Verë e lënduar

vere.jpg

Nga Jorina Kadare

Të gjitha të zezat i solli me vete kjo verë e lënduar. Nga t’ja filloj përpara? Kriza presidenciale? Vapa mbytëse që na ka goditur si asnjëhere më parë? Zjarret e tërrbuara që kanë pushtuar mbarë vendin? Apo kriza energjitike?

Të gjitha këto na janë përplasur në fytyrë në të njëjtën kohë, dhe ne i durojmë. Qahemi nga pak, por po i durojmë që c’ke me atë punë. Dhe nuk po durojmë pak!

Po durojmë c’do ditë faktin që energjia elektrike mungon më shume se pesë orë në ditë, duke na lënë në dorën e temperaturave cfilitëse të cilat shtyn zhivën e termometrit përtej dyzetë gradëve. Po durojmë faktin që uji, në shumë zona të Tiranës vjen vetëm dy orë në ditë, kurse për pallatet ku uji ngjitet me pompë, në mungesë të energjisë elektrike, mungon edhe uji. Mos e pac atë fat, kur je duke bërë dush dhe je gjysëm me shkumë e gjysëm me shampo kur papritur ikin dritat dhe bashkë me to edhe uji. Aq më keq akoma në qoftë se ndodhesh në ashensor. Në pallatin ku jetoj, ndodh c’do ditë një incident i tillë. Të shikosh reagimin e njerzëve, kur pas zhbllokimit, dalin nga dyert e ashensorit të trembur, të hutuar dhe të gëzuar njëkohësisht, është vërtetë tragjiko- komike.

Po durojmë mosreagimin e denjë të qeverisë sonë në krizën më serioze energjitike e cila na ka kapluar dhe po na torturon, në një kohë kur edicionet informative përcjellin lajmin se pasi Barcelona kaloi nje black- out prej disa minutash, menjëherë u shpall gjëndja e jashtëzakonshme ku u vunë në alarm të gjitha institucionet shtetërore.

Po durojmë faktin që pas dy javësh të mjerueshme në mungesë të dritave dhe ujit, Ministri Ruli deklaron se: “në 2020 vendi ynë do të ketë mundësi të mbulojë nevojat e tij të plota të konsumimit të energjisë elektike”. Rrofsh Zoti Ministër! Ku ke qënë? Këtë, vetëm këtë po prisnim të dëgjonim. Tani po, që mund të rrimë të qetë. Mund të rrimë të qetë, se vërtetë, po vazhdoi kështu kjo që po ndodh në Shqipëri, rrezik nuk do të jemi fare deri në 2020.

Megjithatë, ndonjë plan krize strategjik ku paraqiten disa rrugëzgjidhje se si është menduar të vijohet më tej, nga Zotëria Juaj, nga ekspertë energjetik në vend, ose nga drejtuesë te KESH, edhe mund ta kishit marrë mundimin ta përpilonit. Do thoni ju s’ka plan! S’kemi c’farë të bëjmë! Situata është kritike! Kriza na ka mbërthyer! S’bëhemi dot energji vetë!

Po dikush e ka fajin për këtë. Sepse kriza nuk vjen pa arsye. Dhe arsyeja nuk janë vetëm temperaturat e larta. Sepse po të ishin vetëm këto të fundit, atherë e gjithë Europa Juglindore bashkë me mbarë Ballkanin, do të ndodheshin në terr të plotë.

Kriza nuk të mbërthen pa arsye. Një nga arsyet kryesore jeni Ju. Këtu nënkuptoj planifikimin e dobët nga ana Juaj, dhe ata që janë nën direktivat e Juaja. Por aq më tepër mungesa e marrjes së masave nga ana Juaj, si Ministër i Energjitikës.

Fenomeni i ngrohjes globale dhe temperaturat e nxehta që vinë me të, kanë kohë që diskutohen në axhendën ndërkombëtare. Por c’farë keni bërë Ju për këtë? A e keni menduar ndonjëherë, se si do ja bëjmë, kur Fjerza dhe Drini të thahej, apo kur Bullgaria (një nga exportuesit e energjisë në Shqipëri) do të detyrohej të mbyllte hidrocentralin e saj sepse nuk përmbushte kriteret e BE-së? Pse, tani kur jeni përplasur me shpatulla pas murit, do të filloni t’i mendoni këto? Tani kur njerëzit po vuajnë, aty ku s’mban më?

