Pas 6 vjetësh firmoset pakti për ndërtimin e linjës energjitike Tiranë-Podgoricë

Panorama
Hapet drita jeshile për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë, e cila ka që në 2001 që pritej të fillonte së ndërtuari.

Kreu i KESH-it, Gjergji Bojaxhi, ka nënshkruar dje me përfaqësuesit e KfW-së dhe korporatës së Malit të Zi (EPCG) marrëveshjen, e cila i hap rrugë ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Të pranishëm ishin edhe ministri i METE-s, Genc Ruli si dhe homologu i tij i Malit të Zi, Branimir Gvozdenovic. Ndërtimi i kësaj linje pritet që të përfundojë në 2009-ën dhe do t’i japë zgjidhje një herë e mirë problemeve që ka Shqipëria me kapacitetet importuese. Kontrata ka një vlerë prej 41.7 milionë euro, nga të cilat 11.2 milionë euro është marrëveshja e nënhuas me Malin e Zi, e cila u firmos nga drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, EPCG përfaqësuar nga drejtori, Sridian Kavacevic si dhe KfW, përfaqësuar nga Ralf Seirfricd. Zbatues dhe përfitues i kësaj kontrate është Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST.sh.a). “Kjo linjë është vetëm një segment i linjës Elbasan-Podgoricë që ka edhe dy elemente të tjerë, të cilët duhen çuar përpara. 1) nënstacioni i Kasharit, që do të bëjë konvertimin e energjisë nga 400 kV në 22 - e më poshtë dhe 2) segmenti i linjës Tiranë-Elbasan”, tha Bojaxhi. Sipas tij, kjo është një arritje që KESH firmosi me KfW dhe Malin e Zi, tani mbetet disbursimi dhe fillimi konkret i linjës. Ndërtimi i kësaj linje do të dyfishojë kapacitetet importuese të energjisë që ka Shqipëria. Zgjidhja e problemit të kapaciteteve importuese do të thotë se në 2009-ën vendi nuk do të ketë më kriza energjetike.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. Kotherja thotë:

    26 July 2007 @ 1:12 pm

    Rroftin “Dritesjellesit” !

    Ku eshte hapi i pare qe te realizojme objektivin tone te madh !

    Sepse pa linje ainterkoneksioni nuk realizohet eksporti. Ene pak ene hallet tona mbarojne.

    Poshte LSI qe kerkon destabilizimin e vendit e qe do protestoje kunder mungeses se dritave, poshte akoma dhe me shume se krietari i saj eshte nga Skrapari e qe Lumes dhe Nanos nuk i pelqejne hic fare.

    Tani ne fakt per Nanon e di qe pse i ka inat , por per lumen akoma nuk jam i qarte.

  2. Cheney thotë:

    26 July 2007 @ 1:22 pm

    Kush do ta ndertoje kete linje? Kush po e ben dizenjon?

  3. zotrules thotë:

    26 July 2007 @ 1:30 pm

    Gjithnje qe Shqiperia konsiderohet si blerese. Por, une nje gje nuk e konceptoj dot. Si i çohen dritat e Fierzes deri ne shtepi Kroacise? Me çfare linjash?Pse per Kroatet çmimi eshte sa e kemi patur ne ne kohe te Dulles?
    Tani une nuk i di 100% keto gjera, po m’i ka thene vete nje kroat.
    Kothere, mos na bej propagande antierresirre ketu, po na thuaj shpejt e shpejt sa e ka cmimin nje KW ne Iliri, qe te bejme llogarite sa do t’ua beje bota e pershpirtshme juve arrnauteve.

  4. Kotherja thotë:

    26 July 2007 @ 1:50 pm

    Cheney,

    edhe ti e hengre se do bejne noi gja keta kokegdhete ?

    zotrules,

    ti gjeta pipzat ty daje. Rrofte “ai ” nga inati yt. :) Ja befte diten njemije ene per te miren time gjithashtu. ;)

  5. zotrules thotë:

    26 July 2007 @ 2:05 pm

    Ore sa bejne dritat po te them! seriozisht.

  6. Kotherja thotë:

    26 July 2007 @ 2:12 pm

    zotrules,

    www.kesh.com.al ka bere nje kerkese sot gjene per rritje cmimi, dmth per nje cike me thelle meqe nuk mbledh dot leket.

  7. zotrules thotë:

    26 July 2007 @ 2:21 pm

    Te rente damllaja! Po ku di une te lexoj andej o derbardhe?
    I paguan dritat ti ore apo dhe ti abuziv je?
    Kush e di sa naplona bejne dritat ne Shqiperi?
    E treta here qe e bej kete pyetje, e asnjeri nga ju “te ndershmit” nuk ia ka idene! E na mundoheni te na prozelitoni ketu qe “e kane fajin ata qe nuk paguajne, ata qe keshtu, e ata qe ashtu”

  8. Cheney thotë:

    26 July 2007 @ 2:34 pm

    Se ul rojen Kotherja hic..

    Pyeta kothere pyeta; degjova Ellbenia, Ellbenia edhe ketej nga lagja ime, edhe thash mos e kane me verte keta te trupes se estrades..

    Ps: Vodka ruse vendalije qeka nam fare..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com