YouTube, si rrjeti po ndryshon politikën

youtube.gifFushata elektorale për Presidentin e ardhshëm amerikan ka marrë tashmë shpejtësi dhe beteja ka nisur, hektike ashtu siç dihej, por ajo që nuk pritej është fakti që debati publik ka lëvizur përfundimisht jashtë studjove televizive të mediave tradicionale dhe ka dalë e po zhvillohet gjerësisht në internet. Më saktë, po vërejmë atë që mund ta quajmë morfim të mediave njëra me tjetrën, por jo vetëm kaq. Ajo që është akoma më interesante është mënyra sesi interneti po u jep pushtet real njerëzve të thjeshtë. Duke na bërë të kuptojmë se me pak fantazi dhe teknologji të mirë bëhet e mundur që publiku të mos mbetet më veç spektator por të bëhet protagonist i fatit të vet.

Është e padiskutueshme që zgjedhja e presidentit të ardhshëm të ShBA është një vendim me impakt mbarëbotëror. Po zgjidhet ai (ose ajo) që amerikanët rëndomë e quajnë Presidenti i Botës së Lirë, shprehje kjo ndoshta e mbështetur në vizionin që ShBA ka për veten si Demokracia që udhëheq drejt demokracisë vendet e tjera të botës. Prandaj kur rregullat e lojës përmbysen në fushatën elektorale më mediatike në botë, është një moment që vlen ta përmendim.

Strumbullari i kësaj historie është një faqe që patjetër e keni vizituar shpesh, www.youtube.com - faqja ku gjithëkush mund të postojë fragmente video, popullariteti i së cilës në ShBA james.jpgështë shumë i madh. James Kotecki një djalosh student i shkencave politike në Georgetown nisi të kritikonte kandidatët me klipe të shkurtra të xhiruara me webcam në dhomën e tij në konvikt. Shumë shpejt mbi 200,000 vizitorë i kishin parë videot e tij dhe nuk vonoi që kandidatët vetë, pas surprizës kuptuan se do u duhej t’i kthenin përgjigje, po në YouTube, e më vonë deri duke e vizituar brenda në dhomën e tij të vogël të konviktit, çka nuk do të kishte ndodhur kurrë pa internetin në përgjithësi dhe YouTube veçanërisht. Sepse James nuk ishte më një student i vitit të parë, por përfaqsues e një grupi shoqëror që po voton gjithmonë e më shumë. Brezi Y, i thërrasin, më kollaj u flitet me SMS sesa me gojë. Dhe sigurisht, kjo është një mënyrë më shumë për kandidatët që të përfitojnë publicitet. Sepse mos qënia prezent në YouTube është një luks që një kandidat serioz nuk mund tia lejojë vetes.

Evenimenti i dytë web është debati publik i organizuar nga CNN dhe YouTube (CNN*YouTube Debates dhe CitizenTube) . debati.jpgNdryshe nga tradita që për moderator të debatit kishte gjithmonë një personalitet serioz gazetaresk (mundësisht burrë me namuz), kësaj rradhe Debati që mblodhi një herë Demokratët dhe më pas (më 17 shtator) Republikanët u moderua nga publiku që dërgoi videomesazhe me pyetjet dhe komentet e tyre nëpërmjet YouTube. Në një ekran gjigand u shfaqën videot e dërguara dhe politikanët u detyruan të flasin me gjuhën e njerëzve, për gjërat që i shqetësojnë ata realisht. Ky ishte njëri nga debatet më interesante që kam ndjekur, ku pyetjet ishin pa klishetë e mërzitshme dhe furçat e zakonshme. Mediat e konsoliduara, me gjithë profesionalizmin e tyre të pamohueshëm janë shpesh lojtarë të korruptuar, viktima të sistemit. Ka gjithmonë një “Kompani prind” që ka interesa të vestuara në X apo Y kandidat, dhe gazetaria vihet në plan të dytë, pas përmbushjes së interesave ekonomikë të Konglomeratit. “Diçka qelbet në Danimarkë“.

Duket se interneti jo vetëm që bën të mundur komunikimin e asaj pjese të publikut që ka interes në politikë por po angazhon edhe ata njerëz të cilët në kushte të tjera nuk do ishin bërë fare pjesëmarrës në debatin publik, dhe ndoshta as nuk do votonin. Sepse vihet re që publiku është më i gatshëm për tu interesuar në zhvillimet e politikës atëherë kur ka mundësinë të flasë realisht (edhe pse virtualisht) me kandidatët për President të ShBA, dhe jo vetëm kaq, publiku do edhe të qeshë e të tallet me ta kur është e mundur. Psh kjo video që vë në lojë kandidatin Edwards është parë 828,624 herë http://www.youtube.com/watch?v=2AE847UXu3Q

E megjithatë as nuk krahasohet me 2,760,764 shikimet e deritanishme të “Kam rënë në sevda me Obamën” :) . Një videoklip që përdor imazhin seksi për të luftuar apatinë sociale. I tillë është ky i “Obama Girl” që tashmë po kthehet në tendencë, i pasuar edhe nga “Giuliani Girl”. Këto janë një tjetër mënyrë sesi publiku po influencon politikën nëpërmjet internetit. Klipet e shkëlqyera të vajzave politike janë prodhime të BarelyPolitical.com :

[kml_flashembed movie="http://www.youtube.com/v/wKsoXHYICqU" width="425" height="350" wmode="transparent" /]

Këta janë blogerat e djeshëm që sot janë kthyer në vlogera, sepse V e Videos bëhet pjesë e këtij fenomeni që i ka afruar më pranë se kurrë më parë politikanët dhe votuesit. Rrjeti gjithnjë e më tepër i ngushton hapsirat, jo vetëm ato gjografike por dhe ato shoqërore. Teknologjia po ndyshon mënyrën si zhvillohet fushata elektorale për postin më të lakmuar në planet, dhe është mirë të shohësh sesi shërben për të forcuar demokracinë duke amplifikuar zërin e atyre që deri dje nuk dëgjoheshin fare.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    26 July 2007 @ 2:48 am

    Shume interesant shkrimi dhe,ajo qe eshte me e rendesishme sic mendoj une,kjo prurje ve ne”ngasje” apo zgjon nga gjumi edhe ata qe jane amatore ne fushen e internetit.Para teje ke nje”ABC” qe ia vlen ta lexosh.
    Perparim Hysi,25 korrik 2007

  2. Lawman thotë:

    26 July 2007 @ 1:55 pm

    Pyetja ime e preferuar nga ai debat

    http://youtube.com/watch?v=3LH6SuSTvX4

  3. farewelltonavy thotë:

    26 July 2007 @ 9:37 pm

    Megjithese per ata qe pane programin, te shumten e rasteve kandidatet bene ate qe bejne shpeshhere kur pytjet i bejne gazetaret: iu shmagen ose dhane pergjigjen standarte qe japin gjithmone.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com