Edi Rama rikthen Gramoz Rucin, perjashton Fatos Nanon

Balkanweb

Kryetari i PS Edi Rama ka dhënë alarmin dje për përjashtimin e Fatos Nanos nga partia, por ndërkohë ka zgjedhur që të vendosë në krye të Asamblesë së PS, Gramoz Ruçin, ish kreun e grupit parlamentar dhe ish sekretarin e përgjithshëm.

Në një ambient të tensionuar, ku ra në sy mungesa e shumë nanoistëve që nuk iu bashkëngjitën vendimit për të qenë në parlament për ti dhënë votën Bamir Topit si president, si Arben Malaj apo Taulant Balla, Rama shpalli divorcin me Nanon.

“Si socialist s’do të kisha dashur kurrë ta shihja ish-kryetarin e partisë sime të rrihte gjoksin si regjisori i shfaqjes së turpshme të shitjes së 6 mandateve të popullit opozitar, për të shpëtuar Sali Berishën nga ballafaqimi me votën e shqiptarëve, duke zgjatur kështu jo vetëm errësirën e thellë që do ta shoqërojë këtë qeveri në verë dhe në dimër, si hije e paaftësisë së saj, por edhe zinxhirin e vuajtjeve të shqiptarëve nën një pushtet që tanimë ka vënë përfund shtetin”, - tha Rama. Ai ka përmendur për herë të parë emrin e Fatos Nanos në kritikat drejtuar paraardhësit të tij. “Ndërsa si kryetar, kam detyrën të them se Fatos Nano nuk mund të jetë i përfshirë në projektin e ri politik të PS”, ngriti zërin ai.

“Duke u bashkuar hapur me Sali Berishën kundër interesave të PS, të opozitës shqiptare dhe të vet vendit, Fatos Nano u bë pjesë integrale e një aleance të së keqes, me të cilën ne nuk na bashkon asgjë dhe të cilën ne jemi këtu për ta luftuar e mundur politikisht me alternativën tonë të re”, - u shpreh kreu socialist. Ai i ftoi të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që të reflektojnë “bashkërisht për alternativën e re nën dritën e kësaj ndodhie të rëndë dhe të biem në një mendje për domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re në rrugën tonë të reformimit rrënjësor”.

Deputetët
Përjashtimi i ish-kryetarit Fatos Nano nga kjo politikë e re e PS-së që udhëhiqet nga Edi Rama, ka ardhur menjëherë pas përjashtimit të 6 deputetëve që votuan në seancën e zgjedhjes së Presidentit të ri. “6 deputetët opozitarë që kapërcyen kufirin e fundmë moral në raport me zgjedhësit e tyre, kanë ekspozuar lakuriq para syve të popullit një sistem kryekëput të korruptuar politik, një klasë politike të zhytur në llumin e përfitimeve vetjake, një kulturë politike me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, - u shpreh dje Rama.

Sipas Ramës, “6 deputetët opozitarë që falën 6 vota socialiste për ta lënë Shqipërinë me 6 deri në 16 orë ndërprerje energjie elektrike në ditë edhe për dy vjet të tjera, na kanë dhënë ne socialistëve shqiptarë, mundësinë për të parë si dritën e diellit të vërtetën, se kjo parti do të bënte gabimin e jetës nëse do t’ia falte vetes këtë mëkat, duke u mjaftuar me çregjistrimin e këtyre 6 qytetarëve nga radhët e veta”. ‘Këta 6 mjeranë politikë janë pjellë e një sistemi antivlerash që pikërisht ne, socialistët shqiptarë, duhet ta shembim duke u ndarë prerazi jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, nga kjo klasë politike që deri edhe zgjedhjen e një presidenti të Republikës e katandis në një akt kolektiv korrupsioni politik e financiar”. Rama bëri thirrje për një aleancë të re edhe me qytetarët nga Veriu në Jug, por edhe me aleatët politikë, mbi një projekt të ri për opozitën e bashkuar

“Boll më me celula e me lëvizje klandestine brenda PS, të cilat janë sa qesharake aq edhe të dëmshme për kohezionin e familjes sonë politike!”, - tha ai.

Ruçi drejton Asamblenë e re

Gramoz Ruçi rimori dje kreun e Asamblesë Kombëtare, ish-Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, forum të cilin ai e drejtoi derisa në krye të PS-së erdhi Edi Rama në vitin 2005. Ruçi ka marrë 138 vota nga 141 anëtarë të Asamblesë që votuan. Kryetari Edi Rama e cilësoi Ruçin si një figurë të vjetër që jep shembullin më të mirë se si bëhen politika të reja. Ruçi ishte propozim i vetë kreut të PS-së, ndërkohë që ai i kishte kërkuar Ramës që nëse do të kishte kandidaturë alternative, mjafton që ai të vetëpropozohej ose të propozohej në sallë pa qenë nevoja të mblidheshin firma. Po kështu, Ruçi kërkoi që të kishte votim të fshehtë.
Darina Tanushi

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. Syribukur thotë:

    26 July 2007 @ 1:46 pm

    Edvin Rama e mprehu shpaten,
    edhe 1 here o per situaten…
    …………………………………………………..
    Mire se erdhe Edvin djali
    se neve na kish marre malli….

    :)

  2. tomi korca thotë:

    26 July 2007 @ 1:56 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=IWsAIh95MXs&mode=related&search=

  3. tomi korca thotë:

    26 July 2007 @ 1:56 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=PTBnG5_

  4. Lumja thotë:

    26 July 2007 @ 2:00 pm

    Tomo,
    Ke nostalgji per dullen me duket.
    Ik mer babe mos na sill kshu linqesh se skemi nevoje per krahasime.
    TE keqijat e sotme ne shqiperi jane te dukshme si e zeza mbi te bardhe.
    SI te ngjajne si te mos ngjajne me stilin e Enverit, ca po na hyn ne qese ne .

  5. zotrules thotë:

    26 July 2007 @ 2:13 pm

    Ruçi eshte BURRE aty!
    Lab i vertete, sypatrembur, tamam nip i te madhit Ali. Ruçi mund tja beje celebrimin perfundimtar Nanos me Berishen.(gru`e`grua-burr`e`grua-bul`e`bul) çado qofshin ata te dy.

  6. Odysseus thotë:

    26 July 2007 @ 4:11 pm

    Ruci perfaqesues i politikes “se re” te Rames :)

  7. tomi korca thotë:

    26 July 2007 @ 4:30 pm

    Ore harum aty ishte dhe Dede, Majko Dokle edhe ca emera te tjer te “rinj” Arnime mbi arnime.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com