Gjithmone ka nje here te pare….

Ideja per te shkruar nje roman iu krijua para tre ditesh, kur mbaroi se lexuari librin e Markes-it, ”Kujtime putanash te trishta”. Ne fakt jo se i beri pershtypje shume permbajtja e librit, pas nje leximi jo te vemendshem, sepse durimi per te lexuar kishte mese njezet vjet qe i kishte humbur, qe atehere kur njeri sy, ai i djathti, i ishte infektuar me glaukome, qe do te thoshte pakesim i shikimit te syrit. Por mendoi kete: Fundja pse Markes duhet ta quanin nje shkrimtar i zoti dhe i famshem akoma dhe ne kete moshe,  kur shkruan te tille libra me trille! ? Ne rradhen e biletave vjetore per autobuzin,  para shume vitesh kishte degjuar njerin qe i thoshte bashkebiseduesit te tij se Shekspiri kishte qene nje njeri i cmendur,  dhe sa here e zinin krizat, shkruante nga nje veper. Fare bukur mund te shkruante dhe ai nje roman me nje teme te tille,  por ai i kishte jetuar dhe jo fantazi alla Markes. Librin ia kishte dhuruar nje miku i tij nje dite ne kafenene e pensionisteve. Atje pinte kafene e mengjesit cdo dite. Ishte bere nje zakon, dhe i pamundur te ishte, forca e zakonit e conte me kembe. Kishte mbetur i mahnitur me pershkrimin e mikut te tij qe ia shpjegoi permbajtjen me kembe e duar rreth nje ore me gojen qe i merrej deri sa me ne fund i tha:  “mjaft mor aman, si nuk u lodhe! Perderisa me dhuron librin,  atehere c’dreqin ke qe lodhesh kot. Tani me humbi interesi, as qe dua ta lexoj fare! ”. Ne fakt kjo ishte thjesht sa per t’i mbyllur gojen mikut,  sepse gjene e pare qe beri sapo hyri ne shtepi, u plas ne kanapen e sallonit dhe ia nisi librit me kersheri. Kishte menduar se do ta terhiqte qe ne rrjeshtat e pare, por andej nga faqja e njezet, e palosi cepin e faqes,  e mbylli librin dhe e vendosi poshte jastekut. Nuk e zuri me dore nje jave deri sa vendosi qe te lexonte cdo dite nga nje ose dy faqe, vetem nga inati i mikut. Pas nje muaji e mbaroi se lexuari. Tek rrinte perpara televizorit iu kujtua nje thenje qe e pati lexuar diku, ndoshta ne ndonje gazete ditore, andej nga fundi i faqes ku cdo dite do gjente te shkruara ndonje thenje me “mend” te ndonje te famshmi: Gjithmone ka nje here te pare ne jete! U ngrit nga vendi dhe doli ne ballkonin e ngushte sa per nje karrige dhe ndezi nje cigare. Leshoi shtellungat e tymit lart fytyres dhe syte teper mendues i la te lira te udhetonin pertej bashke me mendimet…… Iu kujtua nje dashnore e tij dikur,  atehere ishte vetem gjashtembedhjete vjec, kur tymosnin cigare te dy dhe kush e kush te krijonte shtellunga tymi ne forme rrethi. Ajo lanetja e dinte kete loje, kurse une se mesova kurre, mendoi, duke qeshur hidhur nen buze. Ishte kjo dite qe i lindi ideja per t’ia nisur fillin nje romani. Po si t’ia niste? Ai s’kishte shkruar te pakten asnje vjershe ne jeten e tij, as atehere kur kishte rene ne dashuri me gruan e xhaxhait, se thone qe dashuria te ben poet. Ajo nje grua dardane me dy gjinje te medhenj qe i tundeshin majtas e djathas kur ecte. Sa here i dilte perpara i vinte t’i hidhej ne gjoks e te zhytej aty pa marre fryme fare deri ne asfikti, por shikimi i saj i ashper dhe zeri i trashe si i nje burri, e bente te fshihej nga syte kembet. Oh,  sa i kishte rrahur zemra atehere. Vetem enderronte ta shihte njehere te zhveshur, por…hmmmm sa i gabuar ishte. E ndjente kete, dhe i vinte rende te shihte xhaxhain ne sy. Po fundja cilimi ishte, se fajesonte njeri. Po si dreqin ta niste fillin e mendimit? Shume bukur mund shkruante nje roman per Ana Marien, prostituten e nje bordelli qe e pati cuar i jati per