Shqiptari Xhimi Marku, njeriu më i fortë në Angli

Kalon me sukses provën e parë. Kualifikohet për në natën finale të 31 Gushtit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Xhimi Marku është emri i emigrantit shqiptar në Londër, i cili po tenton të rrëmbejë titullin “Burri më i fortë në Britaninë e Madhe”. Ai ka mundur të futet në pesë finalistët e konkursit të quajtur “Britain‘s Strongest Man”, që po transmetohet në stacionin televiziv britanik “Channel-5″ që prej ditës së djeshme. Që në ditën e parë të konkurrimit ai është vendosur në qendër të vëmendjes si kandidati më potencial për ta fituar këtë konkurs tejet të vështirë.

Xhimi Marku e ka kaluar me sukses provën e parë, duke fituar gjashtë pikët e mundshme. Kjo e ka renditur atë të parin, duke lënë pas katër konkurrues të tjerë. 33-vjeçari shqiptar, i cili peshon 127 kilogramë, në vitin 2006-2007 është shpallur burri më i fortë në Angli. Ndërkohë, në këtë konkurrim ai është vënë përballë rivalëve për titull nga Irlanda, Uellsi dhe Skocia.

Sipas faqes së internetit UK-Albanians, Marku jeton në zonën Harrow në perëndim të Londrës. Ai, falë fizikut të tij të madh, është punësuar si roje sigurie në një lokal nate. Xhimi Marku njihet me nofkën Jimmy Calves (Jimmy Pulpa), për shkak të pulpave të këmbëve të tija jo aq të trasha në krahasim me trupin. Performanca e shqiptarit në ditën e parë të konkurrimit është cilësuar nga komentatorët televizivë të konkursit si e jashtëzakonshme.

Ata kanë nënvizuar faktin se Xhimi Marku i ka të gjitha mundësitë për t‘u shpallur burri më i fortë në Britaninë e Madhe. Nata finale e këtij konkursi do të jetë të premten më 31 gusht në ora 20:00 me orën lokale.

Kalimi me sukses i provës së parë ka tërhequr një numër të madh vizitorësh në faqen YouTube, ku ndodhet videoja në të cilën është filmuar Marku gjatë garës. Me mijëra emigrantë shqiptarë në Britani do të ulen përpara ekraneve të televizorit për të parë Markun. Një fitore e tij do të thoshte shumë për ata, pasi të tilla figura sportive apo në fusha të tjera i mungojnë komunitetit të tyre.

Megjithëse Xhimi Marku në këtë aktivitet përfaqëson Anglinë, ai kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.
__________________

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

20 Komente

  1. ilirfort thotë:

    30 August 2007 @ 1:22 pm

    Shkoni ni YOUTUBE.COM nen siglen Jimmy Marku dhe do shihni nje video shume te mire te ketij shqiptari te fuqishem.

    GOO JIMMY GOO ALBANIAN POWER

    FUCK GREECE FUCK SERBIA = LONG LIVE UNITED AlBANIA

  2. Blendi thotë:

    30 August 2007 @ 1:50 pm

  3. peshkaqeni thotë:

    30 August 2007 @ 2:08 pm

    Jimmy ishte vërtet djal i fortë dhe i uroj që të bëhet edhe më i fortë në të ardhmen. Por, Jimmy herët e tjera është më mirë për ty dhe për ne që të konkurosh me pasaportë shqiptare. Cdo shqiptar që ka pak krenari kombëtare do të konkuronte vetëm me pasaportë shqiptare. Lekët janë të nevojshme dhe ndihmojnë shumë në jetë, por nuk janë gjithcka.

  4. Danieli thotë:

    30 August 2007 @ 2:25 pm

    Epo kot nuk i kemi pasur Mujin dhe Halilin ne ne mitologji :)
    Forca Jimmy ne fushen tende je i shkelqyer!

  5. VLORA PERLE! thotë:

    30 August 2007 @ 4:05 pm

    Eee na duhet te shquhemi ne force, se mos na ka ngel gje tjeter per t’u mburrur! Jepi Jimmy, mire do beje te terhiqje ndonje tren me zinxhire te lidhur te hunda.. kjo do na bente shume te famshem per ate Zot!

  6. ilirfort thotë:

    30 August 2007 @ 4:09 pm

    Mire e ke ti peshkaqeni po ene gjene ska lidhje.Kryesorja nuk luan per greqine apo serbine.Per angline le te garoje se ata gjithmone e quajne shqiptare(si luan krasniqin ne gjermani p.sh).Gjithashtu anglezet nuk krijojne vorio-epira dhe minoritete greke ne Shqiperi.