Për më tepër, paaftësia Juaj në planifikim, u shfaq që në premtimet e qeverisë suaj ku thuhej se 2007 do të ketë më pak probleme energjitike se vitet e kaluara. Në një kohë kur situata energjitike e 2007 jo vetëm që nuk është më mirë, por është për faqe të zezë. Mbi c’farë bazash është bërë ky premtim? Nga mosdija juaj për situatën dhe për problematikat që na prisnin? Apo nga fakti se pranoni të premtoni edhe premtime boshë?

Sot, teksa lexoja gazetën më kapi syri një paragraf ku shkruhej: “Më pyeti një gazetar i huaj, se ç’bëjnë shqiptarët kur qeveria u pret dritat. Ç’bëjnë, u them, atë që s’e bën asnjë popull i botës. E sfidojnë hapur dhe në mënyrë demonstrative qeverinë e tyre. “Bravo, - ma kthen i huaji, por si e sfidojnë qeverinë”. “Duke nxituar për të blerë gjeneratorë”, ia kthej unë. Ja, kështu, pak ju duket juve?”

Nuk duhet të durojmë më. Mjaft kemi duruar! Durimi po sos. Dhe për këtë Ju, Zoti Ministër duhet të mbani përgjegjësi. Dhe mbajtja e përgjegjësisë nuk qëndron tek pranimi i krizës energjitike. Sepe kjo nuk justifikon gabimin tuaj. Kjo e fundit as nuk justifikon, dhe as nuk ndreq dot më gabimet tuaja. Ju keni treguar se jeni i paafte në menaxhimin e sektorit që mbuloni. Me menaxhim të mirë të sektorit, nuk pretendojmë drita 24 orë në mbarë Shqipërinë, për vetë faktin se situata e sotme vjen si pasojë e një ndërthurje faktoresh negativë, të cilët kanë qënë prezent edhe përpara emërimit tuaj si Ministër, dhe do të duhet kohë që Shqipëria të ketë 24 orë drita. Nuk po pretendojmë këtë. Por minimumi i menazhimit dhe reagimit në këtë rast është mirë- informimi publik i herë pas hershëm për ta mbajtur popullin në dijeni për një nga cështjet më të rëndësishme dhe vitale për të. Dhe pikërisht në këtë, Ju keni dështuar! Këtë e them duke u bazuar në situatën kaotike aktuale në vend.

Një ministër i cili nuk është i aftë të menaxhoj sektorin që ai drejton, duhet të japë dorëheqjen. Kjo për respektin që ka, sëpari kundrejt vetes dhe së dyti, kundrejt popullit të tij.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. ardi thotë:

    26 July 2007 @ 6:05 pm

    ….mire aty, keni fillu me i kap gjonat!!!!
    …ti sot vej ministrin me te mire ne bote ska ci bo dritave dhe ujit….duhet me e fillu nga kryeministri, se ai ka premtu”keq” dhe qe kur ka marr frenat , vetm eshte mor me thashetheme duke sha para mbrapa, opoziten, prokurorin, vetem ka shkaterru ato qe jane ndertu me pare etj etej, …..prandaj Jori dil te premten ne proteste me MEten dhe gjithe shqiptaret e vazhdoni ate pune derisa tju vij uji dhe drita….se ne fund te fundit skeni ca te humbni….

  2. Dajoshi thotë:

    26 July 2007 @ 6:16 pm

    Titulli i artikullit duhet te ishte “Vere e terbuar”. Vere si kjo nuk eshte pare, zjarr pa fund (cuditerisht ne Shqiperi duken te jene te vena me qellim), uje me pikatore, drita me miligram. Duke shtuar edhe prezencen e kafshes si kryeminister behet skenari per “The perfect storm”. Ardo, duket si situate kataklizmoje…..mos o zot. Njerezit jane rehat nga mendja (vapa i ka rehatu me keq), thone qe s’ka faj qeveria per uje e drita se eshte thatesire. Ruli thote qe jemi vetem 14 vjet dhe 1.6 miliarde euro larg 24 ore drita. Me mire s’behet. Birinxhi.

