do te te kapi nji siklet nga keto shkrime.
    po qe ende ne kohe, merri dhe rishikoji.

  31. karmapolitick thotë:

    27 January 2008 @ 9:21 pm

    o logjis tetimo, mos e shfrytezo faktin qe je anonim e mund te thuash ate qe te do tastjera :D… ca gjera i shohim te gjithe, po ja… mbyllim nje sy, e shurdhim nje vesh …. :D

  32. etimologjisti thotë:

    27 January 2008 @ 9:24 pm

    o karma, per at zot, s’e mylla dot…sepse nje moment po vija ne diskutim intellixhensen time
    po meqe ju te tjeret i keni myll syckat, ec se po i mbyll dhe une
    ciao

  33. akull-naja thotë:

    27 January 2008 @ 9:27 pm

    timoja thotë:

    kur te rritesh e te kesh kalamaj, do te te kapi nji siklet nga keto shkrime.
    po qe ende ne kohe, merri dhe rishikoji.

    komshija ime i thotë:

    kur të rritesh e të kesh kalamaj, do të të kapi një siklet nga këto rreshtat më lart.
    po qe ende në kohë, thuaji administratorit të ti fshijë.

  34. etimologjisti thotë:

    27 January 2008 @ 9:29 pm

    akull-naja

    pse komshija jote qenka melard? tani e kuptova pse shkruan keshtu…ia fusni gjithe diten kafe e cigare ju…hidhni fall e thurni vargje…haha
    vazhdoni se na kenaqet

  35. etimologjisti thotë:

    27 January 2008 @ 9:34 pm

    idriso, qenke anonim dhe ti si puna ime, kshu qe spo ta zgjas shume. sa shpejt rekrutoheni neper partira mor aman…
    aty eshte problemi se nuk kane vlere, pervec se kane mbush nji faqe ne HIC.

  36. akull-naja thotë:

    27 January 2008 @ 9:36 pm

    timo,
    s’e di ça ke pi ti, por komshija ime s’është melard, është thjeshtë komshija ime, që lexoi komentin tënd në kompjuterin tim, dhe u shpreh ashtu, dhe meqë m’u duk se më lexoi mendimin, e shkruajta, por s’ia mora dot autorësinë, çështje etike. Dhe meqë jemi te etika, deri te “ju qofshi.”, e drejta e shprehjes është me ty, por kur kalon në këshilla personale, më duket se s’ka “logji” ku të rrijë.
    të përshëndes!

  37. etimologjisti thotë:

    27 January 2008 @ 9:38 pm

    ja dhe nje perrle tjeter

    Kur ne….

    Ajo qante mbi dritaren tonё.
    Lotin e saj tё vakёt,
    E thithja buzёs tёnde .
    Buzёs tёnde tё butё,
    Buzёs tёnde tё çmёndur
    Kur ne,i ёmbli im,
    Kur ne bёnim dashuri….…….
    Ajo rrёzohej!
    Gjysёm-hёna ime,
    Qerpik-ngjitur nё xhamin e avullt.
    Kur ne…..bёnim dashuri.

    Nё orgazmёn e fundit,
    Ndjeva klithmat e njё shpirti nё ikje,….
    teksa epshi shpёrthente pёrfundimisht
    e shpёrndahej qiellit tё shtatё.
    Kur ne shpirt,
    kur ne bёnim dashuri.
    Unё robin e saj dhe pengu yt njёkohёsisht.

    do i nis $1000 me western union kujt tregon vlerat e kesaj poezie po e quajme. ngrini nje juri me tre kater vete si te doni, dhe po qe se votohet pro saj, per 24 ore keni paret ne llogari
    he keni vene ndonjehre baste te tilla?

  38. lulian kodra thotë:

    29 January 2008 @ 9:50 pm

    Pershkruaj cdo te thuash me vlera, dhe pergatitu te me dergosh 1000 dollarshin pasi te kesh vendosur kete standard vlerash.

  39. melard thotë:

    31 January 2008 @ 11:25 am

    etimologjist,une te falenderoj per cka ke thene.Nese mendon se me ke dhene nje “shuplake”,urdhero,po te kthej dhe faqen tjeter.

    p.s.mos i harxho te 1000$,sepse leket e emigracionit te dhembin kur i hedh per gjera te pa vlera.
    Kur te rritesh e te kesh kalamaj,do te te kapi nje siklet qe nuk ke mundur te mbledhesh nje grosh,po qe ne kohe,mblidhe doren.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com