Banorët e Kamzës bllokojnë rrugën kombëtare

“Pas bllokimit të rrugës nacionale do ta përshkallëzojmë protestën. Do të marshojmë drejt kryeqytetit”

TemA

Në Kamëz dritat mungojnë rreth 16 orë në ditë, ndërkohë që banorët e Institutit Bujqësor, janë privuar tërësisht nga furnizimi me energji. KESH: “Do të vazhdojë ndërprerja e dritave”. Banorët: “S’kemi kontratë me KESH. Kurrë nuk na ka ardhur faturë”

Fran Pjetri, drejtori i Drejtorisë së Trajtimit të Studentëve: “Faturat e godinave të studentëve janë derdhur një për një në arkën e KESH. Për godinat e banorëve, edhe pse nuk janë të pajisura me aparat matës, nuk mbajmë asnjë përgjegjësi”

Banorët e Institutit Bujqësor të Kamzës kanë bllokuar sërish dje rrugën kombëtare Tiranë-Fushë-Krujë. Protestat lidhen me mungesën e theksuar të energjisë elektrike dhe ujit në këtë zonë. Protesta e banorëve të Kamzës, që dje shënoi ditën e dytë, zgjati 60 minuta dhe u shoqërua nga forca të shumta të policisë. Në Kamëz dritat mungojnë rreth 16 orë në ditë, ndërkohë që banorët e sistemuar në godinat e Institutit Bujqësor, janë privuar tërësisht nga furnizimi me energji.

Prej 5 ditësh, energjia elektrike në Institut mungon gjatë gjithë ditënatës, duke sjellë mungesën e ujit të pijshëm dhe duke bërë të pamundur jetesën. Drejtues të protestës paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat deri në ndryshimin e vendimit absurd të KESH. “Pas bllokimit të rrugës nacionale, banorët do të marshojnë drejt kryeqytetit, drejt selisë së KESH. Nuk kemi ç’të paguajmë kur na ka ardhur kurrë asnjë faturë”, thanë banorë të Institutit.

Pak a shumë e njëjta situatë është edhe në qytezën e Kamzës, ku energjia mungon 14-16 orë në ditë. “Të gjitha familjet që kanë matës paguajnë dritat, të papaguara janë vetëm aforfetë. KESH nuk ka të drejtë ligjore të ndërpresë energjinë, kur ende nuk ka lidhur kontratë me banorët”, tha Haki Mustafa, kryetar i minibashkisë së duke shtuar se banorët që ishin kundër penalizimit kolektiv të KESH, nuk pranonin të largoheshin nga protesta pa gjetur zgjidhje.

Demir Agastra, drejtor i filialit të KESH, edhe pse pranon faktin që të papaguara janë vetëm aforfetë, është i prerë në vendimin për ndërprerjen e energjisë. “Banorët e Kamzës dhe në veçanti, ata të Institutit Bujqësor të Kamzës do të kenë ndërprerje të dritave, derisa të paguajnë kilovatët që harxhojnë. Kështu është vepruar në çdo qytet të vendit. Drejtoria e Trajtimit të studentëve ka derdhur në arkën e KESH vetëm faturat e studentëve, jo të banorëve”, tha Agastra.

Në Drejtorinë e Trajtimit të Studentëve që ka nën kujdes, jo vetëm godinat e studentëve, por edhe godinat ku jetojnë banorë që janë sistemuar aty pas viteve ‘90, thonë se nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e energjisë: “Faturat e godinave të studentëve janë derdhur një për një në arkën e KESH. Për godinat e banorëve, edhe pse nuk janë të pajisura me aparat matës, nuk mbajmë asnjë përgjegjësi”, thotë drejtori i Ndërmarrjes Studentore Nr.3, Fran Pjetri.