  3. pissed off thotë:

    26 July 2007 @ 8:23 pm

    Fati jone i ndyre qe jemi nga ai vend qe as ka per tu rregulluar per 30 vjet.prandaj te tere mudohen te te largohen dhe pos ta kthejne koken mbrapa (sic pera une para 12 vjeteve)

  4. Perparim Hysi thotë:

    26 July 2007 @ 8:25 pm

    Gazetarja ka rrokur nje problem akut dhe nuk eshte vetem konstatuese enje realiteti te dhimbshem,por dhe kritikues i fajtoreve.Qeverise,ministrit dhe kryesisht atyre te KESHIT.Ministri,ne vend te skuqet per kete gjendje alarmante,me nje gjakftohetsei vrasese te thote si nje fallaxhor i keq se dritat do te jene te sigurta ne vitin 2020?!Sa parashikues qe eshte qerratai!Domethene,sipas ketij snobi,ne qe nuk do zeme vitin 2020 pa driat erdhem,pa drita te ikim.Epo te pacim o zoti Minister!
    Perparim Hysi,26 korrik 2007

  5. ardi thotë:

    26 July 2007 @ 8:50 pm

    dajosh…
    …sala ja mori menjen njerezve duke nxjerr gjithmone dicka qe njerzit ti harrojne hallet e veta…dhe te merren me prishje ulje ngritje shatervanesh (pa uje), rrugesh, prokuroresh, zgjedhjesh, kryetaresh e pastaj presidentash etj etj….dhe kjo jorida me shoqe, i mbarun “hallet” qe kishin tani u kujtun qe spaskan drita , uje e pastaj do kujtohen qe sdo kene edhe pune e largqofte edhe buke…
    …po fajin se ka sala, e kane ata tycat qe i shkojne mbas by..edhe shqiptaret qe ose sja ma ose kane mor fund, dhe truri si puno mo…edhe kur del ndonje - mjaft - ti kujtoj cfare duhet me bo, ….
    …ne 97 sala e dogji shqiperine me arme sivjet po e djeg me zjarr…..
    …ca nga shqiptaret qe po “ndertojne tiranen” thone; - per mungesen e ujit dritave e zjarrit e ka fajin natyra..!!!! hallall ja boft zoti…..trurin…

  6. Lumja thotë:

    26 July 2007 @ 9:52 pm

    Ik mer,
    Kjo goca me vodhi shprehjen e dites mua pa pike turpi.
    Shkrime me te vjedhme ? aha :-) se lexoj fare se lexoj

  7. Blendi thotë:

    26 July 2007 @ 10:22 pm

    Nuk di c’te them Lume. Jeni te dyja shume lart si vajza. Ndoshta spjegimi i shprehjes nuk eshte “vjedhja” por qe “Great minds think alike”. :) Kjo damlla nje emer ka, dhe ju ia vute me se miri. “Mungon zgjedhja”.

    Tani, shpresoj kjo teme te mos politizohet. Keto plasje buze te ujit, dritave dhe zjarrit i vuajne te gjithe shqiptaret njesoj, prandaj ndarja e popullit ne vija partish politike eshte e papranueshme dhe nuk duhet ta lejojme. Nuk duhet lejuar qe te perfitohet politikisht nga dhimbjet e shqiptareve dhe njekohesisht nuk duhet lejuar qe qeveria t’i shpetoje pergjegjesise. Si egzekutivi qe paguhet per drejtimin e ketij vendi ka ca llogari per te dhene qytetareve te vet. Eshte vetem normale. Dhe opozita ne rast se do perfshihet ne protesta, te protestoje per problemet - jo te tjerre lesh hamami per ceshtje qe popullit s’i djellin as uje as drite.

  8. Bela thotë:

    26 July 2007 @ 10:30 pm

    Drejtoret dhe ish-drejtoret e KESHI-it i keni me pushime,pune e madhe se po vujane shqiptaret rendesi ka qe xhepi i tyre eshte plot dhe bankat i kane neper europe dhe amerike cdoni me teper?

    Seriozisht keto horlliqe qe ndodhin me neve na kane lodhur trurin.