here te pare kur mbushi te pesembedhjetat dhe i kishte thene: ka ardhur koha te behesh burre biri im! Ana Maria ishte nje vajze rreth te njezetave. Kishte ardhur ne kete bordell qe ne moshen trembedhjete vjec. Ishte jetime. Eh, kishte c’te shkruante per te. Ajo ishte mrekullia vete, me nje bukuri ekzotike, deri sot qe kishte arritur ne te shtatedhjetat, nuk e kishte ndeshur ne asnje grua per cudi. Rreth nje vit u takua me Ana Marien.. Ndoshta nuk do ishte shkeputur kurre prej saj, tani qe po e mendonte, por ajo u dashurua me nje marinar dhe iku me te. U martua thane. Po mire, po sikur te shkruante per ate nate…. ? Ncq, ncq, ncq…. atehere qe tridhjete vjec. Kishte qene ne nje taksi dhe shoferi e kishte ndaluar ne mes te nje rruge te panjohur per te, se ai palo burre se duronte dot cigaren ne taksi, e ky kishte hapur deren per te dale kur taksia ishte akoma ne ecje. I hodhi nja dy monedha taksixhiut tek kembet me nje shprehje ironike ne fytyre dhe….. po te mos frenonte ne vend shofer teveqeli, dhe sot e kesaj dite do ecte duke caluar. Ishte mesi i nates atehere dhe frika e kishte pushtuar te terin e kjo i krijonte nje dridhje dhe zemershkreta sa nuk po i ndalonte ne vend nga te trokiturat e forta. Aq te forta,  sa i degjonte rrahjet deri ne timpanet e vesheve. Po ecte kuturu neper erresire kur nga nje dere kishin dale tre prostituta duke therritur: come here baby, come to our paradise! “Nuk di se c’me llomotiten me tutje se nuk ja thek shume nga anglishtja, por mbaj mend vetem te terhequra krahesh dhe nje korridor te vjeter me drita te kuqe. Me pas u hap nje dere,  dhe ne gjysem erresire u duk nje krevat i madh. Peripeci e madhe”, i pati thene qemoti komshijes Mina, e cila e kishte ballkonin perballe me te, ne nje distance prej pese metrash e aty pinin te dy mbasditeve kafene e preferuar.  Atehere,  kam c’te shkruaj dhe per kete, mendoi gezueshem. Ah, po. Markes personazhin e kishte lidhur me nje virgjereshe te shkreten, me nje te mitur, c’trille te cmendurish! Nje ndjenje merzie e pershkoi te terin. Kishte nje peng, nuk kishte vajtur kurre me nje vajze te virgjer dhe as qe donte ta imagjinonte ate skene. Dhe gruan e tij qe kaloi tridhjete vjet me te, kishte qene njehere e martuar. Atehere per kete s’kishte c’te shkruante. Po si t’a niste. Duhej patjeter te shkruante nje roman dhe personazhi i tij do ishte nje prostitute. Njera nga ato te cilat kishte njohur gjate jetes. Por per ke te shkruante valle? I levronte nje deshire e madhe ne stomak,  si peshku qe perpelitet per uje dhe kjo i krijonte ca ngacmime te lehta e i guduliste mendjen. Duhej te merrte lapsin dhe nje leter patjeter,  disa shenime ishin mese te nevojshme. U kthye ne sallon dhe mendoi te nxirrte albumin me fotografi. Kerkonte nje foto te ndonje te dashure….. por as nje foto e tille nuk ekzistonte. Kudo e shoqja. Sa pa fat qenkam, mendoi, dhe u ul perseri ne kanape. Nisi te shkruante ne letren qe kishte ne dore: ”Neser fillon nje dite e re(dashte Zoti te bjere shi) dhe bashke me te dhe nje peripeci e imja. Me pas do te jem gati te shkruaj nje roman, ndoshta me interesant se i Markes-it dhe le te jem shtatedhjete vjec e kacafiu. Gjithmone ka nje here te pare ne jete! ”Sepse i pelqyen keto mendime kur i lexoi per here te dyte. Nuk ishte dhe aq veshtire sa mendoi ne fillim. Ndoshta do t’i merrte vite kjo pune, por nje roman do ta shkruante, sepse ai nuk ishte nje personazh i rendomte sa ai i Markes-it.  Puna ishte sa ta fillonte dhe ja…. tani sapo kishte hedhur disa mendime, por ishin te tijat ama, origjinale.