Instituti, jetojmë si në mesjetë

Të ardhur në Kamëz pas viteve ‘90 nga zonat e veriut të Shqipërisë, banorët e sistemuar në godinat e Institutit Bujqësor, jetojnë në gjendje të mjerueshme. Veç mungesës së dritave dhe ujit, shkaku i daljes së banorëve të Kamzës në protesta, është edhe papunësia. Pjesa më e madhe e banorëve të Institutit janë të papunë, aq sa e kanë të vështirë t’u sigurojnë fëmijëve bukën. “Punoj në ndërtim sa herë gjej punë. Jam vetë i pestë në familje, kam gruan të papunë dhe tre fëmijë. Blejmë miell për të bërë bukën dhe përpiqemi të mbijetojmë. Por tani që po na mungon edhe energjia, e kemi të pamundur. Fëmijët nuk kanë drita të mësojnë e të shkollohen. Është e njëjta gjë si të jetosh në mesjetë”, thotë kryefamiljari i familjes Doda. Megjithë gjendjen e rëndë ekonomike, banorët thonë se do të ishin të gatshëm të paguanin energjinë që harxhojnë nëse do të lidhnin kontratë me KESH, nëse do t’u vinte një faturë në shtëpi.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

25 Komente

  1. Blendi thotë:

    26 July 2007 @ 12:25 pm

    Keta te mjeret kane ngele me te vertete keq. As ujin e pusit nuk e pijne dot me. Uje vetem me leke…

    17/05/2007 - Uji i Kamzes i ndotur, ka risk epidemie
    Burimi: Sonila Isaku, gazeta Koha Jone

    Banoret e Kamzes dhe Bathores jane te kercenuar nga epidemia e verdhezes, per shkak te ujit te ndotur qe perdorin. Sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik dhe atyre te Higjienes, shkaku kryesor eshte uji i puseve qe perdoret, dhe jo uji i ujesjellesit. Kjo ka bere qe gjendja ne keto dy zona te vije dhe te rendohet, nderkohe qe, sipas tyre, duhet qe masat te merren sa me shpejt qe te jete e mundur. Nga analizat e para qe jane kryer, ka rezultuar se uji i puseve qe perdoret per te pire dhe gatuar ka permbajtje te larte bakteriologjike, si dhe ne disa raste ka edhe perzierje te ujerave te zeza. “Pasi u tha se ne Kamez ka raste me Hepatit A, ne, si specialiste, shkuam per te bere nje qetesim te popullates, si dhe per te bere matjet e para. Ajo qe u vu re fillimisht ishte se banoret e kesaj zone perdorin uje te ndotur, i cili nuk eshte uje rrjeti, por uje pusesh. Sipas ketyre analizave te para qe kemi bere, mund te themi se keto zona kane nje risk te madh epidemie”, shprehet per “Koha Jone”, Dritan Ulqinaku, specialist i Institutit te Shendetit Publik.

  2. Lawman thotë:

    26 July 2007 @ 2:48 pm

    Ka ardhe koha me u kthye ne Malcine e Madhe… dhe atje duhet te kete drita me gjate se ne Kamez

    /keta njerez nuk kenaqen kurre. Baca Sal i bani me shpia e prona ne mes Tirones kuqe, tash dun ne drita… 17 vjet me pare flinin duke peraqafu ujkun e ariun… sa memorje te shkurten qe paskan…

  3. Agjent Operativ thotë:

    26 July 2007 @ 4:38 pm

    Po na vjen, po na vjen,
    bota zjen, bota zjen,
    katnaret tane ky KESh po na i shk*****

  4. Agjent Operativ thotë:

    26 July 2007 @ 4:39 pm

    17 vjet me pare flinin duke peraqafu ujkun e ariun
    ———————————————————————-

    hehehe…hajde o kosmos-polit hajde:)

  5. krasta krau thotë:

    26 July 2007 @ 4:55 pm

    Lawman pershendetje ke te fala nga ujku, ka ca kohe qe e kam takur dhe deri sa kam fjet i perqafuar me te kisha nostalgji…
    Si mo duan drita keta te kamzes. Po keta nuk jane njerez mor burre… Duan uje keta… Tmerr… Si kane fytyre e kerkojne nje here, le te shkojne atje nga kane ardh, kshu them edhe une…
    Biles une them qe te gjithe te shkojne andej nga kane ardh, madje parashikoj qe te gjithe atje do shkojne…Ne fund te gjithe gjithe 2 metra dhe na takon apo jo edhe parajsa…. E rendesishme ne kete mes eshte qe Berisha te mos shqetesohet….