  9. LlTako thotë:

    26 July 2007 @ 10:31 pm

    1) Balkanweb thote qe orari i administrates shteterore do te shkurtohet ne 8:00 deri ne 13:00 duke filluar nga data 30 Korrik. Nuk e di por kjo me duket se paralajmeron nderprerje me te gjata te rrymes.

    2) Kjo pompa e pallatit tim ka nja dy dite qe nuk con pike uji ne depozitat ne tarrace. Edhe pak e do na duhet te nderrojme vendbanim :)

  10. Lawman thotë:

    26 July 2007 @ 10:40 pm

    Ku do shkosh Llukan?
    Do kthehesh prape ne Amerike?
    Kaq e pat aventura ne shqiperi…

  11. LlTako thotë:

    26 July 2007 @ 10:42 pm

    Ah Lawman, kete here s’do mjaftojne ca dite, jave, muaj pa drita/uje per ate pune :)

  12. Blendi thotë:

    26 July 2007 @ 11:23 pm

    Llukani eshte gjithmone buzagaz. Edhe kur kritikon, kritikon me tendencen per t’i ndrequr gjerat, asnjehre nuk e mbaj mend te ankohet dhe qurravitet. Po te ishte aktor filmash do ishte si Chuck Norris. :D

  13. Idris thotë:

    27 July 2007 @ 12:57 am

    Llukan.Shif se ka zanatcij te vjeter nga zjarrfiksit..Me 30 mije lek (te vjetra)e mbush botin 1000 litersh .Bohuni nja 15 rezervuare ne pallat dhe jeni Grand fare per 1 jave (me kursim si qeveri ne diete) .E kam seriozisht eshte me shume leverdi.

  14. Aura thotë:

    27 July 2007 @ 10:05 am

    Serish mendoj se fajin nuk e ka ministri, as kryeministri e as qindra njerez qe kane ne dore sherbimet jetike per qytetaret. Faji eshte i YNI sepse kurre nuk jemi ngritur te dalim e te protestojme per shpirtin tone, per gjerat me elementare. Keshtu neper internetra dime shume bukur te flasim ne, dhe neper kafe te bejme llogje pambarimisht, te ankohemi se s’ka uje e s’ka drita e te mos leme kerrkend pa marre neper goje nga ata qe jane lart…..
    Fajin e kemi vete. A ka protestuar ndonjehere Jorina bashke me shoke e shoqe pune qofte edhe nje ore te vetme? Dhe keshtu si Jorina jemi te gjithe ne ….

  15. gene thotë:

    27 July 2007 @ 12:52 pm

    ne vend qe te protestoni filloni te mos i buzeqeshni aty re qe lidhjen me rrjetin e ujesjellesit e bejne si ti mbushet mendja, filloni te mos i buzeqeshni atyre qe nuk e paguajne energjne, filloni edhe ti denonconi ata idiote qe cajne tubacionet e ujesjellesit per te ujitur tokat bujqesore (dhe pastaj kerkojne edhe mbrojtje doganore nga mallrat e huaja qe kushtojne me lire).
    Ne vend qe te protestoni per mungese energjie ne pergjithesi filloni kerkoni gjera konkrete. Kerkoni qe te hiqen taksat doganore e tvsh per gazin e ngrohjes se sot nje kw energji nga gazi kushton me teper se dy here krahasuar me nje kw energji elektrike (qe do te thote se une do te vazhdoj te ngrohem me kete te fundit)

  16. Lawman thotë:

    27 July 2007 @ 2:08 pm

    Aura,

    A bohet hidrocentrali me protesta?
    Vetem xhaxhi kishte bythe te conte 20 mije punetore ne Vaun e Dejes me detyrim.

    Faji s’eshte i askujt eshte drama tranzicioni. Konsumi eshte rritur 100x, kurse prodhimi eshte i njejte me mesin e viteve 80.

    Bej protesta sa te duash…

  17. jox thotë:

    27 July 2007 @ 6:00 pm

    ….Mungon gjysma tjeter e shkrimit se per te bere analisa ka 15 vjete qe po ne nje pike i bihet fyllit …. ose me mire duhet ti kalojme ne kategori tjeter keto ankesat gjysem profesionale …

  18. Vesa thotë:

    27 July 2007 @ 6:20 pm

    Fjala e gjat e ben diten e shkurter!
    Vazhdoni ..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com