Ndjeu nje rrengjethje kenaqesie. U afrua tek televizori. Pa oren. Ishte ora qe fillonte telenovela e tij e preferuar. Nuk kishte humbur asnje seri deri me sot. Ndoshta kete rradhe do ishte me i vemendshem se kurre.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. Idris thotë:

    2 January 2008 @ 6:19 am

    “Per here te pare” kete shprahje e kam digjuar nga nje HIPOKRIT i licensuar si i tille nen petkun e nje DEMOKRATI.
    G.Rruli-me kete justifikonte cdo lloj veprimtarie te cekuilibruar apo naive ne extremet e saj.
    Vertet cdo here ka nje …”Per here te pare “…por per te njejtin problem quhet HERE e PERSERITUR dhe kur eshte INJORANCE apo e pakuptushme per cfare do te thuash,me e mira eshte te mos ta vleresosh fare,aq me teper kur perdoret nga ciraket qe e zbulojne “per here te pare ” kete shprehje .

  2. Pjer Thomas thotë:

    2 January 2008 @ 10:02 pm

    Autori duket qe shkruan ne fillimet e tij, jo keq si fillim, kam parasysh se s’ka bere akoma 30% te rruges se tij letrare, pra i bie ta perfeksionoje te tej penen.

  3. doriani thotë:

    2 January 2008 @ 10:07 pm

    ato reportazhet qe shkruheshin ne gazetat lokale shqipetare para ‘90,ku kishte pak politike,shume gazetari dhe pak letersi,ishin shume me te bukur dhe terheqes se ky shkrimi qe autori mesa kuptoj une e ka ngjizur ne “liri” te plote

  4. melard thotë:

    3 January 2008 @ 1:00 am

    Po mire mo,s’guxon njeriu t’iu servir nje pjate te ftohte se o burra,menjehere i varet turinjte…..papapa

  5. xixa thotë:

    3 January 2008 @ 1:38 pm

    këto putanat-virgjëresha ose virgjêreshat-putas qê vêrtiten nê këtê shkrim nga fillimi deri nê fund (nga Marques deri tek Melard-i) janë i vetmi moment gêzimi qê ndriçon tekstin. Përsa i pêrket linjês çmênduri-pleqêri-shkrimtar, duhet trajtuar me fort kujdes pasi njoh njê varg sysh tê vêmendshêm qê do tê ngrysen egêr (qê nga N.Ago deri tek Papi)

  6. melard thotë:

    3 January 2008 @ 3:10 pm

    Po pse duhet te ngrysen(N.Ago me Papin) per cmenduri-pleqeri?Se mos na preken vertete,amane xixa,te keqen qe na permende dhe emra!Une e kisha llafin gjetke dhe ky personazhi qe thua ti,eshte vetem ne mendjen time,asgjekundi nuk e ka shtepine.

    p.s.monopati im eshte diku tjeter,por thashe te beja nje sprove edhe ne proze,por aha,s’eshte e thene.Do t’ju embelsoj here tjeter…..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com