  6. tomi korca thotë:

    26 July 2007 @ 5:04 pm

    KRasta dy pyetje

    1 A paguajne keta per uje dhe drita
    2. Kur erdhen dhe u venodsen aty a kishte rrjet uji dhe drite. Apo ndonje porjekt per kete.
    Ata jane njerez vertet por ne fakt me sa di une ( e mesuar kjo nga peshkatare kjo ne disa tema te tjera. bile nga te njetit peshkatare qe tani ju digjet barku per keta njerez) nga menyra si kan ardhur atje dhe vendosur mendojne se nuk i takojn nje shoqerie njerezore.
    Keshtu qe mbase perprra se ta shfyrtezojme kete kerkesen e tyre per arsye politke Berisha keshtu e Berisha ashtu le te shikojme pak si i paguajne keta dritat dhe ujin dhe si kane ardhur keta njerez aty dhe sa e pergatitur ka qene zona per te pasur uje dhe drita

  7. klajdevour thotë:

    26 July 2007 @ 5:15 pm

    Tomi, pse nuk pyet Berishen per keto shqetesimet e tua? Pse nuk e pyet per shembull per premtimet qe u ka dhene atyre? Apo fushate elektorale ajo?!

    Ok, meqe jemi atje te argumenti jot (kujdes se kete here je ne kundershtim me baben tend shpirteror):

    “le te shikojme pak si i paguajne keta dritat dhe ujin dhe si kane ardhur keta njerez aty”, thua ti.

    Ok, po pse ky njeriu jot i dashur, Berisha, e anashkaloi kete ceshtje dhe vendosi t’i vere kapak kur miratoi ligjin per legalizimet??????

    Ka pafund argumenta ketu. Por vetem njeri ka vlere: njerezit qe kane marre “vulen” e qytetareve nga vete politikanet, kane te drejten e zotit qe t’u nxjerrin syte politikaneve, duke filluar nga ata qe kane pushtet, nese nuk u sigurojne kushtet minimale te jeteses. Kurse, emigrantet shqiptare jashte atdheut, kane te drejten e zotit te shqetesohen per hallet e shqiperise edhe duke qene militante partish e doktorash, ama personalisht mendoj se eshte humbje kohe e tmerrshme per ta, dhe dyfish me e tmerrshme per mua qe ti lexoj keto shfaqje militantesh.

    Keshtuqe Tom, jepi!!!!

  8. Miss Larson thotë:

    26 July 2007 @ 5:15 pm

    “Ata jane njerez vertet por ne fakt me sa di une ( e mesuar kjo nga peshkatare kjo ne disa tema te tjera. bile nga te njetit peshkatare qe tani ju digjet barku per keta njerez) nga menyra si kan ardhur atje dhe vendosur mendojne se nuk i takojn nje shoqerie njerezore.”

    _____

    tomi a ma difton cili peshkatar (qe tani i digjet barku) paska thene qe keta nejrez ne kamez nuk jane qenie njerezore? shume surprizuese, jashte karakterit te peshkut dhe e padenje kjo nga nje peshkatar. Jam kurioze se mbi ke rendon akuza.

    Kamzalinjte jane njerez si te gjithe, te ardhurit dhe vendalinjte bashke (jo te gjithe jane te ardhur, Kamza nuk u shpik sot ka qene aty). Te gjithe shqiptaret kane nje emer, Shqipetare!!! - percaktimet, padritsa, pabuksa, paujsa jane te mevonshme.

