Britani e Madhe, burrat kalojnë 2 vite të jetës duke pritur gratë

Të gjithë janë të njohur me skenën kur mashkulli prej femrën në makinë jashtë shtëpisë, apo të ulur në sallonin e apartamentin, ndërsa ajo përgatitet për një takim të veçantë apo edhe për një rast dosido. Shumë prej jush e kanë kaluar një pritje të tillë, pa përmendur edhe pritjen jashtë dhomës së provës në dyqane, ndërsa ajo provon të gjitha veshjet e dyqanit. Për këtë arsye shkencëtarët kanë vendosur të llogarisin kohën që burrat kalojnë duke pritur, në shenjë paralajmërimi për kohën e humbur. “Burrat kalojnë më shumë se 1 vit e gjysmë të jetës së tyre duke pritur gratë apo të dashurat”, tregon sondazhi më i fundit i kryer në Britaninë e Madhe. Meshkujt harxhojnë vetëm 22 javë duke pritur jashtë dhomave të ndërrimit në dyqane, ndërsa partnerja e tyre provon veshjet. Ata gjithashtu shpenzojnë gati një javë të jetës së tyre të ulur në makinë, ndërsa gratë bëhen gati të dali në takim. Gjashtë burra nga dhjetë të intervistuar kanë pranuar se kjo gjë i tërbon, dhe një në dhjetë burra thonë se janë nervozuar kaq shumë sa e kanë lënë të dashurën. Një burrë në pesë të intervistuar thotë se ua ka hedhur sytë vajzave të tjera në dyqan, në shenjë hakmarrjeje. Një zëdhënës i sondazhit të kryer në adresën e internetit www.missbutterfly.co.uk. thotë: “Është tronditës fakti se sa të durueshëm janë meshkujt.

Tirana Observer

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. Leon thotë:

    26 July 2007 @ 12:50 pm

    Eshte semundje kjo e femrave ketej….
    Sidomos ne dyqane…Nuk i duroj dot fare…Por kur te pyesin -Si thua me shkon kjo bluza apo xhinkset??Si ti pergjigjesh??
    Te thuash po-thone genjen…Te thuash jo-varin turinjte… :)

  2. Lawman thotë:

    26 July 2007 @ 2:44 pm

    xhinkset?
    xhinKset?
    Xhinkkkkkkkkkset?

    Nga je ti mer daje ku e gjete KKKKKKK ne mes te xhinseve…

    /me kujtohet qe e kam degjuar kete lloj shqiptimi ne nje dialekt te shqipes po se di se cili…. ka shume vjet… nga periudha e komunizimit ishte hera e fundit qe degjova xhinse me k.

  3. blete thotë:

    26 July 2007 @ 6:47 pm

    ne numrin e ardhshem te Tirana Observer: Shkencetaret angleze presin mesatarisht dy vjet nga jeta e tyre per nuset e porositura nepermjet internetit.

  4. Leon thotë:

    26 July 2007 @ 7:39 pm

    blete,
    Ty perse te dogji?? :P
    Apo me mire te them -perse te pickoi ty?? :)
    lawman,
    K-ja te shqetesoi ty?? mire atehere po e heqim… tani mire ndihesh??

  5. blete thotë:

    26 July 2007 @ 7:44 pm

    po thashe te provoja edhe une doren ne tituj studimesh pa kuptim se me duhet nje dizertacion se shpejti.
    pastaj leon une e kisha me artikullin jo me ty. nuk eshte se parashikova botimin e studimit: Grate Angleze nderrojne Leonin per nje model me te durueshem.

  6. Leon thotë:

    26 July 2007 @ 7:57 pm

    Moj blete,
    Po edhe une per artikullin thashe pse te pickoi?? :P
    une vete nuk para perzihem me bleta,jo me ti pickoj… :)
    Artikulli ka shume kuptim, sidomos po te jesh mashkull…Nuk thua shqyr qe u kujtuan per ne dhe na vleresojne sa “heqim” me anen tjeter!! :)
    From now on i can say: Is a scientific prove that a man does make sacrifices… :)

  7. blete thotë:

    26 July 2007 @ 8:07 pm

    ok tani, qe e kishe pak me te pickuar, me te pickuar e kishe. behu burre e pranoje se ndryshe nuk kualifikohesh per studimin e mesiperm.
    sakrifica bejne edhe grate, se mos kujto qe eshte qejf te provosh 30000 pale “xhinkse” dhe pastaj te dalesh e te degjosh tet shoq qe zgerdhihet kur e ema ben shaka per “torbat” qe te varen nga mbrapa.
    meshkujt diku do te bejne sakrifica se nevoje te jene bukepruresit e familjes nuk kane me, ne lufte shkojne kur t’iu ngrefet, nuk kane nevoje te bejne me duele per mbrojtjen e nderit te grave te tyre, dhe lulet i blejne tek stacioni i gazit, se bashku me cigaret e cumcakizin. aq me teper qe kane edhe Leonin avokat qe u mbron te drejten per t’u merzitur.

  8. Girl thotë:

    26 July 2007 @ 8:24 pm

    Femrat jane 100 here me te lumtura kur i bejne vete blerjet ose me ndonje shoqe. Kush i do meshkujt nga mbrapa per shopping, aman; vetem nese duhen per te perdorur karten e kreditit, ose kur vijne vete per tu dukur si interesante:))

  9. Leon thotë:

    26 July 2007 @ 8:55 pm

    Na vash, mos e bej aq dramatike… :)
    Shkencaret thone qe burrat kalojne dy vjet te jetes duke pritur grate,jo se jane me te mire se grate….
    Edhe fjalen e shkencareve s’do ta hedhim poshte fare…
    Pastaj une me pyetjet e kisha qe drejtohen kur vishen ….Pa per te pritur se kam problem,presim!!
    Futu ne nje klub aty shiko ndeshjen, deri sa te mbaroje pune ajo… :P
    Girl,
    sikur shkencaret te kishin llogaritur edhe stresin e billit te kartes, kishte shkuar ai muhabet 20 vjet per burrat… :)
    P.s. Tani une do behem avokate blete, se i kam shkencaret gjysem patriota, edhe sikur po me pelqejne nje cike… :)
    Peshqit burra kane frike te flasin mesa duket….. ju shkurtohet jeta fare… ;)

  10. lola thotë:

    26 July 2007 @ 9:13 pm

    Une as nuk dua fare njeri kur bej shoping. Me mjafton pasqyra dhe shquhem si njeri me shume gusto per tu veshur. Ku marrin vesh burrat nga veshja aman…kur lodhen thone: te shkon shume sa per te dale nga dyqani

  11. artani thotë:

    29 August 2007 @ 5:24 pm

    Nje tjeter mode ne Angli eshte , cermonia e marteses behet pasi ke bere nja dy,tre kalamaj,dhe nje cift jetojne bashke per nje kohe te gjate dhe nuk e quajne veten burre e grua deri sa burri ti thote “i maried you ..” femra kete pret sepse do ti hipi burrit,do ta beje lolo..e kuptoni sa te djallezuara jane ketu femrat..te bejne ti thuash derrit daj ..

  12. Zana thotë:

    29 August 2007 @ 5:37 pm

    Me duket se eshte pak e zvogeluar kjo e dy vjetshit.Burrat kane nje jete qe na presin ,jo po ne dyqan ,jopo sa te me kaloje dhembjae kokes,qokat ,mami,palestra,stres.70%e jetes se tyre.Bile as qe ankohen me per kete pune.Qendrojne atje ,stoike deri ne budallallek deri sa te na dergojne ne dreq…Korra misri qe perdridhen….

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com