“Mungesa e zgjidhjes politike për Kosovën sjell dhunë”

SHBA: Mungesa e zgjidhjes politike per Kosoven sjell dhune
Zedhenesi i Departamentit amerikan te shtetit, Sean McCormack tha se situata ne Kosove eshte “jostabile” dhe se mungesa e zgjidhjes politike do te sillte dhune.

UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara konsiderojne se Kosova duhet te jete e pavarur ne baze te planit te Martti Ahtrisaarit, deklaroi sot zedhenesi i Departamentit amerikan te shtetit, Sean McCormack. Ne konferencen e rregullt pe shtyp, ai tha se Shtetet e Bashkuara konsiderojne se situata ne Kosove eshte “jostabile” dhe se mungesa e zgjidhjes politike do te sillte dhune. “Eshte besim i yni dhe i shume te tjereve, se ne mungese te pikes perfundimtare, te pavaresise per Kosoven, ju do te shihni shperthim te dhunes se metejshme ne rajon, qe nuk eshte e mire per askend”, tha zoti McCormack.

……………………………………………………………………….

Perfundon takimi i Grupit te Kontaktit ne Vjene. Ende asnje deklarate zyrtare

Takimi eshte mbajtur pasditen e sotme ne Ambasaden Gjermane ne Vjene, ku sipas parashikimeve eshte dikskutuar per formatin e bisedimeve të reja Prishtinë-Beograd. Sipas burimeve diplomatike ne BE, europianet do te kembengulnin ne takimin e Vjenes, qe statusi te zgjidhet pas periudhes 120-ditore te bisedimeve…

- Balkanweb -

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. ArtanHoxha thotë:

    26 July 2007 @ 1:01 am

    Keto shtetet evropiane shume here e teperojne me “demokracine” e tyre te egzagjeruar, si ne rastin e Kosoves tani qe duan patjeter qe cdo gje te behet me dialog dhe konsensus te te gjitheve, perfshi edhe Serbine.
    Kjo tani eshte paksa nje farse, pasi dihet shume mire ca pritet te thuhet nga serbet apo ruset, po sidomos serbet dihet qe edhe 20 vjet te shtyhe procesi i negociatave dhe bisedimeve, ata prap nuk do duan qe Kosova te shpalle pavarsine.
    Prandaj me pelqen ndonjehere, si ne kete rast, stili Amerikan, qe i jep sa i jep kohe per debat dhe konsesus te gjithe paleve, dhe kur e shikon qe keta i bien ne nje brime dhe duan thjesht te perdorin strukturat demokratike te vendeve perendimore per interesat e tyre dhe per te penguar pavarsine, ja pret shkurt :)

  2. blete thotë:

    26 July 2007 @ 6:52 pm

    kerbaci u ben derman, kerbaci. se nga dashuria per paqen nuk e ben njeri.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com