  9. tomi korca thotë:

    26 July 2007 @ 5:33 pm

    …..(kujdes se kete here je ne kundershtim me baben tend shpirteror)….:
    Klajd e ke degjuar ate shprehejn “Bjeri legenit se i bukur” E themi ne andej nga korca dhe te shkon shume mire kjo ty.

    Miss Larson jane shume tema ketu ku Bathoristet jane pershkurar si kafshe dhe jo si njerez. ( Dhe kjo meqense jane malsore dhe Berisha eshte Malesor) I gjen kudo po te interesoshesh. Jane peshkataret qe e kane then kete dhe jo une.

  10. Lawman thotë:

    26 July 2007 @ 6:12 pm

    nejse s’ma paskan kap sarkazmen robt…

    ideja ishte qe politikani qe i perdori keta njerez me shume se cdo gje tjeter per te shtypur rrebelimet (e gjimnazisteve) dhe per te dale ne cdo miting qe ai organizoi, tani jua ka var 4arin.

    /ao please report to the sarcasm bureau
    //nje mik i perbashket me tha qe mund te na nderosh me nje vizite se shpejti?

  11. Agjent Operativ thotë:

    26 July 2007 @ 6:20 pm

    /ao please report to the sarcasm bureau
    ———————————————————————-

    Will do:)

  12. tomi korca thotë:

    26 July 2007 @ 6:48 pm

    ,….nje mik i perbashket me tha qe mund te na nderosh me nje vizite se shpejti?….
    Une nuk kam miq te perbashket por ne qofte se vjen dhe te bie rruga nga New England Kam te deshire te te mare nje autograf. Ka mundesi?

  13. krasta krau thotë:

    26 July 2007 @ 7:01 pm

    Lawman, vertet sarkazem, se kam kap… sorry
    Tomi
    1. Une jam malsor, nuk kam shpi as ne bathore as ne kamez, as kam zene toke dhe dritat i paguaj rregullisht, po ashtu si ujin, por ta thashe qe jam malsore qe te jesh i qarte se anen e kujt mbaj…
    A i paguajne ata dritat?
    Debitoret me te medhej te KESH ne shqiperi jan einstitucionet shteterore, jo privatet aq me pak familjet qe jetojne ne dhome konvikti, dmth te parat te cilave iu duhen prere dritat sipas ketij parimi jane ministrite…
    Nje shtet qe nuk eshte i afte te mbledhe ato qe i takojne, nuk te drejte te beje gjykime kolektive. Parimi i drejtesise eshte qe te fale edhe 100 mije te fajshem, vetem qe te mos ndeshkohet bashke me ta nje i pafajshem… A ka ne kamez njerez qe i paguajne dritat… sigurisht qe ka. Kamza ka pallate te vjetra dhe banore te vjeter, por edhe nder te rinjte qe kane sahate e paguajne energji, tani kush me e drejte… ti leme pa drita edhe keta deri sa te pagaujne ata te tjeret, qe ndoshta nuk do te paguajne asnjehere…
    Te dy e dime shume mire se si qendron puna… Sala nuk mund tia prese dritat tiranes me gjate, se kjo do ishte nje proteste me e madhe dhe ua pret ketyre zonave, dhe asryetimi eshte i njete ata nuk paguajne skane goje te flasin…
    Ne tre vjet qe berisha eshte ne pushtet (une po i fshij duke i quajtur negative vitet e qeverisjes socialiste) cfare eshte bere qe ketyre njerez tu jepet formaliteti, tu cohen sahate, tu shtrohen linja te rregullta, te kene perkujdesje te njejte me te tjeret… asgje…
    Fundit fare paaftesia per te menaxhuar KESH e per te vjelur tarifat, nuk eshte faji i banoreve te kamzes, por i shtetit dhe ne demokraci shteti nuk mund tu kerkoje llogari qytetareve, jane qytetaret ata qe duhet ti kerkojne llogari shtetit……..

