Random Walk

Llotari.
Supershteti në ethe.
Xhekpoti tiranizon gjithë skutat rurale.
Numurat-texhall plluskojnë mbi ekranet
Redneke-konvekse apo likuid-kristale,
Duke tallur statistikisht 123,456,789 vetë
Me numurorë - rreshtorët e fatit
E kotësi ordinale.

Erdh ora.
Mbajtje fryme.
Ajri i mpiksur me tharme shpresash
Ngec vishtullor në tunele hundësh.

Kërmijt e rutinës zgjaten nga guacka pritjesh,
Shpresa viskoze shtriqur hajdutshe,
Me faj relativ,
Tradhëti klasore pesë minutëshe.
Mëdyshje inçesti
Mbetur në tentativë.

Thonj të rremë mbjellin plagë të vërteta ankthi
Në duar të djersitura,
Edhe dy numura, edhe dy numura,
Tendosje,
Ereksion kolektiv i truve të ndezur….
…………..ahhhh…..
Mos u gëzo, o i gëzuar….

Po kush s’ju gëzua humbjes së vogël
Që e lejoi të kishte një ëndërr të madhe?
Një ëndërr mamuth?

Humbja bashkon,
Fitorja ndan. Vegimi i Donald Trampit shkakton djegie në urth.

Celebrim’ i humbjes shijon më tepër se banketi i fitores.

Cheers!
Birra ftoh epshin “sikur” dhe zyrtarisht
Shuan thëngjijtë e fundit të shpresës
Në mangalle trushë
Të jakave blu, të klasës punëtore.

Milwaukee beer.
No French champagne!
We’re out of tears.
No luck. No pain.

Hi i ftohtë ngjyrë hiri.
Matematika cingune-firaune tallet me këmbënguljen kërmille-avdalle,
Me pesë business days të thjeshta si shërbyese
Që askush s’ja u var e përfill në mëhalle.

Se nuk janë si e shtuna, aq më pak si e diela,
Pretty woman,
Donna Fatale

Ndërkaq nga Uoll Striti, Tokio, Frankfurti, Zyrihu
Vijnë lajmet e bursës, vlerë e dollarit.
Një spikere gjeometrikisht e bukur njofton se dollari është sëmurë.

S’besoj;
Kush rishtaz ka rënë në dashuri
Di që dollari është më shëndoshë se kurrë!

Master Card nënqesh dinakërisht.

Spikerja këmbëngul: një grafik
Hipën e zbret mbi bosh(t) më keq se majmunët në palmë a bambu.
Grafiku që drejton botën,
Me rastësi, me random walk,
Me ecjen kuturu…

S’bindem.
Bukuri trigonometrike vërtet fytyra eliptike,
Me kosinuse mollëzash, tangente vetullash, sinusoidë gjoksi….
Por pasqyrat e shpirtit i ka prej xhami të ftohtë.

Ndërkaq
Përbindshi i domosdoshmërisë ikën diku tej si dinosaur,
Pa u kapur nga asnjë TV,
Duke rrëzuar luspa rastësie andej këtej nëpër botë….

Për të asnjë spikere gjeometrike asnjëherë asnjë gjë s’të thotë.

Por dhe bota s’e ka mendjen.
Dikush fitoi xhekpot.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente

  1. Marku thotë:

    2 January 2008 @ 1:07 pm

    Pershendetje dhe vleresime maksimale nga ana ime.
    Qytetarin e sotem e rendon me shume e keshtuquajtura Taksa e Budallait, e cila e shndron ate ne nje paçavure pa vlera.E keqja me e madhe e kesaj takse eshte se ajo e fillon konsumimin e njeriut nga truri dhe nga nje here ai, truri, eshte nje “grusht me miza” qe po u shperndane hajt ti mbledhesh me.Me gjithe protestat njerezore siç eshte edhe “himni juaj” sistemi boteror i shfrytezimit te handikapateve mendor jo vetem qe nuk eleminohet, menjanohet apo zvogelohet,perkundrazi perfeksionohet dhe jo pak energji harxhohen edhe nga viktimat e tij. 97-ta dhe Berisha ideatori i Kumarit shqiptar jane duke u harruar, sepse truri yne shqiptar eshte shume i çuditshem.Shpresoj te keni kontribuar ne rikuperimin e te pakten disa file te memorjes kombetare.

  2. Ll thotë:

    2 January 2008 @ 2:09 pm

    C, tundohem te ta “prish” poezine duke folur per bingot Shqiptare por do ta qep gojen e do te them vetem “e bukur” . Si s’na ra neve njehere llotaria, apo duhet ta luajme me perpara he? :D

  3. Permetari thotë:

    2 January 2008 @ 4:26 pm

    A LOTTERY IS A TAX ON PEOPLE WHO DON’T UNDERSTAND STATISTICS!!
    Alvaro Montenegro Garcia

    Matematikisht zhgenjyese :-) .