  7. Zana thotë:

    30 August 2007 @ 5:11 pm

    Me duket se kjo na paraqet si primitive.Vetem per muskuj,force, nuk me duket se ka shume per tu mburrur.Le ti thone edhe anglez o skocez.Ne kete rast nuk do me vinte keq.

  8. forca thotë:

    30 August 2007 @ 5:14 pm

    eshte gje e madhe Zana !
    http://img249.imageshack.us/img249/3396/00s1at9.jpg

  9. Zana thotë:

    30 August 2007 @ 5:23 pm

    Forca…Muskujt mungojne pikerisht atje ku duhet te jene..Fhehur fare…kokrra misri

  10. Cheney thotë:

    30 August 2007 @ 5:25 pm

    Terry e la gjys ore prapa Xhimin ne terheqje spirance.. Te shofim..

    Mbase nevrikoset ndonje dit, i fut nje dru te mire AA Xhillit, edhe dalim ne faqe te pare te Sanit per nje jave rresht..

  11. Zana thotë:

    30 August 2007 @ 5:28 pm

    Cheney…Le t’ja fusi nje dru te mire xhill-it hallall javen ne Sun.

  12. e.T. thotë:

    30 August 2007 @ 5:36 pm

    http://www.humorgrafico.com.es/imagenes/parecidos/arnold_Schwarzenegger.jpg

  13. Leon thotë:

    30 August 2007 @ 6:19 pm

    E pashe rastesisht kete garen dhe u habita kur tha qe jam shqiptar ne interviste.. Eshte tip interesant, vetem qesh!!
    Mos e merrni seriozisht, se eshte sport kot fare.. Ketu ne Angli shume pak ndiqet… Eshte me teper per gallate..

  14. Kuqo thotë:

    30 August 2007 @ 6:30 pm

    Edhe ajo “gallata” eshte me mire se sa asgjeja dhe shume me mire se sa kronika e zeze.

    Punon, ka nje hobi, dhe vetem qesh. Ky e paska ne vije fare.

  15. e.T. thotë:

    30 August 2007 @ 7:05 pm

    #
    Zana thotë:

    30 Gusht 2007 @ 5:23 pm

    Forca…Muskujt mungojne pikerisht atje ku duhet te jene..Fhehur fare…kokrra misri
    #
    po ku ti ket muskujt robi mi zana, ne balle i do ti ?

  16. Pjer Thomas thotë:

    30 August 2007 @ 7:17 pm

    Gazetari Met Veliu, nga entuziazmi, kish harruar te shenonte apo shkruante se per se qe me i forti. Ne fillim kujtova se ishte fjala per ndonje konkurs zgjuarsie (qe ne perendim i organizojne çdo vit), mirpo me poshte u permend “sport” por jo lloji. Shyqyr qe ishte vidio e Jutubos, qe e pashe se ishte ne sportet popullore.

  17. Leon thotë:

    30 August 2007 @ 7:38 pm

    Kuqo thotë:
    30 Gusht 2007 @ 6:30 pm
    Edhe ajo “gallata” eshte me mire se sa asgjeja dhe shume me mire se sa kronika e zeze.

    Punon, ka nje hobi, dhe vetem qesh. Ky e paska ne vije fare.
    ———————————————————————–
    Po,po, pa dyshim qe eshte me mire se kronika e zeze!!

  18. Godsmack thotë:

    30 August 2007 @ 9:32 pm

    Po njeriu me i forte ne Shqiperi kush eshte?

  19. Cheney thotë:

    1 September 2007 @ 1:48 pm

    Sic e parashikova Terry fitoi me dhimbje..

    Xhimi(vend te katert), ishte vertet i paarritshem ne shkeputje trungu, 13 here, nderkohe qe kampioni mezi e shkeputi 8 here..

  20. eduartisn thotë:

    16 February 2008 @ 12:03 am

    jimi jam eduarti nga new yorku te uroj suksese ne qdo drejtim te jetes. dhe kur te pashe ne internet mu be qefi,sepse eshte hera e pare qe po shoh nje shqiptar ne angli qe mediat po flasin per nje sportist shqipar. se me te thane te drejten qdo her jemi permendurgjera negative.te fala nga eduart gjeloshi.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com