  14. Miss Larson thotë:

    26 July 2007 @ 7:04 pm

    Dridhe dridhe tomi korca, po ji burre te pakten per gjys ore dhe qendroi atyre qe thua. Eshte e rendesishme te sqarosh ke ke akuzuar me lart sepse verteton ate qe them une per ty. Qe je zjarrvenes dhe mashtrues. Genjen, akuzon, dhe nuk mban pergjegjesi per ato qe shkruan. Tamam si babai yt berisha.

    ke shkruar: Ata jane njerez vertet por ne fakt me sa di une ( e mesuar kjo nga peshkatare kjo ne disa tema te tjera. bile nga te njetit peshkatare qe tani ju digjet barku per keta njerez) nga menyra si kan ardhur atje dhe vendosur mendojne se nuk i takojn nje shoqerie njerezore.

    pse nuk me thua nje emer te vetem? Cilet jane ata? Parashkruesit? Kush i ka quajtur te shperngulurit KAFSHE? Akuza eshte e rende por guximi te mungon ta mbrosh. Prandaj them per tuy qe hedh gurin dhe fsheh doren. Sa per te bere rremuje dhe nerva.

  15. AL thotë:

    26 July 2007 @ 7:40 pm

    hajde u shplafte mortja ishalla—o rraciste te qelbur. Kudo qofshi—u a befshin venalijte (kanadazet, amerikanet, anglezet, greket, EUs) tete me dy. Kafshet e perendise, nuk mesojne kurre.
    Mu neverit per zotin!

  16. Leon thotë:

    26 July 2007 @ 7:50 pm

    Jam vetë i pestë në familje, kam gruan të papunë dhe tre fëmijë. Blejmë miell për të bërë bukën dhe përpiqemi të mbijetojmë. Por tani që po na mungon edhe energjia, e kemi të pamundur. Fëmijët nuk kanë drita të mësojnë e të shkollohen. Është e njëjta gjë si të jetosh në mesjetë”, thotë kryefamiljari i familjes Doda.
    ———————————————————————
    Shume tragjike!! Kjo eshte varferi ekstreme…
    Mendoj se KESH nuk duhet te tregoje forcen ndaj ketyre familjve qe jetojne ne varferi ekstreme…Nuk eshte as morale dhe as njerezore!!
    Ligji duhet te jete ne sherbim te njerezve, jo ti heqe edhe buken e gojes…
    Keto jane problemet qe duhet te fukosohet media dhe administratat shteterore…Gjithashtui edhe keto shoqatat (qe mbijne si kerpudhat mbas shiut) me shume vemendje duhet te paraqesin..
    Jane gati nje milion shqiptare neper bote…Sikur te behej nje fare organizimi dhe te jepeshin qofte edhe 1$ per njeri, gjerat do ndryshonin..

  17. krasta krau thotë:

    26 July 2007 @ 7:57 pm

    Shume tragjike!! Kjo eshte varferi ekstreme…

    Do te nisja nje foto te shkrepur mbreme ne Tirane, por nuk kam gati nje tekst per te, per te kuptuar se ku jetojme dhe deri sa shkon varferia ne tirane…
    Une di vetem te them qe ka mijera njerez qe vuajne ne varferi ekstreme ne kete vend dhe situata me energjine e ujin, po shtyn qindra familje te tjera ne mizerje….
    Shqiptare eshte koha te marrim vedime, keta njerez qe na drejtojne, kane faj per kete situate……..