  4. Lefti thotë:

    2 January 2008 @ 5:07 pm

    asnjehere si lexoj artikujt qe shkruhen,vetem titujt.behet fjale per llotari me duket?sa per dijeni dije si date 1 janar 2008 qe ishte,isha ne kazino ne Aix Les Bains(qytet turistik ne France afer Lyonit)dhe aty pata pervojen e pare kumarxheske te ktij viti.normalisht luajta video poker e slot machine se per te tjerat sja mbante francezeve xhepi e jo mo mua.nejse luajta,humba,por u kenaqa!mbase eshte kjo ndjesi qe eshte pershkruar me lart,ajo qe pasi humb,buzeqeshesh kur del!

  5. blete thotë:

    2 January 2008 @ 6:05 pm

    me pelqen “spikerja gjeometrikisht e bukur”
    llukan, mos u dorezo po luaj prape se do te fitosh nje dite.

  6. EmperorOFangelS thotë:

    2 January 2008 @ 7:43 pm

    Shume shume bukur !
    nje keshille per autorin,ato qe kacavirren neper bambu jane arrushat panda…

  7. Pjer Thomas thotë:

    2 January 2008 @ 8:18 pm

    Art, super art. Do te propozoja qe kjo poezi te futej ne tekstet shkollore te letersise. Fitorja apo humja , nuk kane shume rendesi ne lloto , para emocioneve qe ndjen. Jane ethe te verteta :-) Emigranti = Stendal , nese nuk e merr per ofendim.

  8. EmperorOFangelS thotë:

    2 January 2008 @ 8:23 pm

    Eshte ‘Euforia e Turmes’ qe nuk mund ti rezistosh dot po te kesh lexuar Breht-in

  9. M O Z A thotë:

    2 January 2008 @ 8:44 pm

    Grafiku që drejton botën,
    Me rastësi, me random walk,
    Me ecjen kuturu…

    Eh, na duket neve “random” por une kam idene se eshte mendja e cifuteve e ben ate grafikun (qe eshte gjasme random)
    Sa per libra shkollore, nuk kualifikohesh se nuk i ke 100% shqip fjalet e poezise, fut fjale te huaja (anglisht dhe terminologji matematikore). :-) Poezia e mire, por duhet lexu 2-3 here gjersa te tretet ne stomak.
    (Mbase gjeli qe kam ngrene une keto dite ka qene i rende, i ushqyer me ushqim bio :-) )
    Nejse, e kendshme te gjes poezine tate ne headlines te peshkut ne fillim viti

  10. Marku thotë:

    2 January 2008 @ 9:17 pm

    Ndjehem keq kur shikoj se tere “peshqit” e deritanishem qenkan apo presantohen tru peshq dhe ndjehen te lumturuar qe e kane paguar “taksen e budallait” kete fund viti. Grafiku qe “drejton boten” qenka per ta si ai grepi i peshkatarit qe ne te vertete nuk tundet ashtu “random walk” …..

  11. ardi thotë:

    2 January 2008 @ 9:30 pm

    …mendo kur mozes i duhet me lexu nja 3 here,….po mua!!!!
    …me thjesht bro….si rr. stones….

  12. Dori thotë:

    2 January 2008 @ 9:39 pm

    Moza, si është ajo puna e çifutëve?

  13. M O Z A thotë:

    2 January 2008 @ 9:48 pm

    Dori, ty te digjka gjithandej me duket :- ) Shaka kjo.
    Po une them qe cifutet jane mendja qe qendron prapa skemave te ekonomise amerikane dhe me gjere.
    Kaq kisha une zogu. Asgje me teper.
    Mark, cer halli kishe ti mer daje se nuk e mora vesh une. Pse gjithe ky mllef ?

  14. belle_fleur thotë:

    2 January 2008 @ 9:52 pm

    Erdh ora.
    Mbajtje fryme.
    Ajri i mpiksur me tharme shpresash
    Ngec vishtullor në tunele hundësh

    Bukur e ke pershkruar kete moment kur njerzit presin me padurim se cili do jete rezultati final, humbje apo fitore?

  15. M O Z A thotë:

    2 January 2008 @ 10:44 pm

    Jo moj per zotin se di ca ke ba per mu.
    Po dhe po se dita une, ta di perendia mos ki merak :-)

  16. emigrant thotë:

    3 January 2008 @ 7:12 pm

    FLM per komentet.

    Ardi, po eksperimentoj bro…. dhe po du me botu… kjo ishte nje test se si priten te tilla tema dhe me ket forme.

  17. edrus thotë:

    3 January 2008 @ 9:10 pm

    Për vehte, do preferoja Plugun :)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com