Ndotet porti, hidhen në det vajrat e djegura

Metropol

Shkaktare, dyshohet firma “Coli” e licencuar për evadimin e këtyre vajrave drejt Porto Romanos

Dy bote të mbushura me vajra të djegur që janë nxjerrë nga anijet e transportit si dhe peshkarexhat nga firma që është pajisur me licencë përkatëse për veprime të tilla janë derdhur në kalatën lindore në një puset e që aty në det. Ndotja është vërejtur në mëngjesin e djeshëm nga disa marinarë që kanë vënë në dijeni agjencinë e mjedisit si dhe departamentin përkatës në port. Efektiva të sigurisë portuale, një mjet zjarrfikës, dy bote të një firme të licencuar, brigada e ndërhyrjes për ruajtjen e mjedisit si dhe punonjësit e kompanisë që pastron portin kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë bërë të gjitha përpjekjet për izolimin e ndotjes kanë nisur nga pastrimi i vajit të djegur. Shefja e zyrës së mjedisit në port Anita Aliçka ka pohuar se ndotja ka të mundur të jetë shkaktuar qëllimisht, por nuk ka përjashtuar edhe një ndotje aksidentale. Aliçka ia ka faturuar të gjithë përgjegjësinë e ndotjes në një sipërfaqe prej afro 400 m2 në kalatën lindore pranë bigës “Adem Reka”, firmës “Coli” sh.p.k. “Ne kemi konstatuar se shkaktare e ndotjes është firma “Coli” e licencuar për evadimin e vajrave të djegur të prodhuar në anije”,- ka pohuar shefja e mjedisit në port. Sipas saj të dy botet e ngarkuara me vajra, duhet të kishin transportuar ngarkesën për në Porto Romano ku është edhe impianti për asgjësimin e këtij materiali, ndërkohë që Aliçka e mbështetur në konkluzionet e ekspertëve, ka thënë se “dyshimet më të forta qëndrojnë në faktin e derdhjes së qëllimshme të vajrave nga botet në pusetën pranë kalatës lindore, vajra që kanë filtruar në det”. Situata është vlerësuar tejet serioze, pasi drejtori i Autoritetit Portual në Durrës, Eduart Ndreu ka kërkuar nga ekspertët të tregohen të kujdesshëm në nxjerrjen e përgjegjësive si dhe në shmangien e vlerësimeve subjektive. Sipas drejtorit të APD-së, Eduart Ndreu “Nëse vajrat janë derdhur qëllimisht në puset nga firmat për të shkurtuar rrugën e transportit për në Porto Romano kontrata e lidhur me firmën do të prishet”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com