  18. Idris thotë:

    26 July 2007 @ 8:34 pm

    Si fillim do te thoja ky blog i bukur ,jashtezakonisht i bukur ,ka vend per te gjithe,ndoshta me me shume vetpermbajtje mund te sjelle mendime shume frytdhenese,pa patur nevoje per “HAKERRIME” individuale.
    Ndoshta problemin e Kamzes (qendres studentore) e njoh pak me mire se ndokush qe ka shkruajtur ketu.
    Ne se jane te verteta fjalet e Fran Pjetrit ai eshte nje mashtrim.
    VINI RE;-Ne godinat e studenteve kane hyre njerez pa asnje dokument,pa asnje baze ligjore ,vetem me urdher dhe direktive te SH.MEMISE.
    Dhe me bukura ata njerez shesin ( kane shitur )deri dy miljone (te vjetra) dhoma te godines!!!!!!!!!
    Energjia aty merrey nga …..ku te duash. Biles eshte nje lagje e tere jasht kufijve te saj qe merr nga nje objekt i Q.Studentore ne pjesen veri perendimore.
    Ata njerez hedhin ne banja LESH,DYSHEKE,KARRIKE etj (jane plotesisht te verteta) sa qe kur kemi pastruar pusetat kemi vene duart ne koke.Dhe te mendosh se ka nje strukture te posacme rang drejtorie qe merret me keto probleme (nderm.Gjelb.Pastrimit) plus vete drejt e Kamzes……..
    Nuk po zgjatem se do t’ju zere te vjellet,por ju qe jeni gazetare ne cdo kohe mund te vertetoni se c’fare ka ndodhur dhe po ndodh ne ate qender.
    Sa i perket anes humane dhe argumentit “se jane njerez etj” ata duhet URGJENTISHT pa pike dhembje te largohen me force nga ato ambiente ose URGJENTISHT te Ligjerohen me nje pakete te vecante ligjesh.
    Askujt nuk i vlen “meshira” e tip Saliu dhe atij qe nuk ja ka haberin se c’fare ndodh ne qendrat studentore. Aty eshte FYTYRA e VERTETE e SHTETIT BERISHIAN.
    Dhe per njohuri ka propozime shume frytedhenese se si mund te zhvillohen keto qendra ne kushtet e ekonomise se tregut.
    Aty ka ndermarrje te formuara arbitrarish pa asnje baze ligjore me veprimtari VJEDHESE si ajo e (NGROHJE UJESJELLES) qe eshte krijuar nga dokumente e urdhera mashtrues te G.RULIT.Shkoni zoterij e zonja gazetare dhe do habiteni.Kaq per sot.

  19. Agjent Operativ thotë:

    26 July 2007 @ 8:48 pm

    Sa i perket anes humane dhe argumentit “se jane njerez etj” ata duhet URGJENTISHT pa pike dhembje te largohen me force nga ato ambiente
    ———————————————————————-

    A thua c’do te bente vaki nqs Brazili largonte me force tere favela-t e tij?
    Vjet mbi 50 police gjeten vdekjen duke u perpjekur te shtrijne autoritetin e shtetit ne zonat ‘informale’.

  20. Idris thotë:

    26 July 2007 @ 10:27 pm

    Ka dhe nje rresht me poshte AO.Ose -ose.. Nuk e ke lexuar.Megjithate:
    Ke qene ne Fier, kur i zoti i nje baltovine bente rrogoz ,por fati i kishte dhuruar nje goxha cupe si YLL DRITE. Ndoshta nuk kishe lindur ato kohra.Por ja qe qelloi qe aty na u ndal djali (nuke di i kujt mbreterie) dhe…U Mahnit…
    -Une te dua per grua…
    -Merri leje babit.
    -Zoteri une dua vajzen tuaj
    Burri pa e njohur fare:-Ik mor bir,se s’kam pasuri tjeter. Kush do me ndihmoj per rrogozet?
    Iku djali dhe me pezem e merzi i rrefen te jatit .Por…-
    -Une nuk do ta doja kurre nje lendim te saj.Kurre me dhune baba.
    Dhe filluan emisaret e Mbretit qe nga kreu deri tek ministrat e fundit te oborrit.Por hic.Dhe Princi tretej e semurej dita dites. E ne kete fatkeqesi mbreterore mbretit i vjen informacioni se …Nje xhandar paska thene:
    -Kot lodhet madheria .Ja bie une brenda dites.
    Nejse mo , e nis Mbreti me nje skuader xhanarresh me porosine :
    -Po ushtrove dhune ,TE IKU KOKA.
    Mbrrin xhanari tek kasollja i bie me shqelm gardhit e kap narin per zverkun dhe ulerin:
    -Vishe shpejt vajzen.Shpejt.
    E duke shlkateruar c’kish perpara deri edhe kasollen,hipi vajzen ne kal bashke me te jatin dhe unis.
    Lajmi se vajza mbriti e ngriti menjehere ne kembe djalin.Dhe me te vertete c’te shihje.I gjith oborri beri AHHHHHHHHH.Peri!!!!!
    Ja dhe madheria me te jatin e vajzes(narin) duke shetitur e pyet:
    -Si eshte e mundur qe nje xhanar e kreu detyren me mire se te gjith ministrat e oborrit?
    DHE VUR RE AO
    -Madheri.Vetem XHANARI erdhi ZYRTARISHT.-u pergjigj KRUSHKU.
    Pak e gjate si refenje por argumentuese.

