Depresivi i ndarë nga gruaja mbyt me thonj nënën pse s’i dha lekë

IRENA MëRTIRI
Metropol
26/07/2007 Mbi viktimën edhe shenja dhune fizike, prangoset autori

Krimi brenda familjes është rikthyer në Fier, por këtë herë brenda në qytet. Djali dhunon fizikisht nënë e tij dhe më pas e mbyt duke i shkaktuar asaj vdekjen, ndërsa është prangosur nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 22.30 në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit.

Ngjarja

Ka qenë ora 22.30 kur në familjen Filaqi ka ndodhur ngjarje e rëndë dhe e kobshme. Djali i vogël i familjes Filaqi, Aleksandri, i cili jetonte i vetëm me nënën e tij Vajdona 68 vjeçe, që pas vdekjes së babait.

Mbrëmjen e së martës ai pasi ka dhunuar fizikisht, rrahur me shpulla dhe grushte nënën e tij ka vendosur më pas duart në fyt dhe e ka mbytur atë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj ka kërkuar ndihmë te fqinjët e tij dhe këta të fundit kanë lajmëruar policinë.

Policia e CIA mbërriti në vendin e ngjarjes kreu hetimet e para dhe arrestoi në flagrancë 35-vjeçarin Aleksandër Filaqi si autor të vrasjes së nënës së tij.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivi i kësaj ngjarje të rëndë, për të cilën po hetohet intensivisht nga grupi hetimor.

Policia

Vrasje shkaktuar në gjendje depresive. Kështu është cilësuar ngjarja nga krerë të policisë së Fierit edhe pse nuk është bërë publike zyrtarisht.

Sipas kreut të policisë lokale, 35-vjeçari ishte i sëmure mendor

madje për këtë sëmundje kishte dhe një kartelë dhe shpesh herë shtrohej në spital për kurim.

Ai ka qenë i martuar, martesë e cila nuk kishte zgjatur shumë dhe vetëm 2 vjet më parë është divorcuar nga ish-bashkëshortja e tij. Shkak ka qenë pikërisht sëmundja.

Duke qenë në këto kushte dhe vëllai i tij më i madh i martuar së bashku me familjen e tij kishte marrë shtëpi në një kat me nënë dhe vëllanë e tij në një nga pallatet e lagjes “Liri” të qytetit të Fierit në katin e dytë.

Mbrëmjen e djeshme ai nuk ka qenë në banesë sipas disa banorëve të lagjes.

Motivi

Aleksandri për shkak të depresionit sipas burimeve nga policia zihej fare pa shkak me familjarët dhe të tjerët përreth tij.

Lidhur me grindjen e mbrëmjes së martë, e cila me sa duket ka qenë një grindje e rëndomtë si e çdo natë, por që ka degjeneruar e irrituar deri në krim të sëmurin me depresion.

”Ai i ka kërkuar të moshuarës lekë dhe ajo nuk ka pasur. Më vonë

nëna është shprehur se ‘ç’më gjeti mua me ty!’. Kjo, pasi

Aleksandri ka ulëritur dhe bërtitur me sa kishte në kokë. Kjo e ka acaruar 35-vjeçarin deri në krim”, kanë pohuar burime nga policia lokale e Fierit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com