  21. Kuqo thotë:

    26 July 2007 @ 10:49 pm

    Gjerat nuk jane bardhe e zi! Ka varferi, por ka edhe shume abuzime e vjedhje. Dhe ne fund te funidt pergjegjesia eshte perseri e gjithe shoqerise. Te varferit nuk jep mundesi per me shume dhe abuzuesin nuk e ndeshkon.

  22. Agjent Operativ thotë:

    26 July 2007 @ 11:04 pm

    Oqej oqej, xhandari i Shqiperise nuk vjen dot zyrtarisht sepse Shqiperia, ne fakt nuk ekziston. Ekziston ne leter..por jo ne fakt

  23. tomi korca thotë:

    27 July 2007 @ 5:55 am

    U ktheve ketu vetem per tju pergjigjur bukuroshesh budallaqe Miss Larson se kush ka share Bathoristete
    Lexo ketu miss Larson dhe do te gjesh se kush e ka bere kete.

    http://www.peshkupauje.com/fantastikja-bathorja/2006/12/08/

    Eshte nga Ypi yne i famshem kur thote per bathoren
    ….Dy klinika private. Pesë klinika dentare private. I duan dhëmbët të shëndoshë bathoristët, ta shqyejnë mirë mishin….
    dhe peshkater thone
    vlonjati thotë:
    8 Dhjetor 2006 @ 6:21 pm
    Pse duhet te kihet humanitet per njerez qe pasi pushtuan tokat e te tjereve zana,tani nuk degjojne te paguajne dritat masivisht, pa folur ketu qe jane ngritur disa here ne protest per mospagim te asaj takses se thjesht qe do ju veri shteti per leglizimin.
    Kesaj punes se tyre i thone diskriminim pozitiv vetem pse votijne per bac salin.

    —–
    Blendi qe sot i vjen keq per Bathoren bile per kete mu kundervu dhe mua nepermjet gojes se Miss Larson.
    Blendi thotë:
    8 Dhjetor 2006 @ 7:25 pm

    … Nuk mund te ndertohet nje komunitet ne ilegalitet duke mbyllur syte e veshet me shpresen se nje dite gjerat are gonna be alright. JO!…
    —–
    Valle pata then une dicka me pak apo me shume se kaq
    —–
    Bathoristet qener????

    Blendi thotë:
    Sidoqofte, ne mbojtje te tij, nuk besoj se po mundohet t’i quaj kafshe - perkundrazi - por ne stilin e Ypit thuhet “shqyej” jo “ha”…ceshtje dhembesh qeni

    ——
    Dajoshi thotë:
    8 Dhjetor 2006 @ 10:09 pm
    Bathorexhinjte ja kane dhene vete perbuzjen vetes (jo te gjithe) me ato qe kane bere qe kur erdhen ne TR. Vjedhjet e shtepive, automjeteve, grabitjet u shumefishuan ne menyre katastrofike, te mos themi edhe vrasjet Nga eksperienca ime kam konstatuar qe jane edhe te pabese

    PS Blendi mos e hiq kete shkrim mos haro une kam gjithe adresat e Email te peshkatareve ( rezultat i shkrimeve te mia ketu) Po u hoq une do tju anis personalisht

  24. tomo korca thotë:

    27 July 2007 @ 6:03 am

    Se pari shikoj qe administratoret miqte e mi militante politikash mafioze e kane hequr shkrimin tim per largimin. Mos valle kerkon Bendi ti besh qefin Miss Larson qe mund te thote se ja Tomin e largova.
    Blendi largohem se e keni qelbur peshkun me politiken tuaj Eshte bere si Albanian Forum apo me keq si Ballakn Web. Eksperiencat trashegohen
    S’ka gje miq e mi tradhetare qe ju besova si miq dhe me hengret ne bese.
    Vec nje gje duhet te dini Nuk me trembin as E mailet e idioteve derguar nga ju pasi ju nxoret indentitetin tim e as budalleqet tuaja Mendova se vertet kishit pak brume Por qenkeni njesoj.si ata qe therisnin fitore fiotore per bamirin apo si debilat e mjaft
    Thjesht largohem se nuk jam ketu per fyerjet tuaja Mendova se mund te ishte nje vend ku mund te bisedohej ne menyre te civilizuar dhe ne jo menyre zuzaresh rrugace.
    PS Blendi mos i hiq keto dy shkrime se ti e di qe une kam E Mailet e gjithe Peshkatereve mund tju a dergoj keto me E Mail
    Edhe njehere ju faleminderit shume administratare. Ska gje veten treguat

  25. Blendi thotë:

    27 July 2007 @ 1:45 pm

    tomi, ti e ke flakur foshnjen bashke me ujin jo nje por disa here tani, dhe me then te drejten vetem si shenje respekti perfundimtar po ta shkruaj kete sqarim sepse mendoj se nuk e meriton.

    Ajo “bukuroshja budallaqe” eshte nje vajze e rritur me te cilen ke c’ke mund t’i debatosh vete pa nderhyrjen time. Nuk e di eshte shenje llastimi apo mentalitet çerdheje qe per c’do gje te qani te adminet. Une dje kam qene ne nje mbledhje, sot gjithashtu do jem i ikur dhe debatet tuaja i kam pare vetem ne darke - pasi Llukani e kishte pastruar temen. Prandaj te lutem emrin tim mos ma perdhos. Miss Larson nuk eshte kukulla ime.

    Marrdhenia qe une kam me te eshte ne nivel personal - s’do ta hedh poshte per qejfin tend. Debatoni si dy te rritur, c’nevoje ka te vish te angkohesh te une dhe ndaj meje? Apo qe te zihem ngushte une? Qe ti te biesh kaq ulet sa te me akuzosh per racist, pastaj edhe per mafioz sepse nje e njohura ime te akuzoi per genjeshtar.
    Cfare llogjike me rob shpie!!!!!?

    Tej kesaj. E shoh tani qe e paske patur me mua, sikur une paskam mendimin qe te ardhurit e kamzes qenkan kafshe. Eshte genjeshter Z. Tomi. Edhe citimet qe ke sjelle provojne vetem qe nuk di te lexosh si duhet ato qe kam shkruar. Une ate gje as e mendoj, as e ndjej as e them kurre. Ne do te dish tomi korca kur gjyshi im u shperngul nga Damsi i Tepelenes per ne Tirane. Per nja 15 vjete jetoi ne Kamez para se te vinte ne Tirane brenda ne mes te viteve ‘60. Pra familja ime qellon qe eshte si te thuash: Kamzalie…biles (e ardhur kamzalie) tamam si keta te sotshmit. Prandaj nuk ka nje qelize ne trupin tim qe te percmoje per kafshe keta te vuajtur.

    Une nuk jam racist tomi korca. Nuk jam as tradhetar, as mafioz. Ti nga ana tjeter leshon akuza fyese dhe nuk mban asnje pergjegjesi. Mendoj se pas kesaj mardhenia jone eshte demtuar pertej riparimit. Nuk me mbetet asgje per te te thene, respektoj vendimin tend.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com